| E shtune, 30.01.2021, 08:04 PM |
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET
PO KET A
E DINI SE:
“ZOTNI,
E KA
ME JU !”
Mbas
protestës në Tiranë, zemrimi i gomarve ka shperthye gjithkah…
Me
të drejtë ata nuk janë pajtue kurr me “shkeljet e Kushtetutës”…
“Po
ia shitni ujin grekut..!”
Disa
para Kryeministrisë...“E ku, do të pijmë ujë neve gomert’ e jugut ?!”
Ma
vonë do të shitni ajrin… Yjet as nuk diskutohen...
“E
ku, do marrim frimë neve gomert e Gjirokastrës ?!”
Ma
vonë do na kafshoni barin…Livadhet e mjelluna me “lule”...
“E
ku, do kullosim neve gomert demokratë ?!”
Ku
i keni lexue ju “socialistët e rilindur”.., këto porosi të Ramiz Alisë ?!
Ai
ka thënë: “Ne bar do hajmë dhe parimet nuk i shkelim!”… Por, jo, të na lini të
ngordhim pa ujë, pa ajër e pa kullosë, thonë gomart e Tiranës…
“Këte
nuk e bëri as Everi ynë… Ai i donte gomertë, na grumbulloj rreth vetës, na
pieste e nuk bëri një ligj pa pjetur neve! Po ju, ç’bëni kështu?!..”
Janë
ankue dhe ata të kuvendit që mbrojnë kopetë e partisë… Po, per cilën parti
bahet fjalë asht vështirë me e percaktue… Se, me thanë shka asht e verteta:
“Ata nuk kanë asgjë të ndame, janë si dy motra që i ka pasë bërë një nënë, ajo
nëna parti… Mikesha e bylykbashit, mikut Erdoganit, ikën të varfërit… Ikën… Nuk
ia arrijtën kësaj ditë të gjorët… Ca ikën nga veriu në Beograd e ca, n’
Athinë... E po ç’të bëjmë, rroftë Stambolli...”
“Ishin
gomer të bukur!!... E, të mençur si ato... Shikoja pasonjësit !!”
Melbourne, 25 Janar
2021.