| E diele, 31.01.2021, 12:24 PM |
JO VETËM NË SANXHAK POR EDHE
Për
fatin tonë të keq ka shumë ....profeqorra si puna e këtij Idrizi-viç që për
një" koritë taxhi" e shesin familjen, gjuhën, historinë....dhe kombin
në tëtësi, të përkrahur edhe nga krushqit e tyre jo vetëm në Sanxhak por edhe
më gjerë si në: Malësi, Luginë, Iliridë, Çamëri, madje edhe te arbëreshët në
Itali, Kroaci, Rumani, Bullgari, Ukrainë, Turqi....!?...Por faktet e rrënjëve
shqiptare janë të gjalla edhe sot dhe ato duhet shpëtuar me doemos nga
helmatimet e ndryshme që ushtrohen me dhunë perfide dhe joshje të ambicjeve të
sëmura, mbi shqiptarët etnikë, si në shtetet e tyre si në dy shtetet shqiptare,
nga gatuesit e kuzhinave si ajo: serbo-malaziase-sllave, grek-orthodokse,
turko-arabe, kroato-katolike, italiano-katolike, muslimano-boshnjake,
bullgaro-sllave, ruso-pansllave... dhe jo vetëm..! Megjithatë më herët por edhe
sot... ka përpjekje aktive për ngjalljen dhe mbrojtjen e këtyre fakteve të
pamohueshme nga ana e disa gazetarëve dhe studiuesve atdhetarë me shkrimet e
tyre patriotike si dhe emisionet me xhirimet televizive në teren, që është një
veprim i guximshëm madje shumë patriotik i bërë prej njerëzve të devotshëm dhe
disa shoqatave atdhetare që përpiqen ta senzibilizojnë këtë çështje..... Ndërsa
nga ana e Republikës së Shqipërisë, në nivel shteti, nuk ka pasur dhe nuk ka
asnjë përpjekje apo përkujdesje për shqiptarët brenda e jashtë kufirit
administrativ për mbrojtje nga asimilimi i tyre ashtu si nuk ka edhe nga R. e
Kosovës në nivel shtetëror një gjë te tillë por, përkundrazi, janë regjistruar
madje dhe lejohen të ushtrojnë veprimtari të dëmshme për shqiptarizmin pa fije
shqetësimi, ndërkaq shtetet shqiptare aspak nuk i vret ndërgjegja...?!
©
Ulku Bardh