Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Albert Habazaj: Na iku Zenepe Luka

| E diele, 14.02.2021, 05:56 PM |


Na iku Zenepe Luka, kjo gazetare, shkrimtare dhe luftëtare e humanizmit qytetar

Golomarja e re, Zenepe Çekrezi Luka meriton një monument shkrimor

Nga MSc. Albert HABAZAJ

Jam ende i turullosur deri në shushatje nga njëëndërr e turbullt humane e altruizmit tragjik dhe nuk kam dëshirë që të pabesueshmen e dëgjuar e tëngjarë ta miratoj bashkë me ju si një realitet dhembshurisht të hidhur.Zenepe Çekrezi Luka (1949-2021) ka qenë, është dhe ngelet një njeri me vlera humane të dukshme, por të pashfaqshme.Ajo kurrë nuk është mburrur si fatlume, se ka qenë normaliste e Elbasanit (- 1967). Luka, siç ka qenë, ngelet një autoritet në fushën e gazetarisë, ndoshta nga të paktët shqiptarë e arsimuar në universitet me profilin gazetari, të paktën në Vlorë unikale. Ndoshta jetojmë një realitet, në të cilin edhe njeriut me zemër më të fortë, shkëmbenjtë e durimit e kurajos do t’i bëheshin vetvetiu pellgje loti, pa urdhër nga askush, veçse nga hyjnia e mirësisë së marrë kombëtare të njeriut me botë të gjerë sa deti, me mendje të lartë sa mali, me zemër të bardhë sa bora, kësaj zonje të veçantë, që sa qe nuk iu fik motori veprimtar i përkushtimit për emancipimin e femrës shqiptare, për letërsinë e realitetit jetësor, për gazetarinë me etikë profesionale. Nuk do ta kemi më vetëm fizikisht, e përsëris me dhembje njerëzore e krenare, nukdo ta kemi mëvetëm fizikisht gazetaren rebele dheshkrimtaren sentimentale, Zenepen tonë, lideren e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falschi” dhe të shoqatës kulturore “Al Bano Carrisi & Romina Power”. Çfarë të them e çfarë të lë? Personalisht, përveç Lekës e Fadiles, përmbi 20 vjet na bashkonte humanistja e përndritur, dritërorja Nermin Vlora Falaschi, Luka me Fondacionin kulturor, unë me Bibliotekën shkencore, që mbajnë emrin e humanistes së bukur fisnike “Nermin Vlora Falaschi”.

Të më falni doktor Luka, miku im i çmuar Ismail, edhe ti dituri fisnike me emrin Redi, edhe ti dhembshuri mirësisht e pafajshme Eda, sepse ju keni patur një visar kombëtar në qelizën tuaj të ngrohtë si kuartet familjar, një atdhetare të çmendur për Shqipëri, jo për vete. Edhe pse iku, Zenepja nuk mund të qahet, ajo këndohet, se bëri vepër e la emër.Është një këngë në Labëri që këndohet me këto vargje; “U trete, Gjolek, u trete/ po sos u trete për vete/ po për gjithë vilajete. Pse lufton a derëzi?/ as për mua, as për ti,/ po për gjithë Shqipëri” Prurë përditësueshëm, Zenepja është një profil lirik me përmasa epike në sotmëri, një sozi kombëtare e Gjolekës për gjininë femërore. Ajo iku, se rron e kujtohet.

Në këtë dhè të butë të Babicës e të ngrohtë si buka, ku po përcjellim Zenepen, me shpirt të dhemshur kombëtar, qytetar e kulturor na vijnë kurora nderimi nga kryetari i Bashkisë Vlorë, dr. Dritan Leli, si dhe nga Fondacioni “Nermin Vlora” dega Vlorë përfaqësuar nga mësuesja veterane, e palodhshmja Vojsava Shkurtaj. Dhembja është dhembje gjithmonë, por kur navjen edhe një kurorë nderimi për mos harrimin e të pamposhturës Luka: “Lamtumirë Zenepe! Nga Migena Arllati, Fondacioni “Nermin Vlora”, dega Gjakovë!”, nuk e di si të shprehem para jush, por na duket melhem për këtë plagë trimëreshe. Zepene Luka ishte trimëreshë. Ajo kurrë nuk u ankua për problemet shëndetësore dhe hallet e familjes së saj, sepse mendonte, luftonte dhe fitonte në betejat për dinjitetin e familjes së madhe shqiptare dhe emrin e lartë të femrës iliro-arbërore-shqiptare në rrjedhat e shekujve deri në kohët e sotme

Kujtimet veprimtare kulturore-atdhetare me epiken stoike Zenepe Luka janë të pafundme, të larmishme, aq të pasura dhe me mesazhe qytetare.

… Kujtoj kur ishim në Elbasan, ku u ndjeva fatlum si një ligjërues në promovimin e monografisë “Angjelina Arianiti Komneni, shpirti i shenjtë i Arbërisë” të autores Zenepe Çekrezi Luka, gazetare dhe shkrimtare shqiptare.

