| E diele, 17.01.2021, 07:30 AM |
Anton Çetta, islamizimi antishqiptar dhe “integrimet neoosmane”!
Nga Gjergj Kabashi*
Bazat e
islamizimit Anti-Shqiptar Kosovës
ia kanë vënë PDK e HTH , që tashmë gjendet për pushime të gjata vjetore në Hagë
, si dhe LDK “rugoviste”, ndërsa të verbërit e VV-së , pasi ua lanë “kambët e
arushës në dorë”, vetëm po i shtyjnë përpara “proceset e integrimeve
neoosmane”, të filluara prej tyre!
Në të vërtetë,
lojën dhe intrigën “për Islamin famëlartë”, partive “tona” politike ua lanë në
dorë shërbimet sekrete serbo-turke, me TIKA-n që po pushon, shetitet dhe po e
përgjon jetën e “osmalinjve të ri” në terrenet “arnaute”, kështu që “partitë
tona politike”, apo më sakt e qartë: panturqit-panislamistët, naivët, spiunët
dhe idiotët e tjerë në rradhët e tyre, vetëm mund të vazhdojnë ta bëjnë atë që
në dyqind vitet e fundit e bënin serbët përmes eleborateve të tyre për
shfarosjen e shqiptarëve përmes asimilimit islamik.
Serbia nuk është
pajtue kurrë që populli “i saj” shqiptar pas pushtimit të Kosovës e viseve të
tjera, të mbetej “pa fenë e tij muslimane”, andaj nxitoj që në vitet e ’30 të
shekullit të kaluar, ta ndërtonte Medresën e Madhe “Kral Aleksandri” në Shkup,
shkollë e mesme religjioze islamike ku shkolloheshin imam ,- spiuj për
shpërnguljet shqiptarëve për në Turqi pastaj. Ndër hoxhallarët e rrallë që u
shkolluan aty e që e kishte kuptuar me kohë djallëzinë serbomadhe, ka qenë Mulla
Zekë Berdyna i Radacit të Pejës, i burgosur me shumë vite burg të rëndë në
ishullin famëkeq Goli Otok, e që ka mbetur i njohur si udhëheqës i mbrojtjes së
popullatës shqiptare gjuhësisht të asimiluar në rajonin e Sanxhakut, Malsinë e
Rozhajës, Beranit etj. Edhe sot e kësaj dite citohet për mendimin e tij
se “Ta jep dinin (fenë), por nuk ta jep Drinin, pra lumin Drini i Bardhë që
buron në vendlindjen e tij në Radac.
Islamizimi në
Kosovë ka filluar të instalohet në vitin 1990/1991 , madje edhe ma herët në periudhën
e autonomisë, kur u imponua ndërtimi i Medresës “Alaudin” në Prishtinë. Qysh
nga ajo kohë filluan të shfaqen grupacionet e para islamike (wehabiste), të
cilat stimuloheshin të vepronin të papenguara nga ana e administratës pushtuese
të Serbisë ne vendin tonë. Islamikët në asnjë rast nuk ndaleshin e
pengoheshin nga ana e policisë serbe. Në periudhën e pas luftës, apo më
saktësisht, gjatë qeverisë PDK-AKR-PD (PD= Partia e Drejtësisë së Ferid Aganit,
që e ka emrin e njejt me partinë e Erdoganit!) , iu hapën “dyer e dritare”
panturqizmit e panislamizmit të Erdoganit dhe Turqisë si dhe organizatave të
tyre si Dyaneti, (organizatë panislamike për përhapjen e islamit në botë,
sidmos në viset e ish Perandorisë Osmane), të cilat investuan vazhdimisht me
shuma enorme parash për meremetimin dhe ndërtimin e xhamive thuajse ndërtonin
në vendin e vet , e jo në një vend të huaj. Investimet e tilla për megaxhami në
Tiranë, Shkup dhe parashikimi për ta ndërtuar megaxhaminë në vlerën 40 milionë
eurosh që i jep Dyanet-i i Turqisë për të ashtuquajturën “Xhamia e Erdoganit”
në Prishtinë, e rrumbullaksojnë procesin antishqiptar të xhamizimit,
islamizimit të vendeve të banuara me Shqiptarë në Gadishullin Ilirik. Eshtë
fshehtësi publike se me investimet e tilla enorme e të paimagjinueshme
religjioze qeveritare turke në “Arnautlluk”, Turqia e sotshme neootomane synon
të na fus në konflikt me vetvetën, parasëgjithash përmes tendencës së saj të
hapur për ta krijuar të ashtuquajturin “popullin Musliman shqiptar”, një popull
antihistorik që nuk mund të ekzistoj në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë.
