| E merkure, 20.01.2021, 08:29 PM |
Si ta kuptosh që je budalla
Nga
Edison Ypi
Nëse
pushtimi të duket çlirim, ndalimi i Shqipes progres, përvetësimi i Besimit
fetar të pushtuesit, Fat, nuk je derr, maçok, qen zorraxhi, gomar, zhapik,
zvarranik, je budalla.
Është
më se e natyrshme të ecësh rrugës duke kqyrur femrat. Sisët, shalët, kërthizat,
harqet, format, vithet, lëvizjet, nazet, ojnat e tyre, të gjitha këto Allahu i
ka bërë për t’u parë. Po të vajti mendja se ato mrekullira duhen mbuluar,
përveçse budalla, je dhe shtazë.
Ngrënia
me babëzi vetëm e bakllavasë ose hallvës, mund të bëjnë obez dhe diabetik, por
jo budalla. Ama, nëse përveç bakllavasë, hallvës, kadaifit me bajame në mes,
dashuron marrëzisht edhe të ndenjurit disa orë në kafene dhe qëndrimin
këmbëkryq mbi shilte, s'ja asgjë tjetër përveçse budalla.
Pse
preferon të veshësh shallvare dhe poture, s'ka të bëjnë me të qenët budalla.
Këto veshje, hera-herës, janë të modës kudo. Por të shqyhesh së qeshuri me
meseletë e Nastradin Hoxhës, simotrat e batutave të pështira të filmave të
kurvit, është shenjë e sigurt se budalla denbabaden je.
Nëse
nuk preferon të blesh në dyqan por vetëm mbi tezgë pasi të kesh bërë pazar me
shitësin, harroje se mund të jesh gjë tjetër përveçse budalla.
Nëse
edhe 1 herë të vetme të ka vajtur ndërmend ta rrahësh gruan, je një kokërr
budallai që se ke shokun.
Edhe
mund ta shesësh votën nëse je fukara, ose aq mentë ke. Por po e shoqërove atë
shitje me mbjellje hashashi, për prejardhjen genetike prej budallai mos ki
dyshim, e ke të sigurtë, budalla ke qenë e budalla do jesh.
Po
e shite motrën apo kushurirën prostitutë me çmimin e një lope si në pazar
bagëtish, je një budalla që xhehenemin ku do shkosh do ta gjesh plot me të
tjerë si vetja.
Ta
duash kafenë të bluar me mulli kafeje, nga ata prej bronzi që rrotullohen me dorezë, për tu quajtur
budalla, vetëm kaq nuk mjafton. Nëse të ndodh që krahas mullirit me dorezë, të
fanepset një gëzhojë bronxi nga ato që kur isha ushtar i bëja në torno mulli
kafeje, je një invadues, pushtues, luftënxitës, budalla safi'.
Haremi
është i ëmbël. I raftë pika kujt nuk e ka qef! Por të ëndërrosh dhe pretendosh
harem pa qenë Sulltan, je budalla.
Nëse
nga njëra anë dëshiron femrat e të tjerëve dhe nga ana tjetër mbulon femrat e
familjes tënde ? Më budalla se kaq nuk bën vaki.
Ndejtja
ulur mbi shilte, pirja e lëngut të shegës, dëgjimi i muzikës tallava, të bëjnë
budalla edhe nëse nuk je.
Nëse
nuk e bën dot dallimin mes Poezisë dhe Bejtes, Poetit dhe rapsodit, s'ka provë
më të sigurt se budalla je.
Shumë
mirë që Allahun e ke frikë dhe i falesh disa herë në ditë. Allahu dhe ti
prandaj ekzistoni; Që ti të mëkatosh, Allahu të të fali. Halli se ti Allahun
nuk e mban për vete si diçka individuale, që të qetson, ta zbut dhe ta zbukuron
jetën, por me Allah rrekesh të bësh politikë. Po vazhdove të bësh politikë me
Allah, nuk je budalla, je idiot.
Po
kape ndonjë lek duke u lëpirë e duke u jargavitur andej nga Shkupi, Stambolli,
Ankaraja, dhe hiqesh për i squt, të jesh budalla ku ma gjen. Në këtë rast je
një spiun i ndyrë.
Po
fole keq për Skënderbeun, Shën Terezën, Ismail Kadarenë, nuk je budalla. Je një
gropë me kalbësira, coftina, kërrma, krrokama, je ndyrësirë e ndyrësirave,
tradhtar, pleh, bërllog, mercenar,
rrugaç që duhet me të hedh brenda makinës grirëse të barit si në filmat e
horrorit.