| E hene, 25.01.2021, 07:18 PM |
Poezi nga Xhevahir Cirongu
Nata
Dikush
në heshtje trokiti
te
porta e shtëpisë së vjetër,
ca
zëra zogjësh të mekur
nën
strehën e shtëpisë vajtonin,
sa
dhe kënga në grykë u kishin mbetur.
Kjo
natë me shi vërtetë të tremb
në
kangjella të portës qëndronin varur,
të
përgjumura kujtimet e fjala.
Veçse
plagën e dhimbjes atje në vetëmi,
e
thumbonte me dhimbje një gjemb!
Më
kujtohet ajo natë vetmitare,
dhe
ai shi dimri I ftohtë,
ca
zëra njerzish sërish m’u shfaqën
dhe
nata me heshtjen trokit prapë.
Në
portën e shtëpisë së vjetër
nata
u ul këmbëkryq me heshtjen,
fjalën
e dhimbjes i lanë të lira në vatër.
Në
shpirt më rrinte zgjuar kjo vetmi e natës,
trishtimet
e ndryshkura të atij dimri i la në vaj,
me
ca zëra njerëzish që dëgjoheshin atje
kujtimet
me dhimbje po flisnin pastaj.
Durrës, 24 janar 2021