| E hene, 01.02.2021, 10:25 PM |
Hap pas hapi, në emër të “Islamit famëlartë”, po i nënshtrohemi murtajës islamike!
Nga: Gjergj
Kabashi*
Synim parësor i
islamistëve është “pushtimi i territoreve” ku ata e shtrijnë veprimin e tyre
politik dhe kontrollin e rajonit a mjedisit të caktuar. Duket absurde të thuhet
por territori pushtohet edhe me ndërtimin e xhamive vend e pa vend si dhe me
“e-zanin” lemeritës! Në Francë, sipas disa shënimeve e dëshmive të fshehta, që
megjithatë rrodhën në opinion dhe u botuan nga Journal du Dimanche,
janë 150 rajone të tilla ku “territori është i pushtuar” nga islamistët. Franca
tashmë ka organizuar një veprimtari të gjerë mbrojtëse ndaj veprimtarisë së
këtillë, sidomos pas aktit që u vlerësua si terrorist në fillim të janarit
2020.
Tek shqiptarët që e praktikojnë Islamin apo që i detyrojnë me lloj-lloj
presionesh dhe imponimesh për ta praktikuar, përmes lloj-lloj kushtëzimesh e
etiketimesh, çdo pushtim i territorit fillon afër xhamisë së caktuar, sidomos
afër atyre xhamive që janë në duartë e wehabistëve apo të disa të tjerëve që
shtiren “të moderuar”, ku ngarendet rreth e rrotull që të gjinden të rinje e
t’i joshin ata që të shkojnë për tu “falë në xhami”.
Një i ri prishtinas mjaft i talentuar, eseist dhe roc muzikant, fatkeqësisht
i pa punë,- megjithëse fakultetin ka vite e vite që e ka kryer, më njoftonte
dje se si i bëhet presion i vazhdueshëm që të shkoj në xhami “me u falë”,
megjithëse ai nuk ka interesim e as ndjeshmëri për dicka të tillë.
“Më premtojnë edhe
para, vetëm që të shkoj”, më rrëfente djaloshi.
“Lajmëroje policinë”, i thash, pasi askush nuk mundet e s’ka të drejtë t’i bëjë
presion askujt që të jetë person religjioz apo të mos jetë i tillë. Eshtë e
padrejtë dhe e papranueshme dhe në fund të fundit bije ndesh e në kundërshtim me
liritë tona të brendshme, është shkelje, shtypje dhe presion, që të ndërrojmë
mendimin për diçka përkundër vullnetit e dëshirave tona.
Kur jemi tek “pushtimi i territorit”, këtë duhet ta marrim me seriozitetin
maksimal, duke iu kundërvënë paraprakisht çdo shfaqjeje të Islamit Politik
Antishqiptar, deri tek “e-zani” me altoparlant apo përdorimi gjoja i
“rastësishëm” i shprehjeve që vijnë nga gjuhët oriantale apo nga i
ashtuquajturi vokabulari fetar islamik.Nëse kemi shqiptarë që janë besimtar islam, le të jenë, por atë besim le ta
mbajnë e ndjejnë për vete, e të mos ua imponojnë të tjerëve përmes asnjë lloj
propagande a presioni tjetër publik. Në vazhdën e presioneve të këtilla është
edhe kur X “drejtori i shkollës foillore” i përshëndet të tjerët, në shkollë e
jashtë saj, me: “Selam Aleykum!”, që e ka kuptimin Paqja qoftë me ty (Assalamu
alaikum) dhe përgjigja , po sipas Wikipedias, arabisht: Wa
alaikum as-salam: Dhe paqja qoftë me ty! , në vend se të flas e përshëndes
vetëm në Gjuhën Shqipe, siç i takon e është i obliguar që të shprehet e sillet.
Mirëpo këtu fajet janë edhe të MASHT (Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe
teknologjisë të Republikës së Kosovës) , si dhe të mosfunksionimit të sistemit
të inspektorëve të kësaj Ministrie, që u takon ta kontrollojnë edhe sjelljen
joetike e të pakulturuar qoftë edhe të drejtorit të cilësdo shkollë në vend.
Si dhe torturimi e terrorizimi përmes “E-zani-it” , që është po ashtu
ndër format dhe metodat e këtij terrorizimi, apo shfaqjet në publik të
propagandave e praktikave të ndryshme religjioze, siç janë “iftaret në rrugë”,
që po i ndihmon edhe politika jonë kobzezë.
A po agjëron?
Po!
