| E hene, 15.02.2021, 09:38 PM |
Kur, ku dhe kush i shpalli publikisht për herë të parë heronjtë e kombit: Jusuf Gërvalla,Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla?
Shkruan:
Mehmet Musa
Jugosllavia
si një kafshë e egër pasi u plagos perfundimisht për vdekje nga ngjarjet e
lavdishme dhe heroike të vitit 1981, vendosi të mare masa të rrepta, sidomos
sigurimi i shtetit ,për t'i qeruar hesapet me nacionalistët dhe irredentistët
shqiptare.
Janari
i vitit 1982 ,i mbuluar më petkun e bardhë të borës ishte më i zi se korbi për
gjysmën e Shqipërisë natyrale të okupuar nga serbosllavia sepse, pikërisht ,të
dielen me datë 17-të,i eliminoi tre bijtë e Dardanisë ,ndër më të zotët dhe
udhërrefyesit kryesor të lëvizjes revolucionare për çlirim e bashkim të
Atdheut,duke vrarë në pusi : Jusuf Gërvallën ,Kadri Zekën dhe Bardhosh
Gërvallën.
Eshtë
folur e shkruar ,sipas tekeve të tyre ,nga shume njerëz individë,intelektual me
përvojë e pa përvojë për këte vrasje makabër,por nga ajo ditë e deri sot
ekzekurorët e vrasjës mbetën në mjegull dhe të pa zbuluar.
Janë bërë akuza e kundërakuza të ndërsjellta se
filani e fisteku ka gisht në këte vrasje.
Për
zbardhjën dhe nxjerrjen në dritë të këtij akti kriminal të 17 janarit 1982 ,nuk
jane të interesuar vetëm familjarët e këtyre trimave ,por edhe një pjesë e
madhe e atyre që bashkëvepruan me ta direkt ose në distancë nëpërmes lidhjeve
që patën.Siç po shihet deri me sot qeveritë që ngrihën dhe bien në tërë Shqipërinë natyrale nuk kane
as më të vogëlin interes që të merren seriozisht për te zbuluar dhe nxjerrë
para gjygjit kriminelët gjakpirës.
Të
dielën me 17 janar 1982 ishim të ftuar në një darkë në Gllogjan te Elez
Dema,unë ,xhaxhai im dhe kusheriri Zymer Syla.
Atë
natë kishte rënë borë tëre natën ,diku
afër 60 cm. Të hënën do te ktheheshim në këmbë për në Isniq, sepse autobuzi nuk
qarkullonte fare.Kur arritëm të lëndinat e Belegut, në drejtim të kundërt
vinte, poashtu në këmbë, Mursel Ahmeti i Neziraj nga Gllogjani.Ai vinte nga
Deçani .Pasi u përshendetëm , ai më ndau nga bashkudhëtarët e mij, që të më
thot diçka. Në fetyrë nuk kishte pikë gjaku e me tha:kam një lajm të zi,na e
kanë vrarë Jusuf Gërvallën.
Në
ate moment mu duk se qielli na ra përsipër,edhe pse ishte borë e bardhë, për ca
sekonda, natyra mu bë e zezë.
Ai
e kishte pasur shok ushtrie Jusufin.Kishin qëndruar bashkë 15 muaj ushtarë në
Manastir dhe mezi përmbahej. Lotët i ishin shterrur duke ecur në këmbë nga
Deçani në Beleg .
U
ndava me dajën Mursel ne një gjendje shoku duke menduar ishalla eshtë një lajm
i rremë.
Kur
hymë brenda në shtëpi, gjyshja ime me vrejti që isha i zverdhur në fytyrë dhe
me pyeti:” çka ezezë dita na ka gjetë “? I thashe:” Oj loke! Mos me pyet fare
se na e kane vrarë kulmin e shtëpisë.Na e kane vrare Jusuf Gërvallën!”
Kush
e ka vrarë he i vraftë zoti- tha plaka, duke fëshire lotët me marhamë.