Pastaj, ajo do që me atë “popull” të na fus në konflikt me ata që nuk duhet të
ketë konflikt kurrë një Shqiptar: me vendet europiane-perëndimore!
Në Shqiptarinë
tonë të mjerë e në “Arnautllukun” e mendjes së tyre, janë meremetuar e ndërtuar
xhami më shumë se në të gjitha periudhat e gjata të pushtimit turk-osmanli.
Tash është rritur
e bërë “Burrë” kopili (dobiçi) i politikës së verbër arnaute dhe po e
shkatërron vetvetën, në vend se (sikurse deri tash) ta shkatërronin të tjerët,
armiqët historik të tij .
BIA-s serbe tashmë
vazhdojnë t’ia kryejnë punët vet “arnautët”, në të vërtetë udhëheqësit e
“burrnuem” të tyre . Edhe islamistët politik, sikurse kryeislamisti “ynë”
politik, që para disa vitesh u prit në bisedë nga kreu i islamit politik
botëror, Erdogani .
Pse u dasht që ta
takonte Kryeislamistin numër 1 të Botës së sotshme, coftani i islamit politik
të “Kosovistanit”?!
Edhe fyerjet
Anti-Shqiptare ndaj “katolikut” Anton Çetta rreth vendosjes së shtatores së
tij, që e filluan Muslimanët e Institutit Albanologjik të Rexhep Qosjes, janë
pjesë e fushatave të pandalshme antishqiptare. Kështu, veprën e përmasës
gjigande intelektuale të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, po e shkatërrojnë me
vetëdije të plotë e për mungesë të ndërgjegjës së vërtetë kombëtare shqiptare,
kryetar partishë si Isa Mustafa që kombin e ndajnë si të ishte “djath” për
tryezë në bazë të njifar përkatësie fetare, pikërisht ashtu si deshtën e duan
Serbia e Turqia dje dhe sot. Këtë rrugë Anti-Shqiptare e forcuan pothuaj të
gjithë udhëheqësit e partive politike, ish-kryeministra etj.
Shqiptarë! Mos u
bani “kryekunguj” , por kuptojeni përfundimisht: Në Gadishullin Ilirik është
Shqiptarizmi që po ndiqet e që synohet të ndalohet e zhbëhet, e jo dikush
tjetër… Shqiptarizmi e shqiptaria e vendeve tona të shenjta Shqiptare ka qenë e
ndaluar dje, sikurse edhe sot.
Anton Çetta ishte
dhe mbetët Shqiptar i madh, andaj atë se durojnë vetëm Anti-Shqiptarët, madje as për së vdekuri! Në
realitet ai nuk ka qenë fare praktikues religjioz. Miku e shoku i tij i ngusht,
Profesori e historiani i shquar Zekeria Cana, me të cilin ishin
bashk në pleqnime si pajtimtar për ngatërresat e gjaqet gjithndej viseve
shqiptare, në një intervistë që e kisha me të në shtëpinë e tij për ushtarët e
vrarë shqiptarë në “APJ” , se si në ditët e fundit të jetës së tij etnografi
dhe mbledhësi i zellshëm i folklorit Anton Çetta, nuk kishte para as për
blerjen e medikamenteve për sëmundjen e kancerit, nga e cila lëngonte. Të tillë
jemi ne që i harrojmë ata që aq shumë bënë për vendin e vet.
Dëshmitarë të
përjetshëm të zemrës së tij të madhe Shqiptare janë të gjithë ata shqiptarë që
si la të ngatërroheshin e vriteshin më tej, janë gjigandët e tjerë të mendësisë
Shqiptare, ndër ta Ibrahim Rugova e Zekeria Cana.