Mirë, atëhere agjëro për vete e jo për mua që nuk më intereson se a
agjëron apo nuk agjëron ti, se a kryqohesh a nuk kryqohesh ti, se a të thahen
apo nuk të thahen buzët ty për shkak të atij agjërimi?!
Shqiptari, pavarësisht se a beson apo cilës fe i beson apo nuk i beson fare,
nuk duhet (madje nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë!) që t’i ngjajë turkut,
arabit, afganistanasit, irakienit, sirianit, libianit, palestinezit, somalezit,
por vetvetës. Pikë! Jo që ata janë më të këqinj se ne, por ata e kanë kulturën e
vet ndërsa ne kulturën tonë që duhet domosdo ta mbrojmë me fanatizëm.
Mbrojtja e
kulturës sonë Shqiptare nga sulmet dinake dhe tejet mizore e perfidite të
një nacionalizmi tjetër (atij panislamik-panturk e xhihadist), që tenton
dhunshëm të na imponohet përmes “Islamit famëlartë” e “hyjnor”, është çështje
mbi çështjet për çdo Shqiptar/e!
Prandaj, Shqiptari duhet të ruhet prej djallëzive fetariste, sidomos atyre
panislamike-panturke e pangreke-ortodokse !?
Shqiptarit i duhet të ruhet EXTRA sepse i ka udhëheqësit shumë të korrupotuar e
të shantazhuar që mbi 30 vite në Shqipëri dhe Kosovë , ndërsa dy religjionet që
praktikohen prej nesh, Ortodoksia e Islami, vazhdojnë të jenë në duartë e
qarqeve armiqësore, duke u shndërruar në “çështje të tyre”, në çështje turko-greke
pra, deshtëm apo nuk deshtëm ne që ta pranojmë këtë fakt të hidhur !
Prandaj, duhet të jemi maksimalisht të kujdeshëm në ruajtjen e “territorit” nga
ndotjet e tilla, qoftë edhe buzë xhamive, qofshin ato në Kaçanik, Mitrovicë,
Prishtinë, Pejë, Prizren apo kudo qoftë tjetër ku jetojnë Shqiptarët.
Apo të hapësirave
arsimore në të gjitha nivelet e shkollimit ndër ne, atyre kuturore e shkencore
si dhe të insitucioneve të sigurisë, në polici e ushtri.
Si dhe të ruajtjes
së qiellit (“hava”-s) prej ndotjeve enorme akustike dhe të provokimit
antishqiptar me “e-zan”.
Mësimdhënsi,
polici, ushtari, politikani, punonjësi shkencor, ai i administratës dhe jetës
publike në përgjithësi, nuk ka të drejtë të ushtroj asnjë praktikim religjioz,
të cilitdo religjion që të jetë, gjatë orarit të punës.
“Iftari” i shtruar
në Dardanë (Kamenicë) …
Ende pa u shërue e
forcue identiteti kombëtar shqiptar, i lënduar aq gjatë nga pushtimet
shumëshekullore turke-osmane, serbe e greke, brenda nesh po e ngre kokën një
nacionalizëm tjetër, nacionalizmi panturk-panislamik, – i përvijuar dinakërisht
përmes shërbimeve sekrete turko-sllave, qoftë edhe në raste të këtilla të
“iftareve”, që s’janë gjë tjetër përpos kryengritje muslimane antishqiptare, e
zhvilluar në një vend e brenda një populli të huaj!
Ne duhet të jemi
shumë më të kujdeshëm se sa kombet e tjera europiane, pasi investimi
antishqiptar tek ne bëhet nga qarqe të jashtme për interesat e veta
gjeostrategjike e shqiptarzhbërëse, i cili bëhet brenda një pjese të popullit
tonë, (jo tek minoritet me prejardhje nga popujt islamik, siç ngjet në Europë e
gjetiu), përmes indoktrinimit enorm religjioz që bëhet në forma të ndryshme
pasi qe 30 vite në Shqipëri e 20 vite në Kosovë Turqia tashmë po vazhdon me
ndërtimin dhe rindërtimin e xhamive dhe atë jo si dikur me Shpatë , por përmes
investimeve enorme religjioze që përkrahen gjithanshëm nga të gjithë
“udhëheqësit tonë” vasal e mercenarë …
Pra, tek ne ka më
shumë se njëzet vite (duke e pasur parasysh Shqipërinë dhe Shqiptarët në
Maqedoni), qyshkur propaganda armiqësore religjioze vepron hapur dhe e
papenguar në gjithë vendin, çfarë nuk e bënë dhe lejon asnjë popull tjetër
europian ndaj vetës.