Ajo
i njihte mirë Gërvallajt sepse u kishte kthyer bukë, Bardhosh Dinës edhe Dinë
Fazlisë sepse i kishim miq shtëpie.
Pushtuesit
dhe tradhetarët e vendit, të hënën me 18 janar 1982, në mbrëmje, dhane lajmin
se u vranë tre emigrantë duke qëruar hesapet mes veti.
Radio TV-Tirana, të martën ,me 19 janar dha kumtesën:” Kosovës po i vritën djemtë e sajë nga serbomedhenjtë.
Të
dielen vonë, me 17 janar ,UDB-ja e Beogradit vrau ,në fshatin Untergrupenbach,
Jusuf Gërvallën 36 vjeç,Bardhosh Gërvallën 31 vjeç dhe Kadri Zekën 28 vjeç.”
Pas
këtij lajmi, në tërë Atdheun tonë të okupuar, ishte një atmosferë e zymtë,e
heshtur,e rendë dhe e dhimbëshme.Ky lajm i zi ishte një trishtim i madh,për çdo
familje dhe oxhak shqiptari që urrente me shpirt kasaphanën e quajtur
Jugosllavi.
Mua
vet ,ky lajm me dukej i pabesjueshem sepse, vetëm tre muaj me parë ishim perqafuar
e përshendetur me Bardhin dhe Jusufin.
Sidoqoft,ë
djemtë dhe vashat e Atdheut të organizuar nëpër grupe ilegale ,papërjashtim
,këte dhëmbje dhe humbje të madhe , përpiqëshin ta shndërronin në forcë dhe në
organizim të mëtejshëm kundër një aparati shtetëror gjakatar që i kishte zënë
diellin Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare,në bashkepunim dhe me ndihmën e
pjellës bastarde të popullit tonë që
ishin organizuar në LKJ-ë,në sigurimin e shtetit në OZNA dhe UDB-ë.
Ata
,17 janarin e konsideronin si fitore të tyre,dhe nëpër mbledhje të caktuara
ngrinin dolli , duke e lartësuar forcën dhe shkathtësinë e aparatit shtetror
serb .Me këte vepër makabre ata donin të kumtonin idenë se kush ngre kokë
kundër Jugosllavisë e kundër bashkim-vëllazërimit do t'i presë i njejti fat me ate të 17 janarit.
Sigurimi
i shtetit i përbërë nga Ali Vllasi,Selim
Brosha,Nezir Sherifi e Sinan Zhegra hodhën nga kati i katërt, në Supin e
Ferizajit, atdhetarin Afrim Abazi,në vitin 1981.
Me
13 maj 1981 u sulmua Prekazi dhe u vranë babë e bir, Tahir e Nebi Meha.
Këto
hijena të zeza nuk do të ndalen duke vrarë atdhetarë të devotshëm vetëm për ti
sherbyer Serbisë.
Me
11 janar 1984 ,në mes të natës ,ata goditen në Prishtinë kokën e lëvizjës për
Republikën Shqiptare (LRSSHJ) duke vrarë në një dyluftim të pabarabartë dy
udhëheqësit dhe tribunët kryesore Rexhep Malën e Nuhi Berishën,ndërsa me 4 maj
1985 në burgun qëndror (CZ) të Beogradit vranë aktivistin e orëve të para të
LRSSHJ-së Zijah Shemsiun,për të vazhduar me 15 .10.1986 me vrasjen nen tortura të ideologut të
lëvizjës kombëtare Metush Krasniqin.
Ata
vrane duke rrahur e torturuar në SUP-in e Pejës dhe dy bashkveprimtarët e Jusuf
Gërvallës , Xhemail Blakaj nga Vrella e Istogut me 9 nëntor 1986 dhe me 14
dhjetor 1986, pasi e torturuan dy muaj Mal Morinën e,liruan në mëngjes dhe në
mbrëmje, natën, e moren prap dhe e varën
në litar në një trup arre, të një malazezi ,në mënyrë që të fshihnin
krimin duke thënë se ,gjoja , Malë Morina kishte varur veten.
