| E marte, 09.02.2021, 08:46 AM |
Profili i politikanit të ri shqiptar
Flamur
Sefaj – kandidat për deputet i AKR
Nga
Skënder Lika
Nuk
do t’i shkruaja këto radhë, nëse protagonistin e tyre, njeriun me vizion dhe
koherencë profesionale dhe intelektuale, z. Flamur Seitaj, nuk do ta kisha
njiohur nga afër. Përfshirja e tij në politikën e re të shtetit të Kosovës, si
deputet në Kuvedin e Kosovës, do të ishte një vlerë e shtuar e përfaqësimit më
të mirë që politika ka në shtresat e kësaj shoqërie të re, që me shumë
përkushtim po tenton të japë një model të sendërtimit të arkitipit të
qytetërimit dhe lirisë në Ballkan.
Duke
parë kanditaturën e Z. Flamur Sefaj , për deputet në Kuvendin e Kosovës, në
zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, nga Aleanca Kosova e Re e Z. Behgjet Pacolli , më
lindi ideja të jap mendimin tim dhe të kolegeve dhe punonjësve të kompanisë
shqiptare “ Daci “ sh.p.k., të cilët kemi punuar për llogari të Mebatex Group
ne Ulan Bator - Mongoli në periudhën qershor 2019 deri qershor 2020, ku unë
isha me detyrën e Drejtorit Administrativ të kompanisë, ndërsa Z.Flamur Sefaj
ishte në detyrën e Grand Manaxher të Mebatex Group.
Por
Unë me Z. Flamur Sefaj jam njohur kohë më parë, ne Lugano, i prezantuar nga Z.
Emin Pacolli, në kohen kur unë isha thirrur nga kompania “ Daci ” sh.p.k. për
të ndihmuar në lidhjen e kontratës në mes dy kompanive tona.
Zoti
Flamur gjatë punës tonë njëvjeçare në Ulan Bator na është gjendur shumë pranë
drejtuesve dhe punonjësve të kompanisë. Ndihma e tij ishte e gjithaneshme, jo
vetëm në cilësinë e Grand Manaxherit, por më tepër si vëllai për vëllezërit. Ai
e ka shprehur disa here se: - “ ne shqiptarët ngado krahinë që të jemi, ne jemi
vëllezër, jemi shqiptarë, ta ndihmojmë dhe ta duam njëri tjetrin “. Kjo ishte
motoja e tij e punës, kauza dhe deviza e tij, zemra që rrihte dhe rreh çdo çast
shqiptarisht.
Ai
na ka qëndruar afër jo vetëm duke na krijuar të gjitha kushtet mëse optimale të
mbarëvatjes së punës dhe të akomodimit tonë në tërësi, por duke ndjekur në
mënyrë permanente ecurinë e tyre në çdo kohë. Gjë e cila tregonte jo vetëm
përgatitjen e tij të lartë profesionale të menaxhimit, por dhe patriotizmin e
tij. Ne punonjesit e kompanise tonë nga drejtuesit e deri tek specialistët dhe
punonjësit më të thjeshtë kemi krijuar bindjen dhe respektin e veçantë për
përgatitjen dhe angazhimin profesional dhe njerëzor të Zotit Flamur si drejtues
i aftë dhe mbi të gjitha si patriot i nderuar.
Ne
mendojmë gjthashtu se ndjenjat njerëzore dhe vëllazërore të tij burojnë
përveçse nga kultura e tij edhe nga edukata që ka marre nga i madhi Behgjet
Pacolli si drejtues primar dhe pronar i Mebatex Group. Zoti Behgjet Pacolli
tashmë një figurë kombëtare mbarëshqipatare, me respekt të padiskutueshëm në të
gjitha trojet shqiptare, ka kultivuar në të gjithë kompanine e tij një edukatë
njerëzore dhe profesionale, por edhe një ndjenjë atdhetare shqiptare për t’u
admiruar.
Duke
pare se Z. Flamur është kandidat i Partisë Aleanca Kosova e Re, e drejtuar nga
Zoti Behgjet Pacolli, kemi bindjen se është një figure me përmasa kombëtare për
deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës përkrah përfaqësuesve më të mirë,
më të denjë dhe më patriotë të popullit shqiptar të Kosovës.
I
urojmë suksese në zgjedhjen dhe punen e tij në këtë Kuvend, në shërbim të
aspiraratave të popullit të Kosovës. Besimi jonë është i plotë se puna e tij do
të jetë në nivelin më të lartë profesional, në mënyrën më dinjitoze dhe
atdhetare, bashkë me kolegët e tij të AKR dhe të Zotit Behgjet Pacolli si
Kryetar i saj në këtë Kuvend.
Zoti
Flamur Sefaj i ka të gjitha cilësitë njerëzore, profesionale, intelektuale, që
të jetë në Kuvendin e Kosovës, një zë i ri dhe plot kolorit atdhetar, për të
cilët ka aq shumë ky kuvend dhe gjithë sofra politike e shqiptarisë.
Suksese
për Z.Flamur Sefaj dhe Aleancën Kosova e Re në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 në
Kosovë! Kosova ka aq shumë nevojë për figura të reja politike, si ajo e z.
Flamur Sefaj, që ta përfaqësojnë atë denjëshsiht në sfidat e shumta të
integrimit euroatlantik!