Ne jemi të varfër (edhe të vetvarfëruar njëherit!), prandaj gjërat dhe dukuritë
e këqija antishqiptare që mund e duhet t’i pengojmë Sot, nuk mund t’i lëmë për
t’i penguar Nesër, kur mund të jetë tepër vonë!
Pasi kemi më shumë “aftësi” për të prishur, sesa për të ndrequr !
***
Pothuaj të gjithë
popujt europian pas dështimit të ofertës humanitare në raport me emigrantët nga
e mbarë bota, sidomos atyre nga vendet islame që nuk pranojnë të integrohen,-
megjithëse vijnë për tu strehuar dhe rehatuar, janë duke marrë masa rigoroze
mbrojtëse, jo për t’ua kufizuar të drejtat emigrantëve, por për t’ua përkujtuar
se ata DUHET të integrohen e të mos mendojnë të krijojnë “oaza”, “EuroArabitë”,
apo “shtetet brenda shtetit” siç po tentojnë gjithandej e ku shembulli i
Francës është më i rëndi në këtë vështrim, pasi ka rajone që i
përmendin shërbimet e fshehta dhe gazetaria hulumtuese botërore, në të cilat
“udhëheqë” Policia e Moralit Islamik dhe ku “nuk guxojnë” të sillen lirshëm
organet legale të sigurisë së shtetit. Në këtë kontekst shumë vendeve
europiane u ka dalë gjumi mjaft vonë dhe vetëm pasi janë ndeshur me naivitetin
e vet dhe keqpërdorimin e lirive dhe të drejtave njerëzore prej të tjerëve, nga
ata që janë mosmirënjohës.
Sidoqoftë, çdo
vend europian-perëndimor i ka mekanizmat e duhura jo vetëm për t’i frenuar
veprimtaritë e tilla, por edhe për t’i ndaluar rreptësisht proceset që shpiejnë
kah degradimi dhe cënimi i kulturës vendësve prej kulturave të ardhura, që jo
vetëm nuk mendojnë për integrimin e domosdoshëm, siç ka shumë raste e shembuj,
por vazhdojnë që t’i caktojnë kufinjt e “territoreve” të tyre, në vendet e
huaja!
Njejt siç po
vazhdojnë ta “shpallin” popullin Shqiptar si “popull Musliman!” , pa e pyetur
asnjë Shqiptare e Shqiptar për këtë riemërtim e “identitet të ri”
Anti-Shqiptar!
Pra, e njejta gjë
është duke ndodhur edhe në viset Shqiptare, ku pothuaj kudo përreth xhamive dhe
pak më tej, synohet përkufizimi i “territorit musliman” , i cili mund e
mendohet të zgjerohet me “pushtimin” e hapësirës tjetër në ndërkohë.
Islamizimi në Shqiptari
ka ardhur kryesisht nga Shqipëria, e cila menjëher pas fitores së demokracisë
ndaj diktaturës enveriste, “u shit lirë” tek qarqet islamiste antishqiptare dhe
shtytësit e agjendave antishqiptare , që qëndrojnë pas tyre.
Pastaj vije
Maqedonia, ku shërbimi sekret serb-maqedonas e turk, e krijoj vatrën e
infektimit të shqiptarizmit me antishqiptarizmin islamik.
Kosova u tentua të
islamizohet pas luftës, për çka fajet më të mëdha për këtë infektim
antishqiptar i bartin dy partitë kryesore të vendit, PDK e “luftës” dhe LDK e
“paqes”. PDK (me partinë e Behxhet Pacollit më vonë), i kryen punët në terren
ndërsa LDK në frymën e saj “të veprimit paqësor” ,- megjithëse shpesh nuk u
pajtua “odave” , “restoranteve” e ndejave të tjera, si dhe në debatet
“luftarake” të fanatikëve të saj “djathtistë” nëpër rrjetet sociale, ajo kurrë
praktikisht nuk e pengoj punën dhe veprimin antishqiptar – agjenturor që ia
vuri bazën islamizimit antishqiptar përmes ndërtimit të xhamive me fonde të
huaja etj, në komunat ku e pati pushtetin si dhe në nivel të Kosovës.
Numri aq i madh
dhe i paimagjinueshëm i islamistëve nga viset shqiptare që i dhanë jetëkotat
për “Levantin” dhe “Tokën e Shamit” në Siri e Irak, – “aq të rëndësishme për
Allahun”, sipas BIK-ut të Kosovës, është nje thikë tjetër në kurrizin e
popullit shqiptar!
