| E enjte, 18.02.2021, 07:41 PM |
LETËR URIMI ALBIN KURTIT
Nga
Adil FETAHU
I
nderuari zotri kryeministri i
radhës, Albin Kurti,
Së
pari, Ju uroj për fitoren e madhe të Lëvizjes Vetëvendosje, që arritët në
zgjedhjet e 14 shkurtit, kur VV fitoi
vota më shumë se të gjitha bashkë subjektet tjera të çertifikuara për ato
zgjedhje. Ky është një sukses, por njëkohësisht është një obligim i
madh dhe njëpërgjegjësi e madhe e
Lëvizjes si parti politike dhe e Juaja si lider i saj. Është normale që për
Lëvizjën kanë votuar shumica dërmuese e të rinjëve, të cilët kanë pasur mundësi
të votojnë,por ju kanë votuar me besim dhe shpresëedhe shumë të tjerë deri te më të moshuarit, sikur
ishte ajo nënëlokja 107-vjeçare.
Ky
sukses duhet t’u jep zemër e vullnet për angazhim të mbarë, dhe nuk duhet të ju
krijojë eufori as inatë kundrejt
rivalëve politik.Rivalët politik nuk janë armiqë. Ju duhet të dëshmoheni se
jeni luftëtar i kauzës dhe jo i egos. Do të ju duhet bashkëpunimi dhe përkrahja
edhe nga opozita, për çështjet me rëndësi strategjike dhe për interesa të
përgjithshme të vendit.Edhe opozita
duhet të jetë konstruktive kur janë në pyetje interesat e vendit, duke lënë anash interesat
partiake. Besimi që u është dhënë duhet
të Ju shërbejë si nxitje për angazhim në
realizimin e programit dhe synimeve për të mirën e vendit, të shetit dhe të
popullit të Kosovës.
Në
detyrën e kryeministrit ju presin një mal probleme të trashëguara e të
komplikuara, sfida të mëdha të
karakterit politik, ekonomik, social, shëndetësor e tjera; sfida me karakter
shtetëror, kombëtar e ndërkombëtar. Brenda
Kosovës ju presin punë të mëdha për të nisë për së mbari zhvillimin
ekonomik,për të luftuar varfërinë dhe papunësinë e madhe. Për këtë ju duhen investime të mëdha
për të shfrytëzuar resurset natyrore dhe ato njerëzore që ka Kosova, por që nuk
ka mjete për to.Investimet duhet dhe
mund të sigurohën vetëm nëse krijoni një imazh të ri dhe ambient të
përshtatshëm ku investitorët do të kenë besim dhe siguri për mjetet e
investuara. Për këtë qëllim duhet luftuar e çrrënjosur korrupsionin dhe krimin
e organizuar, që kanë lëshuar rrënjëtë
thella dhe janë bërë gangrenë për ekonominë e Kosovës. Luftimi i
korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative duhet të bëhet me përkushtim, me
kujdes dhe me vendosmëri . Për ta arritur këtë, duhet të stabilizohen dhe
forcohën të gjitha levat e pushtetit shtetëror:
qeveria, gjyqësia, prokuroritë, ndërsa Kuvendi të miratojë ligjet e
nevojshme që ia propozon qeveria.
Prania
dhe kujdesi i qeverisë duhet të jetë përherë dhe çdokund ku paraqiten probleme
të mëdha apo të vogla, për t’i evituar ato. Praninë,kujdesin dhe përkrahjen e
qeverisë duhet ta ndiejnë të gjithë
qytetarët në çdo vend të Kosovës.
Për
të përmirësuar gjendjën, duhet të keni kujdes
në zgjedhjen e njerëzve për postet e ministrave në qeverinë tuaj. Të
ardhmën e Kosovës mund ta ndërtojnë njerëzit e aftë, ekspertët e dijshëm, të
përkushtuar dhe të ndershëm, e jo militantët
e padijshëm ose folk-patriotët e
partisë.Zgjedhni njerëzit më të përgatitur e të dëshmuar në aspektin
profesional dhe të ndershmërisë,pa marrë parasysh a janë të partisë suaj ose jo. Qeveria, organete tjera dhe administrata e shtetit nuk janë
institucione në të cilat duhet të
punësohen njerëzit për t’i rahatuar militantët
apo simpatizantët e partisë, as për t’ua zgjidhur problemin e papunësisë
akrabave, veçse në to duhet të zgjedhen kuadro të afta, me dije e përvojë dhe
të ndershme.
Popullit
dhe shtetit të Kosovës i nevojitet një qeveri e organizuar mirë, funksionale
dhe transparente;qeveri që merr vendime të mençura e të drejta, me të cilat
ndikon në kualitetin e jetës së qytetarëve. Merrni shembujt më të mirëtë shteteve tjera, por gjithnjë duke ua
përshtatur kushteve e mundësive reale të
Kosovës dhe traditave të mira kombëtare.