Me
2 nëntor 1989 ata vranë në dyluftim me forca të pabarabarta dy udhëheqësit e
LPRK-së Fahri Fazliun e Afrim Zhitinë ne Bregun e Diellit në Prishtinë.
Krahas
vrasjeve e likuidimeve fizike të aktivistëve të çështjes shqiptare gjykatat e
qarkut anë e kënd Atdheut bënin gara se kush po gjykonte dhe denonte më shume
nacionalistë e irredentistë shqiptare.
Sipas
një shkrimi të një gazete kroate në vitin 1981 VUS,flamurin e mbante gjykata e qarkut në Pejë me gjyqtarin Ukë
Muçaj,duke i dënuar me maksimumin e denimit burra,djem e çika të Dukagjinit,
por nuk ngeli pas as gjykata e qarkut në Prishtinë me gjyqtarin Ymer Osaj që denoi me 20 vjet
burg aktivistin e çështjes shqiptare Rifat Kafexholli.
Megjithate,sa
më shumë na vritnin dhe burgosnin armiqtë e kombit tonë së bashku me
shërbëtorët e tyre kolaboratorë,aq më tepër rinia e Atdheut ishte e vendosur
për të vazhduar rrugën çlirimtare pa medyshje duke i shtuar e shtrënguar radhët
e organizuara në “ilegale”.
Ndonjëhere
djemve te “ilegales” u duhej të kryenin detyra legale.
Tani
familja Gërvalla nuk duhej lënë e vetmuar, duhej vizituar ditën e natën me
qellim që dhëmbjen e 17 janarit ta përballonin dhe t'a ndanin së bashku me
ne,duke këthyer dhëmbjen në forcë.
Po
përmend një nga rastet e asaj kohe.Megjithese Kulla e Gërvallajve survejohej
nga shqipfolësat e sigurimit,dyerte e saj ishin të hapura për te pritur ngushëllimet.
Vëllai
i madh , Hyseni, gjindej prapa hekurave në burgun e Pejës për çështjen e
Atdheut por, siç dëgjonim po qëndronte si shkëmb graniti përballë kësaj
dhëmbjeje të rëndë.
Nëna
Ajshe kishte marë rrugën e largët për ti varrosur tre djemtë e saj larg
Atdheut.
Ne,
ishim katër pesë shokë, nga vise të ndryshme të Atdheut ata kishin ardhur në
Isniq për të i shoqëruar që të shkonim për ngushëllime por besa edhe më shumë ta ngushëllojmë vetvetën
tonë sepse 17 janari ishte ditë e kobëshme dhe humbje e pazavendësueshme për
kedo që në damarët e tij rridhte gjak
shqiptari e jo qelb.
Toka
ishte e mbuluar me borë.Për shkaqe sigurie ,meqe ishte ditë,unë u prija shokëve
nëpër disa livadhe deri të kulla ku ,zakonisht, kishte 20 burra brenda
miq,kushërinj e dashamirë të Gërvallajve.
Me
bente përshtypje fakti që në këte të pame nuk kishte shume burra si në të pamet
e zakonshme sepse njerezit kishin frike.
Sot
më kujtohen vetëm dy, tre nga ata burra
që ishin në kullë,si Mujë Hasani i Gërvallaj dhe dy vëllezerit nga Prapaqani
,Brahim dhe Avdyl Maxhuni të Berishës.Edhe pse
nuk më takonte në bazë të kodit zakonor të hyja i pari me që isha
vendës,shokët më detyruan t'u prij në kullë,u ulëm në bazë të zakonit .Pleqët
në odë prezantuan Avdylin dhe Dukagjinin që ishin ulur prapa stufes që ishte e
ndezur te dera e hyrjes ku pritnin ngushëllime.