Nuk doja të analizoja figurën e shenjtores së parë shqiptare, sepse e ka gdhendur në monument shkronjor Golomarja e e Re, Zenepe Luka, ndërsa mendimet e ndjenjat e mia janë të botuara në këtë libër dhe nuk e kam natyrë të përsëris të njëjtat gjëra dy herë. Thashë se kjo Zenepe kaq e fortë përballë furtunave të kohërave, që njohim të paktën tash e pothuaj 50 vjet, në fund të fundit, është një njeri, një qytetare, një bijë, një femër, një grua, një nënë. Siç qesh bujarisht bukur, ajo, edhe pse rrallë nxjerr lot, qan dhembshurisht, sa të këput shpirtin për mikeshat e shtrenjta që i mungojnë vetëm fizikisht, që nga Nermin Vlora Falaschi e Violeta Manushi e deri tek Modeli i saj, hyjnesha Zylfie Ymer Çekrezi (lindur në Mokër më 13 tetor 1915 e mbyllur sytë në Librazhd më 4 nëntor 1999). Nuk mund të kuptohet Zenepja pa natyrën krenare, por Luka nuk është mermer. Në hidhërime ajo qan me lot fisnikje, siç di një bijë e mirë për nënëbardhën. Dhe shprehet e malluar denjësisht: “E shtrenjta nëna ime! Jam krenare për ty, jam e lumtur që përmbusha amanetin tënd, pas ndarjes nga jeta. Vetë historia jote, përcjell modelin e gruas mokrare, që përballoi e sfidoi cdo vështirësi e dhimbje që solli jeta. Ti ike duke lënë pas 8 fëmijë, 40 nipër e mbesa e 176 stërnipër e stërmbesa. Nuk të harroj dhe do të nderoj sa të kem jetën e shtrenjta dhe e paharruara Nëna ime!” Kur ishim në Elbasan e Librazhd, unë e shoqërova Zenepen për të vendosur nga një tufë me lule te varri  i nënës së saj. Sa i lehtësiur ndihem. Dhe nga goja e nënës së saj, përcjell mesazhin altruist: “Ti njeri, që kalon këndej, mësoje se jam nënë dhe për ty”

Nuk e citova pa qëllim këtë epitaf mbi varrin e nënë Zylfies, sepse vetë Zenepe Luka është një nënë për të gjithë meritorët e kombit, për tërë dritanët e mirësisë edhe tej hapësirave shqiptare, sepse ajo ndërton ura miqësie, nuk ngre mure armiqësie; nuk i than, por i lulëzon kopështet e mirëkuptimit e mirëshkuarjes midis vëllazërive të popujve në mëhallën e Ballkanit. Po nuk e kuptuam këtë mision të lartë, që duhet të realizojmë - mjerë ne, se bota ngroh duart, kur ne si fqinjë jetësorë me njëri-tjetrin grindemi, mbajmë mëri sherrnajash e më keq vritemi e pritemi, sikur do të marrim gjë me vete, kur të ikim, e, fatkeqësisht, duke harruar mesazhin kuptimplotë të Aleksandrit të Madh para frymës së fundit…

Jo thjesht miqësisht, dardharen e Hotolishtit, bijën e Librazhdit dhe qytetaren e Vlorës, Gardianen shpirtërore të Kalasë së Skënderbeut, Mëmëbletën e Shpellës së Shkëmbit të Bletës, viganen, rebelen, sentimentalen, Lukën tonë të dashur, unë e quajta “kokëforta e kombit”. Për përkushtimin qytetar dhe atdhetar shembullor, jo shfaqur për dukje, po thelbësisht mirëshuar në udhëtimin gati gjysmë shekullor fushave, kodrave, shtigjeve, shkrepave, honeve dhe majave të Gazetarisë së Terrenit dhe Letërsisë Shqiptare, shpreha dëshirën në atë takim simbolik e domethënës të formulonim propozimin drejtuar Presidentit të Republikës, që E Hekurta e Synimit, Zenepe Luka të dekorohet me titullin më të lartë, që u jepet qytetarëve shqiptarë, të cilët me veprat dhe emrin e tyre nderojnë kombin shqiptar brenda dhe jashtë vendit, me Urdhërin e Artë “Nderi i Kombit”.Nuk u realizua.Ajo nuk kishte nevojë të dekorohej, se ishte në udhëtim mirësie, me ide, projekte, programe veprimtarish humane.Të dielën e 18 prillit kemi 100 vjetorin e Nermin Vlorës. Bashkë do ta bëjmë me ty, me Margarita Xhepën, me Tinka Kurtin, me Vllasova Mustën, me Silvana Braçen, me Migena Arllatin, me Atjene Krasniqin, me gjithë ato Nerminiane që le shqiptarisë, nga Prizreni, në Shkup, nga Vlora në Tiranë, nga Italia, në Greqi, nga Gjermania në Suedi e anekënd ku blerojnë lule nerminet.

Ajo tani po ikën në përjetësi me nderimin më të lartë qytetar.Dritë kujtimi yt, o Zenepe e dritës!Fjala e përcjelljes, Babicë,Vlorë, 12.02.2021]