Mos
krijoni qeveri me shumë poste të
panevojshme e të padobishme, me shumëministra e ministri,
zëvendës-ministra, ndihmës-ministra,
zëvendës kryeministra, dhe aparat
gllomaz me këshilltarë politik e nëpunës
tjerë, me të cilët vetëm sa
ngarkohet buxheti i vogël i Kosovës së
varfër. Asnjë më tepër se dy kryeministra dhe asnjë më shumë se 11 resore, me
11 ministra nuk ju nevojiten për një qeveri funksionale.
Mos
u nxitoni në ndryshimet kadrovike, duke shkarkuar nga postet në ekonomi, arsim,
shëndetësi, kulturë, administratë, diplomaci, etj,- vetëm për të ndryshuar
strukturën partiake. Përcillnie një kohë dhe vlerësonie me kujdes punën dhe
performancën e secilit dhe tek pasi të bindeni për zgjidhje më të
mirë,ndërmerrni masat e duhura.
E
kam pëlqyer deklarimin tuaj të përsëritur, se dialogu me Serbinë në rendin
epërparësisë së qeverisë suaj vjen diku në vendin e gjashtë apo të shtatë.
Vërtetë, Kosova ka shumë sfida dhe nevoja tjera të cilat duhet të zgjidhen me
përparësi se sa dialogu, sado që për këtë do të keni presion nga faktori ndërkombëtar
dhe se është me rëndësi për konsolidimin
dhe stabilizimin e shtetit të Kosovës dhe të rajonit. Do të keni presion për të hyrë sa më parë në dialog. Kam besimin
se Ju personalisht, por edhe zonja Vjosa Osmani (ndoshta nga pozita e presidentit të vendit?)dhe ekipi
që do ta formoni për dialog, paraprakisht do të ndërtoni një strategji të
mençur, në të cilën do të abstrahoni temat dhe elementet të cilat cenojnë
pavarësinë, sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të
shtetit të Kosovës dhe se nuk do të bëni kompromise nëdëm të vendit dhe të
shtetit as me pasuritë natyrore të Kosovës. Kosova ka bërë mjaft kompromise
ndaj Serbisë me pranimin e Planit të Ahtisarit, duke pranuar: një sovranitet të
kufizuar të shtetit; pozitë të privilegjuar të pakicës serbe; decentralizim të pushtetit në vija etnike
(duke formuar komuna xhuxhe të pakicës serbe); eksterritorialitet të
manastireve ortodokse serbe; si dhe caktimin me Kushtetutë të pamundësisë për
bashkim me Shqipërinë! I takon Serbisë të bëjë kompromisin, duke e njohur
pavarësinë e Kosovës; duke kërkuar falje për krimet dhe gjenocidin që ka kryer
mbi shqiptarët; dhe duke u obliguar për të kompensuar dëmet e shkaktuara prej
vitit 1990 deri më 20 qershor 1999.
Besoj
se do ta riktheni politikën e reciprocitetit,si e vetmja politikë e drejtë
nëmarrëdhëniet e Kosovës me shtetet e tjera, pra edhe me Serbinë, politikë kjo
që është dashur të zbatohet qysh prej ditës së shpalljes së pavarësisë së
Kosovës. Me këtë do ta luftoni trajtimin
e padrrejtë edhe të neutralitetit që po e zbaton Bashkimi Europian ndaj
Kosovës, dhe provokimin e saj me caktimin e Borellit përgjegjës për politikë të
jashtme dhe të Lajçakut sindërmjetësues në bisedimet midis Kosovës e Serbisë,
dy përfaqësues të dy shteteve të cilat nuk e njohin Kosovën!
Ballancimi
i marrëdhënieve me shtetet e tjera, sidomos me fuqitë më të mëdha të Europës
dhe me ShBA-të, është vendimtare për të ardhmën e Kosovës. Të shpresojmë se
administrata e re e ShBA-ve, e kryesuar nga Presidenti Bajden, do ta rikthejë
politikën amerikane në binarët e mëparshëm, të cilët i dëmtoi ish-presidenti
Tramp.
Është
orientim i pëlqyeshëm që të bëni
përpjekje për “dialog të brendshëm” në drejtim të integrimit të plotë të
serbëve të Kosovës në shtetin ku jetojnë dhe ku mund t’i realizojnë të gjitha
të drejtat e tyre si minoritet, me standardet më të larta që njihen në shtetet
demokratike, por që krahas të drejtave
kanë edhe obligime dhe përgjegjësi, si të gjithë qytetarët e tjerë, t’i
respektojnë ligjet dhe institucionet e shtetit. Prandaj, në pikëpamje të
respektimit të ligjeve dhe të institucioneve nuk duhet bërë lëshime ndaj askujt.
Beni
përpëjekje maksimale për krijimin dhe forcimin e shtetit të së drejtës me
kapacitet të plotë e t’ia ktheni besimin qytetarëve në drejtësi dhe në shtet, e
kjo do të ndryshojë edhe vetëdijën e
qytetarëve për respektimin e shtetit.
Zoti
ju udhëzofë dhe ndihmoftë në punë të mbara!