Kjo është një
vrasje kolektive e një populli nga pozitat e një nacionalizmi tjetër,
xhihadizmit panislamik, që deri sot askush nuk e luftoj në mënyrën e duhur,
duke ia caktuar rreptësisht vendin fesë, sidomos BIK-ut e “bikërve” të tjerë të
“Arnautllukut” dhe duke e rrahur që zanafillë me thupër thane çdo tentim për
kryengritje islamike, të përdorimit të “gjuhës islamike” apo të “sjelljes
islamike”, pasi e gjitha ishte dhe mbetët politikë panturke e serbe që nuk duan
të na lënë të mbetemi ata që jemi prej natyrës: Shqiptar !
Kombi Shqiptar në
Gadishullin Ilirik dhe Mërgatë gjithndej ku është i shpërndarë nëpër botë,
nacionalizmi modern Shqiptar në përgjithësi, e ka kohën e fundit që t’ia nisë
të “kollitet” ngapak për t’ia treguar vendin panislamizmit e panturqizmit, pra
nacionalizmit Musliman (panislamik), duke i treguar qartë e zëshëm se në
Shqiptari “kollitet” vetëm Shqiptarja dhe Shqiptari!
Mjaft më me
keqpërdorimin e lirive dhe të drejtave njerëzore që shpiejnë në shkatërrimin e
një kombi, në emër të fesë, cilësdo fe !
Ne nuk duhet të
lejojmë në asnjë mënyrë që t’i nënshtrohemi Murtajës Islamike, që synon të na
robëroj e ta shkatërroj kulturën tonë kombëtare, duke ecur përpara në këtë
shkatërrimtari hap pas hapi, pandalshëm, por me vendosmëri të madhe drejt
shkatërrimit dhe kalbjes së ndërgjegjës kombëtare shqiptare.
Duhet ta kuptojmë
se janë shumë të pakët zërat që i dolën në mbrojtje kombit Shqiptar në raport
me Murtajën Islamike, apo ortodoksinë pangreke, që na e sollën si helm
vdekjeprus e që për “mirëmbajtjen” e së cilës u kujdesën edhe politikanët e
shitur apo naiv shqiptarë.
Mjaft!
Askund në këtë
botë nuk ka “të drejta e liri njerëzore” për t’u vetshkatërruar, siç mendojnë
politikanët analfabet ndër ne!
Fakti që vetëm
Ibrahim Kelmendi është ai që e shkroi librin e duhur për ta shpjeguar se ku po
na shpie Murtaja Islamike, flet shumë keq për ne, kur popujt e tjerë tashmë
kanë libra të pa fund, ku jipen sqarime e shpjegime detajore rreth politikës së
dhunshme dhe agresionit islamik që synon shkatërrimin e kulturave të tjera,
pasi Islami nuk njef kombe, pasi vet ai ndihet “milet/umet”, pra komb në vete,
madje që nga koha e “profetit” Mohammad!
__________
Në foton kryesore
është kopertina e librit: ISLAM den 11. landeplage, të autores së njohur
norvegjeze, Hege Storhaug.
(ISLAMI , Murtaja
e 11-të)
Ky libër është
ribotuar disa herë deri tash dhe vazhdimisht kërkohet nga lexuesit.
Një ndër
recensentët e librit, ndër të tjera thotë:
“Kulura jonë e
orientuar nga liria është nën një presion gjithnjë e më të fortë nga Islami.
Islami është në luftë me gratë, me ebrenjt, me homofilët, myslimanët e
orientuar kah liria dhe ndaj çdokujt që nuk i nënshtrohet doktrinës së tij.
Populli me të
drejtë është i brengosur për ardhmërinë. Liderët tanë politikë vetëm heshtin
dhe gënjejnë për rezistencën e Islamit ndaj lirisë.
Në këtë libër të
angazhuar mesazhi i Hege Storhaug është që Norvegjia dhe Europa tashmë po
lëvizin drejt një periudhe jodemokratike të pakultivuar.
Ne duhet ta
mbrojmë lirinë. Kjo është çështje e ngutshme.”
Edhe ne Shqiptarët
duhet ta mbrojmë me çdo kusht e mjet Lirinë e Vet Shqiptare, kulturën ,
traditat , doket e zakonet dhe historinë autentike kombëtare prej sulmeve të
pandalshme të Islamit, të cilit nëse nuk i dalim përpara e me vendosmëni qysh
tash, nuk do të ndalet kurrë.
*Drejtor, revistadrini.info