Tashti
qe po shkruaj këto fjalë edhe pse kane kaluar 39 vjet, ngjarja më duket e
freskët sikur të kishte ndodhur dje.Shtrëngova veten ,buzët me dridheshin dhe u
shkreha në vaj. Me zë të dridhur iu drejtova Avdyl Gërvallës:O Avdyl Gërvalla!E
di që jeni mërzitur shumë për
vëllezërit, por qëndroni të fortë se ata tre djem nuk vdesin kurrë deri sa të
jetojë shqiptarija.Edhe në emër të këtyre shokëve që erdha me ta ju shpreh
ngushëllimet më të sinqerta.Pastaj sytë me shkuan të Dukagjini një djalë i ri
që ende nuk i kishte rene me brisk fytyrës dhe i thashe: zoti ju forcoftë e ju
lëntë shëndosh për dy xhaxhallarët tuaj.
Pastaj
fjalën e mori Avdyl Gervalla duke na
falënderuar për pjesmarjen tonë në ngushëllime. Një burrë i moshuar pa të keq
më tha :nga i kemi këta shokë që kan
ardhur për të na ngushëlluar në mënyrë që mos
tua harrojmë kurrë këtë vizitë. Pa me lënë të pergjigjem, Avdyli
ndërhyri rreptë duke thënë: “ç'po të duhet nga janë këta shokë?Këta zoti i
paftë e i nderoftë ngado që të jenë!”
Pasi pimë kafet dolëm dhe u pershendetëm
me Gervallajt duke iu premtuar që do vijmë prap dhe nuk do ju lëmë të vetmuar.
Nuk
mund të mos shkruaj edhe per një vizitë tjeter ne shtator te vitit 1983. Në
kullën tonë erdhen dy mysafire, luftarë lirie,Enver Topalli dhe Nuhi Berisha.
Nuhiu që po vinte për herë të parë shprehu dëshirën që atë natë te vizitonim kullën e Gërvallajve.Ata më
pyetën nese kishte mbetur në shtepi ndonjë nga burrat.Une u përgjegja,se
Avdylin e Dukagjinin i kan burgosur por
aty do të gjejmë një burrë që eshtë edhe më burrë se shum burra të fshatit
Isniq.Aty do të gjejmë nënën Ajshe.
U
nisëm në këmbë, nga Isniqi në Dubivik.Deren na e hapi lokemadhja Ajshe
Gërvalla. Ajo na priu dhe na futi në një dhomë ku ishte një krevat fëmijesh
dykat. Ajo kishte qenë dhoma e fjetjës e
Bardhoshit.
Zgjuarsia
e nënës Ajshe nuk mungonte edhe në momentet më të vështira të jetës së saj.Ajo
na tha: Djemt e mij!Ne truallin tonë jane sonte tre palë mysafiresh.Një palë jan në odën e
burrave; një palë në dhomën e Jusufit dhe ju këtu në dhomën e Bardhit.Nuk eshtë
mirë të takoheni njëri me tjetrin. Mysafirët që jane në odën e burrave dhe në
dhomën e Jusufit do te ikin pas dy tre orësh,prandaj më falni që do të me duhet
ta ndaj kohën me të gjithë ju nga pak.Kur mësuam se ka shum mysafirë ,i
tham se ne edhe mundë të ikim që të mos
krijojmë pa nevojë ngaterresë.
Lokja,
kur mësoi per Nuhiun nga ishte tha: ti dhe Enveri mundë të ikni kur të
doni,ndërsa Nuhiu jo,Enverin nuk e kishte harruar,sepse kishte qenë edhe më
parë.Ne vendosem të presim dhe kur ikën mysafirët e tjerë, neve hipëm shkallëve
përpjetë në kullë dhe, nuk fjetëm gjithë atë natë.
Nëna
Ajshe na qëndroi pranë deri në ora 7 të mëngjesit pa i shkuar mendja fare të
gjumi.Ajo natë ishte e pa
harruar deri sa ranë në fushen e betejës, luftarët e lirisë Nuhi Berisha dhe Enver
Topalli,ndërsa për mua mbetët një kujtim i veçantë në jetën time.Janari iku
,por plagët e janarit ngelën në zemrat tona atë ditë e sot , e do të ngelin sot
e mot. Kishim detyrimin moral dhe kombëtar dhe, kishim vendosur të riorganizonim demostratat në perkujtim të
një vjetorit, në marsin e vitit 1982.
