| E enjte, 04.02.2021, 10:11 PM |
Kurti apo Raki? janë më shumë pro rus?!
Nga
Xhafer LECI
Nuk
mund të besojmë se Albin Kurti, siç po e paraqesin disa, e do më shumë Rusinë
dhe Serbinë, e më pak Kosovën se Goran Raki?, i cili nuk do të bëjë koalicion
me VV-në, por, është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha subjektet tjera
politike shqiptare!!!
Raki?,
është mik i vjetër i Hashim Thaçit dhe disa komandantëve tjerë të luftës. Dihen
arsyet e bizneseve private të tyre…!
Unë
e di se Albin Kurti është majtist. Majtistë ka shumë si edhe djathtistë, të
cilët e kanë dhënë jetën për çlirimin e Kosovës,shtëpisë tonë të përbashkët,
por jo për Rusinë as Serbinë. Mos ti ngatërrojmë bindjet idelogjike, me ato të
çështjes tonë kombëtare.
Albin
Kurti ka folur e shkruar kundër presidentit Dr.I.Rugova dhe kundër liderëve
tjerë politikë. Kjo në një fare forme kuptohet, si kundërshtar politik, për
poena të rritjes së subjektit të tyre, për marrjen e pushtetetit, por jo me
dhunë fizike, siç kanë bërë të tjerët!
Planet
e Hashim Thaçit, është duke i realizuar mjaftë me suksese SHIK-u.
Tani
kanë filluar të harrohen vrasjet politike në radhët e LDK-së, plotësisht të
pafajshme, sikur edhe dy atentatet e ushtruar ndaj Presidentit Rugova!!!
Populli
e di kush janë urdhërdhënësit dhe vrasësit. Nuk mund t`i ngarkohen Albin
Kurtit, për ta harruar Hashimin me kompani!!!
Vjosa
Osmani dhe Donika Gërvalla, dy atdhetare dhe intelektuale të guximshme, me
orientime pro-amerikane dhe perëndimore, po punojnë kundër krimit të organizuar
ekonomik, i cili e ka ngulfatur dhe paralizuar perespektivën e Kosovës!
Shpresojmë
dhe besojmë se me përvojat e tyre të mëdha politike, do ta ndihmojnë
LVV, të orientohet sa më shumë drejtë Amerikës dhe perëndimit, për çkapjen
e shtetit, nga vrasës e kriminelë të ndryshëm.
Unë,
personalisht, kam mbështetur politikën kombëtare të këtyre dy zonjave.
Kam
qenë dhe mbetëm gjithmonë djathtist. Asnjëherë nuk e kam votuar asnjë parti të
majtë dhe as nuk do e votoj. Por, kushdo që vjen në pushtet, përmes votës së
lirë në mënyrë demokratike, si demokrat që jam, do ua uroj fitoren.
Nëse
qeverisin mirë, gjithmonë do i përgëzoj, nëse jo, gjithmonë do jem kundërshtar
i tyre.
Donikës
dhe Vjosës, dikush në radhët e LDK-së, ua kishte frikën se po ja rrezokojnë
karrikën. Prandaj edhe në mënyrë hiç demokratike dhe jashtë ligjore, i larguan
nga radhët e LDK-së, me pretekstin se ato po ndërtojnë fole në shtëpi të huaja!
Shtëpia
jonë e përbashkët është Kosova, pjesë e së cilës është edhe LDK-ja ime-jona.
Aty ku për 30 vjet jam pjesë e saj.
Të
bësh politikë kombëtare është shumë më shumë produktive, për të mirën e vendit
dhe popullit tonë. Sepse politika partiake dallon nga ajo kombëtare.
Çdo
bashkëpunim i LDK-së me bandat, që kanë kapur shtetin, është i dëmshëm për
LDK-në, por edhe më shumë për Kosovën!
Ne
i pamë për 20 vjet në pushtet, si e plaçkitën vendin, disa banditë, të cilët
thirrën në emër të gjakut të dredhur, për çlirimin e Kosovës…!
Të
gjithë e dimë se pa ndihmën e Amerikës, së bashku me perëndimin dhe forcat e
NATO-s, Kosova nuk do mund të pavarësohej. Natyrisht, edhe forcat çlirimtare të
Kosovës, edhe VV, në krye me Albin Kurtin, e dinë këtë.
Dhe,
për fund, duhet parë çfarë mund të bëjë VV, nëse vijnë në pushtet?
Më
keq se këta që kanë qeverisur që 20 vjet, nuk ka mundësi askush tjetër të bëjë.
Lavdi
të rënëve për çlirimin e Kosovës!
Respekt
dhe nderim të gjithë atyre që luftuan me pushkë, laps dhe mjete materiale, për
çlirimin e Kosovës!
Wendlingen, 04.02.2021