| E diele, 14.02.2021, 11:23 AM |
Ndue Ukaj:
Sot
është dita e dashurisë, dita e Shën Valentinit, një prifti nga Roma që
sakrifikoi shumë për dashuri, dhe në këtë ditë Kosova po organizon zgjedhjet e
lira e demokratike.
Kjo
është një ditë e shënuar, që na kujton
përkatësinë tonë oksidentale, prandaj ta kujtojmë njeriun që i dha dashuri
pafund vendit.
Sot jemi fatlum për mundësinë që kemi të rrisim kulturën demokratike dhe shpirtin e tolerancës dhe për këtë merita pafund ka Ibrahim Rugova.
Kosova
s' ka nevojë për mohues, avanturierë dhe propagandues të ideve proletare, që
duan ta kthejnë vendin në pikën zero, për eksperimente ideologjike e lavdi
personale, por për njerëz të urtë dhe që i njohin të arriturat e deritanishme
dhe që kujdesin për vendin e raportet me miqtë i kanë bosullë orientimi.