| E marte, 26.01.2021, 09:46 PM |
Ndue Ukaj:
Analistë,
komentatorë e opinionistë, bota e përparuar i quan ata njerëz që përmes
analizave serioze, dijes empirike, librave, krahasimeve, japin mendime e
vlerësime për fenomene shoqërore e politike, duke qenë objektiv e duke u
fokusuar në fusha specifike.
Kurse
te ne, ndocá të ashtuquajtur analistë e opinionistë, krejt çka i shquan është aftësia e tyre për
të thurrë intriga e bartë thashetheme. Të tillët përfolin mendime që në kushte
normale s' do të duhej t' i kalonin tavolinat kafeneve të mengjesit. Të tillët
turfullojnë me tanë mllefin e mediokritetin që kanë dhe nuk marrin kurrfarë
përgjegjësie për atë që thonë, kurse nga të githë tjerët kërkojnë përgjegjësi.
Të
tillët nuk duan ta dinë se fjala publike është sa një mijë ushtri dhe i
paraprinë të mirës dhe të keqes.
Të
fshehur prapa "shprehjes së lirë" etiketat i përhapin si dije e
propagandën si mendime.
E
vërteta është se etiketat janë forma e parë prej kur ngjizet urrejta,
mosdurimi, që pastaj manifestohen në formë të gënjeshtrave dhe rrjedhimisht
dhunës.
Prandaj
është e udhës që qytetarët e Kosovës, të jenë vërtet të brengosur me gjuhën e
cekët dhe propagandën e egër të këtyre ndocá analistave që gulçojnë e ulërijnë
pa tro përgjegjësie para opinionit publik.
Gazetaria
është veprimtari fisnike dhe Kosova ka gazetarë fantastikë, prandaj të tillët
duhet ta shpëtojnë këtë veprimtari nga kthetrat e mediokritetit dhe arrogancës.
Shtëpitë
mediale, nëse vërtet ia duan të mirën vendit, duhet ta dinë se duke e
standardizuar mediokritetin e turfullimet si mendime, po i japin një goditje të
rëndë shoqërisë dhe po shuajnë kufijtë mes asaj që është etike dhe joetike,
profesionale dhe jo profesionale, normale dhe jonormale.