Zakonisht
çdo lloj turme që mblidhej në qytet,në treg apo gjetiu,shokët e organizuar që
ndodheshin të pranishem duhej të shfrytëzonin rastin për ti dhënë një karakter
me orientim në planin kombëtar.
Është
interesante se ne vitin 2021,ditët dhe datat janë të njejta dhe koinçidojnë me
ditët dhe datat e ngjarjeve te vitit vitit 1982.Pikërisht, ditën e diele me 14
shkurt 1982 kur u mbushën plot 28 ditë nga atentati mbi vëllezërit tanë në
Untergrupenbach,po ate ditë, u njoftuam se,në mbrëmje ,duke filluar nga ora
18:00 do të luhej ndeshja e basketbollit në mes të Cibonës së Lubjanës dhe Universitetit
të Prishtinës.Isha së bashku me Zelën e cila më tha se sot qenka një rast i
volitshëm për të ndezur një shkëndijë të madhe e cila nuk do të shuhet kurrë
derisa toka të shndërrohet në zjarr.Pa menduar fare i thashe se perse e kishte
fjalen dhe ajo,e heshtur ,e vendosur në parime me shpirtin zjarr,me urrejtje të
pafund kundër okupatorit dhe tradhtarëve të vendit me tha:”sonte do e shikojmë
ndeshjën e basketbollit dhe do të fitoje Universiteti ynë.Salla u mbush dy-tre
fish më tepër me spektatorë.Mund të ishin rreth 3-4 mijë vetë të cileve u
shkelqenin sytë nga një gëzim dhe hare e madhe ,që nuk mbaj mend t'a kisha pare
me pare në jetën time.Zela më bënte edhe më të fortë me shpirtin e saj
revolucionar.
Filloi
prezantimi i lojtarëve sllavë që ishin kundërshtarë të Universitetit.
Zhurma
dhe fishkëllimat nuk lejonin të
dëgjoheshin emërat e tyre.Pastaj filloi prezantimi i lojtarëve vendës të
Universitetit dhe ne salle mbreteroi një qetësi
absolute saqë mund të degjohej edhe miza qetësi që prishej kur permendëshin
emerat e dy-tre lojtareve sllavë që luanin për Universitetin.Ata spektatore
sikur i bënin me dije qeverive nga Prishtina deri në Beograd,se këtu eshtë
Shqipëri dhe fole shqipesh. Mund të them se spektatorët e asaj nate,edhe pse
99% nuk njiheshin fare me njëri tjetrin,ishin më të bashkuar dhe unik me njëri tjetrin se sa sot anetarët në një parti politike, cila do qoftë ajo.
Simpatizantët e Universitetit i ndezi edhe më tepër flakë prania e një fëmije,
djalë 3-4 vjeçar ,të veshur nga prindët e tij enkas për këte natë me kostum
kombëtar, me tirqi e plis të bardhë.Fëmija me kostum kombëtar kalohej duar
nëpër duar nëpër krejt publikun e sallës.
Filluan
të nxirrën dhe të valviten flamujtë e shumtë kombëtar në tërë sallën dhe jehuan
pa nderprerje këngët si besa- besën e kemi dhenë, për Kosovën jetën kemi me e
dhenë;kërcet topi e gjëmon trolli;kënga e Palë Melyshit dhe e Sefë Kosharës,ushton gryka e Kaqanikut dhe
këngë të tjera atdhetare.Universiteti fitoi në mënyrë bindëse dhe erdhi koha të
dalim nga salla.
