| E shtune, 06.02.2021, 10:22 PM |
Fatos Nanon nuk e rehabiliton dot as Zoti!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Kam
kohë që nuk i ndjek debatet televizive në TV-të tona. I refuzoj për mungesa të
shumta sidomos në artikulimin e gjendjeve reale në të cilat gjendemi dhe
lëngojmë. Po ashtu se rrallë thuhen të vërteta. Aq më pak hasen qasje të
drejta! Lëndohen të pamundurit, ata që s’kanë asnjë za përfaqësues, e nga
ekranet tona vijnë modele dhunuesish të shumtë, por kryesisht ata politikë.
Mramë
pashë që Fatos Nano paska qenë tek “Opinioni”! Mirë ka ba! Ai ka pasë nevojë me
u rrëfye, e Fevziu me tërheq shikues! Fundja te dy janë në të drejtën e tyne! I
pari si domosdoshmëri jo vetëm për vete për tu ngjitur pas këpucës së të
gjithëpushtetshmit, por edhe si mbajtje gjallë të traditës së 1-it! Tashmë e
pranon të jetë edhe patericë, ani pse patericë e një dordoleci të shpikun dhe
lanë prej tij. I dyti të mbajë ngërthyer shqiptarët tek ekrani i tij me një
figurë që ma shumë se qesharake asht i pavërtetë! Ngaqë nuk e kam ndjek, nuk di
nëse Nano ka rrëfyer (a e pyeti Fevziu?) mbi një mori aktesh vandale, kriminale
dhe mafioze të qeverisjes së tij dhe të miqve të tij!
Meqë
nuk harroj, sepse nuk më lë vetja dhe principet, do t’doja që Nano mramë të
kishte shpjegu pozicionin e tij në rebelimin e 1997-s! Miqtë e tij u gjenden
krah bandave të armatosura, duke gjeneruar vrasje masive në Lushnje, Durrës,
Vlorë, Fier e Berat! Miqtë e tij, më vonë bashkëqeverisës me të, u panë në krye
të turmave teksa vrisnin e masakronin punonjës policie! Miqtë e tij, ma vonë
ministrat e tij, lanë vilat në dispozicion të vrasësve për të qëlluar mbi njerëzit
e shtetit.
Do
t’doja shumë që Nano t`ketë folë për trafiqet që lulzuan në kohën e tij; për
korrupsionin e kthyem në sistmem, për një polici të gjithën të inkriminueme,
për një mori vrasjesh deri edhe politike për të cilat nuk u hetue kurrë; për
një mori aktesh kriminale për të cilat gojët e liga akuzonin drejtpërdrejtë
mekanizmat që lidheshin me qeverinë e tij të 2001-2004; për vrasje barbare
grash, burrat e të cilave ishin me lidhje të forta pushteti; për tragjedinë e 9
janarit; një prej turpeve më t’mëdha që mund t`i ndodhin një shteti dhe
trajtimi më kriminal dhe monstruoz që një kryeministër ordiner bënte për
shtetasit e vet!
Do
t’doja shumë të ishte pyetur për fuqizimin e klanit të cigareve në Durrës, të
drogës në Vlorë, Fier e Durrës, për përplasjet e dhunshme të policisë me
qytetarë në Shkodër, për sundimin me anë të bandave në një sërë rrethesh, duke
i kthye këto të fundit në një hambar malli e gjaku për të dhe njerëzit e tij!
Po ashtu do t`doja të pyetej dhe të fliste për ekzekutimin e Fatmir Ramës
(Mirit të Xhikes) te Kartodromi; për ekzekutimin e biznesmenit të hekurit,
Florian Vila; për ekzekutimin e Vajdin Lames, për trafikun e drogës me Greqinë
që bëhej me autobusët e tij. Për aksidentin në Shkallnur, ku për t`i mbyll
gojën familjes së viktimës përdorte miqtë e “Cigareve” nga Durrësi, etjjj!
Do
t`doja të pyetej për gjithë maskaradën e atyne viteve! Ka pafund ngjarje të
asaj kohe që lidheshin me pushtetin mafioz të Fatos Nanos. Kumarxhiu që i
pëlqente të sillej si gangster dhe sheik nuk kurseu asnjë njeri që nuk
dorëzonte tek ai dhe të vetët haraçin që i kërkohej. Historia e qeverisjes së
Nanos asht as ma pak dhe as ma shumë se sa modeli ordiner të cilin po ndjek Edi
Rama me shpurën e tij! Sido që të tentojnë ta sjellin, dikujt edhe mund t`i pëlqejë
ta bëje hero, por ai është një prej njollave të më kqija të sundimit me banda
dhe vrasës tëpamëshirshëm në këtë vend!
Nuk
duhet të harrojmë! Jemi shumë pak për t`ju dhanë kaq pamëshirshëm harrimit!