| E shtune, 16.01.2021, 12:25 PM |
Pak fjalë mbi monografinë "Djaloshi me dy zemra" (Aushvici i Krushës së Madhe) nga autori Prof. Dr. Nusret Pllana, 2017)
KUR
RRAHIN DAULLET E GJAKUT TË ARBËRIT
Është
e pamundur të shkruash, të lexosh, e mos të përjetosh shtërzime emoconesh
shpirti ndër më të ndryshmet, nga të bëmat e Bajlozit të Zi, mbi pafajësinë e
popullatës rrënjëse, ndër më të vjetrit në Gadishullin Ballkanik
Nga
Remzi Limani
Monografia
në fjalë "Djaloshi me dy zemra" të autorit Prof. Dr. Nusret Pllana, e
cila ka të gjitha tiparet e një romani dokumentar, kësaj radhe shtrinë dhimben
e gatuar nga jargavecët barbarë mbi Krushën e Madhe, ku më 26 mars të vitit
1999, pamëshirshëm u maskruan 241 veta. Pra, atë që nuk e reprodukonte mendja e
njeriut të shëndoshë, e bëri soldateska serbe në krye me Bajlozin e Zi...
Tani,
vështirë është t'i mbështjellësh vragët e kohës, sepse të gjitha janë ende
plagë të malcuara dhe, jo rastësisht, autori, Pllana, synarin e mendjes së tij
në këtë libër e vë qysh nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, duke u përbiruar
nëpër shtjellat e historisë deri tek ditët e sotme - në vazhdimësi duke u marrë
me sensibilizimin e kauzës kombëtare, përtej mureve të ndaluara... Pra, z. Pllana,
narracionin e tij historik të tipit romanesk e fillon që nga fëmijëria, duke
kaluar nëpër ëndrrat për lirinë dhe etjen për shkollimin, për ta kuptuar
mirëfilli të sotmën, me të cilën kacafytemi ende... Mbi këtë bazë, autori i
librit na jep shifra të sakta mbi të masakruarit, të cilët u shlyen nga sytë
tanë sikur të mos ishin kurrë... Këto të dhëna, përveq të libruara, autori i vë
edhe në beze filmi, për ta dëshmuar filmikisht atë që ka ndodhur mbi Tokën e
Djegur, duke e shpalosur dhimbjen gjithandej botës demokratike.
Së
këndejmi, i kthehemi Djaloshit me dy zemra, i cili sa rritej e lëshonte shtat
prej Vigani që mund ta gjejmë vetëm në përralla, ku sytë e vashave fokusojnë
dhe ëndërrojnë një mashkull të bukur siç
ishte në fakt, Blerim Nalli, protagonisti kryesor në këtë rrëfim prekës, ku
pamja e tij prej një luani me pamje hyji, në kohën e tij më të bukur, ra në
sytë e kanibalëve, të cilët, në kraharorin e gjërë sa bjeshka tek dëshmori,
Blerim Nalli, i shihnin dy zemra dhe, pa hezituar, e morën dhe ia nxorën
organet e brendshme, në brendinë e kamionit të policisë, i cili qëndronte pas
kanibalëve me tërë stafin mjekësor, për t'i masakruar djemtë e ri pasiqë i
vrisnin si zogjtë e pafajshëm...
Mëtej,
për të bëmat e paskrubullta të dorës së zezë, do tua lë lexuesve, në veçanti
gjeneratës së re, që edhe ata ta hetojnë dhimbjen kolektive, permes Blerimit te
Krushës se Madhe të të Madhit Ukshin Hoti
për
të mos e harruar kurrë aromën e Tokës së djegur, në të cilën lindën dhe u
rritën.
Së
fundmi, duhet të përmendim se, Prof. Nusret Pllana, deri tash ka të realizuara
62 vepra, ca prej tyre libra autorial mbi luftën e UÇK - së, monografi,
intervista dhe ekspozita fotografish mbi maskrat e kryera, të ekspozuar si
artefakte nëpër shumë qendra universitare në Evropë dhe në Amerikë. Në kuadër
të sensibilizimit të lufës, u shfaqen edhe shumë filma dokumentar të shoqëruar
me shumë intervista nga Prof, Pllana.