Oligarkia
e Kosmetit të asaj kohe përmes informatorëve të vet ishte njoftuar se çfarë po
bëhet dhe po ndodh brenda në sallë,prandaj kishte
organizuar
kordona policie në të dy anët e daljes nga salla duke qelluar barbarisht me
shkopinj gome mbi publikun në shenjë
hakmarrje që ishim kundër (bratstvo-jedinstvos) .Nga salla e sportit turma u
ndal para barakës numër një dhe konviktit numër një që ishin ballë-përballë.Nga
të pranishmit filluan thirrjet qe dëgjoheshin në kupë të qiellit “Kosova
Republikë ja me hatër ja me thikë,Republikë Kushtetutë ja me hatër ja me luftë
“.U bë një pauzë e vogël qetësie.Zela që gjatë tërë jetës së sajë ishte e
heshtur dhe fjalë pak ,filloi e vetme të
thërrasë ;Jusuf Gërvalla hero i popullit,Kadri Zeka hero i popullit,Bardhosh
Gërvalla hero i popullit .Pas kësaj e tërë turma për rrethë 45 minuta vazhdoi
me këte refren dhe thirrje.Zelës iu shterr fare zëri dhe me që ishte nje çik
lokaliste mu afrua të veshi dhe m? tha: nuk qenkemi vetëm ne Deçanasit.Në mes
nesh qenkan edhe vëlla e motër nga Stralli i Deçanit Isa dhe Ganimete
Hasanmetaj.
Pra,
të dielen me 14 shkurt,në mbrëmje të
vitit 1982, si sot e 39 vite të shkuara pas 28 ditëve të atentatit ,vëllezërit
tanë Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka u shpallën heronj të popullit nga
bija e Gllogjanit dhe Dukagjinit ,mbesa e Sulejman Vokshit Zelfije Sejfijaj.Pra
sot ,me 14 shkurt bëhen 39 vjet e 28 ditë pa tre yje të qiellit të Dardanisë
Jusuf e Bardhosh Gërvallën e Kadri Zekën,por me mësimet dhe emërin e tyre në shpirt
e zemër, fitore pas fitorëje.
Për
shkaqe sigurie pas ngjarjeve të tilla,ne shpërndaheshim nga konviktet e
studentëve.
Të
nesërmen ,ditën e hëne në mëngjes,me 15 shkurt 1982, udhtuam me Zelën për në
Deçan.Thonë se rasti eshte mbret i botës.
Kur
arritëm në Pejë,nga stacioni i autobuzëve ecnim në këmbë për mes qytetit dhe
rastësisht, në mes te qytetit takuam Sakë Fazli Gërvallën,që eshtë djalë
xhaxhai i Jusufit e Bardhoshit.Pasi u përshendetëm i thashe: Jusufin Kadriun e
Bardhoshin, rinia e Kosovës i shpalli publikisht heronj të kombit .Pra ,me
emërin e tyre në shpirt e zemër do te marshojmë nga fitorja në fitore.Kur
ndëgjoi Sakë Fazlia këte lajm të mirë i shkuan lotët përfaqe.
Pra
si përfindim,gjaku që u derdh rrëke në
trojet
e Arbërit, para dhe pas vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës e deri të gjaku i
derdhur në Kumanovë i Beg Rizajt me shokë e prangat në trupin e Nazif Visoqit
na obligojnë që të bashkohemi si një trup i vetëm për ta çuar në vend amanetin
e Shaban Polluzhës,Gjon Sereqit,Emin Durakut e Hajdar Dushit,Fazli
Grajçevcit,Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri
Zekës,Rexhep Malës e Nuhi Berishës,Zijah Shemsiut,Metush Krasniqit
,Xhemail Blakaj e Malë Morinës,Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut,Shaban Jasharit
dhe tërë familjës së Tij. Ky amanet eshtë krijimi i një Shqipërie të katër
vilajeteve ,me një flamuri kombetar,i një kushtetute, një kufi e një ushtri!
Lavdi
të gjithë dëshmorëve të Atdheut!
Rroftë
Shqipëria natyrale!
Isniq me 14 shkurt 2021