| E enjte, 14.01.2021, 01:28 PM |
VETMIA E BABAIT
Nga
Pierre-Pandeli Simsia
Sa
shpesh e kujtoj babin tim të ndjerë.
Sa
shpesh...!!!
Kanë
kaluar 29 vite që i ndjeri baba nuk jeton, por, unë e kujtoj shpesh...
E
kujtoj, sepse, në moshën time që unë jam tani, i ndjeri baba kishte një vit që
kishte humbur bashkëshorten e tij të dashur, mamanë tonë të paharuar.
E
kujtoj se si rinte i menduar me dhimbjen e madhe në shpirt, por që përpara
nesh, fëmijëve, të mos e jepte veten, të mos e shfaqte mërzitjen, të mos e
shfaqte vetminë.
E
mendoj, kur kthehej mbrëmjeve në shtëpi pas punës dhe mblidheshin në ndonjë
klub, birrari' të qytetit tonë, ata, shokët e tij të pandarë që ishin edhe si
vëllezër me njëri tjetrin: Spiro Mishaxhiu, Vasil Prendi, Ilia Lika Shyti,
Llambi Greku, Koço Mishaxhiu, Isuf Kafexhiu, Mehdi Haxhialiau... pasi kishin
"kthyer" edhe gotën dopjon raki, racioni i tyre i përnatshëm, babi
ynë shtatlart, hapte me ngadalë dhomën e madhe me oxhak që ishte edhe dhoma e
ndenjies dhe, pas përshëndetjes me atë buzëqeshjen që nuk iu nda nga buza
gjithë jetën e tij dhe me zërin e tij të qetë e të ëmbël, zinte vend në krye të
atij sendi minderi të drunjtë që ne e quanim, nim.
Nuk
e di pse atëbotë, babi ynë i mirë, i nderuar, burri, qytetari që i kishte bërë
vend vetes dhe ishte i respektuar në Berat, më dukej se ishte i vetmuar edhe
pse ishte i rrethuar me dashurinë dhe respektin e të gjithë ne familjarëve,
por, ai ndihej i vetmuar.
Vendin
e bashkëshortes që ke kaluar me dashuri një pjesë të mirë të jetës
bashkëshortore askush nuk e zëvendëson.
Dhe,
pikërisht, mungesa e saj në shtëpinë tonë e bënte babin tonë të ndihej i
vetmuar.
Pas
pak muajsh nga ky muaj që unë po shkruaj tani, babi do plotësonte moshën e tij
të pensionit, moshën 60-të vjeçare.
Eh!
Sa bukur, sa këndshëm, do festohej ajo datlindje së bashku me daljen në pension
të babit tonë dhe, në realitet, ashtu ndodhi; erdhën në shtëpinë tonë që nga
drejtori i ndërmarjes dhe gjithë administrata e deri shokët e tij të punës ku
kishte punuar për gati dyzetë vjetë me radhë magazinier në rezervat e shtetit,
po, ku ishte ajo, zonja e shtëpise, bashkëshortja e tij, mamaja jonë!
Ajo
tretej nën dhe! Mamaja jon; kishte gëzuar 50-të vitet e jetës së saj, për t'u
larguar nga kjo jetë, për të fjetur në gjumin e saj të përjetshëm në shtratin e
ftohtë nëndhe, banore e përjetshme e parajsës qiellore.
Sa
të vështirë e kam patur atëbotë të kuptoja dhimbjen, vetminë e babit tonë të
shtrenjtë, aq shumë të kollajtë e kam tani ta kuptoj, tani, që unë jam në
moshën e tij të atëhershme.
Sa
shpejt ikin vitet e jetës si pakuptuar!
Dhe
në këtë moshë, më vijnë në mendje fjalët që kemi dëgjuar nga të parët tanë:
"Zot, mos na lërë në moshën e pleqërisë pa bashkëshorten tonë që kemi
kaluar vite të shumta në jetën tonë:
Dhe
përsëri, trokasin në vesh ato fjalë po nga të parët tanë: "I lënshim pas
gruan dhe fëmijët të gëzojnë jetën"
Edhe
i ndjeri babi im, i përdorte shpesh këto shprehje, por, fati i tij i hidhur,
nuk e dëgjoi; e la të "vetmuar" burrë i ve' në moshën e tij 58-të
vjeçare, kur të dy, burrë e grua, kishin më shumë nevojë për njëra tjetrin të
gëzonin jetën e tyre bashkëshortore, meqenëse edhe fëmijët e tyre u rritën në
moshën për të ecur vetë në jetë...