Ky është
“Instituti ” i Kosovo*s, ish Instituti ynë Albanologjik, që qysh pas luftës,
BIK-u e “luti” të bëhej me ta , pra jo me I.Rugovën, “nëse doni me ua shtrue
shkallët e dukatit” . Dhe shkallët e “dukatit” ua “shtruan” , duke iu
organizuar “albanologëve” shetitje “studimore” e pushime nëpër Turqi.
Në vitet
1990/1991, siç e dijnë kronistët e ngjarjeve të kohës, Akademiku Rexhep Qosja u
bë shumë i afërt me udhëheqësit e BIK-ut dhe me ndikimin e tij e shndërroj
medresen në një qendër tjetër të “aktiviteteve politike”, kuptohet në frymën e
pikëpamjeve të tij inatçore kundër intelektualit dhe politikanit që po vinte
Ibrahim Rugovës, i cili aktivitetin politik e zhvillonte si një asket i
vërtetë në atë që quhaj “Baraka e LDK-së”.
Për fatin e keq të
vendit, qasja e tillë e Qosjës ndaj BIK-ut dhe islamit politik është reflektur
tek ithtarët e tij, pasi synimet e tilla mbështilleshin me njëfar nacionalizmi
iracional, apo më mirë të quhet në njëfar nacional-islamizmi “shqiptar” të kamufluar.
Fillimisht ndikim pati tek Hashim Thaçi, e pastaj edhe tek Albin Kurti, gjë që
ende vazhdon. Megjithëse në atë kohë Rexhep Qosja dëshironte ta theksonte
ateizmin e tij, ateizëm që hetohej edhe në veprat e tij, kjo nuk e pengonte që
tu rrinte afër e në krah hoxhallarëve që kishin filluar të shtoheshin me
edukimin dhe arsimimin religjioz islamik në Medresen “Alaudin” të Prishtinës
etj. Duhet theksuar se vendimin rreth ndërtimit të “Xhamisë së Erdoganit” dhe
Diyanetit turk në Prishtinë, është marrë gjatë qeverisë Thaçi-Pacolli-Agani e
me shtytjen e tyre sikurse edhe të xhihadistëve të njohur të të ashtuquajturit
“Shteti Islamik” (IS) pastaj, si Lavdërim Muhaxheri e shokët e tij që përpara
se ti jipnin jetëkotat e tyre në Siri e Irak, bënin protesta dhe luftë të
ashpër propagandistike si “rini muslimane” për ndërtimin e xhamisë së madhe dhe
atë jo përballë Kishës Ortodokse Serbe të Slobodan Milosheviqit, por përball
Katedrales Katolike “Nëna Tereze” , e cila nuk do të mund të ndërtohej kurrë pa
bekimin dhe përpjekjet e pamposhtura të Ibrahim Rugovës.
Kështu mendohet të jetë
“Xhamia e Erdoganit” në Prishtinë, për të cilë Hashim Thaçi disa muaj para se
të arrestohej e dërgohej në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, pati thënë:
“Ndihem krenar që e vura gurthemelin e saj”. Krenar kur “vëllau turk” që vazhdon
të ndërtoj fabrika dhe ta armatos Serbinë, bënë investime religjioze të këtilla
që i duhen edhe Serbisë, në vendin tënd Shqiptar?!
Sipas informatave, firma
Mabetex e Behxhet Pacollit tashmë është e kontraktuar për ndërtimin e asaj
xhamie për 25 milionë €uro! Prandaj, duhet “kuptuar” afria dhe shërbimi
vardisës që Behxhet Pacolli e të tjerë si ai, arritën t’ua bënin dhe ua bëjnë
qarqeve islamike të BIK-ut për të ashtuquajturën “çështje e shamive” etj.,
koketimet e tij me “humanistët” religjioz islamik etj., për të cilët ai madje
“garanton” se “janë të mirë” etj.
Anton Çetta dhe Ibrahim
Rugova
*Drejtor i revistadrini.info