| E enjte, 14.01.2021, 12:00 PM |
Lufta e UÇK-së, Ibrahim Rugova dhe Albin Kurti e Vjosa Osmani
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Ibrahim
Rugova dhe Lufta e UÇK-së, njëra rruga
paqësore e politiko-diplomatike dhe tjetra ajo luftarake dhe e armatosur si objektiv e stratergji kombëtare kishin çlirimin e Kosovës, shtetësinë e
Kosovës dhe ndërtimin e shtetit ligjor,
demokratik, modern si dhe zhvillimin e Kosovës republikane të lirë e të
pavarur dhe integrimin perendimor.
Vizioni strategjik i Rugovës ishte aleanca
me SHBA-të dhe perendimin, dhe ishin po SHBA dhe NATO ato që bashkë me
UÇK-në e çliruan dhe pavarësuan Kosovën.
Mirëpo
çfarë ndodhi gjatë këtyre 20 viteve që nga çlirimi Kosovës?!
Pasuesit
e Rugovës dhe ata që njihen si komandanta të UÇK-së: ata kapën politikën, kapën
partitë politike, kapën demokracinë dhe kapën shtetin e ligjin dhe i shndërruan
ato në instrumenta e vegla për përfitime personale pushteti, autoriteti e
pasurimi korruptiv dhe me hajni.
Ata
të LDK-së shfrytëzuan, manipulun dhe spekuluan me LDK-në rugoviane, por që
vetëm me filozofinë rugoviane nuk patën asgjë të përbashkët gjatë kohës së pas
tij.
Po
kështu edhe të quajturit komandanta të UÇK-së, koha vertetoi se ata paskan
pasur si qëllim shfrytëzimin, manipulimin dhe spekulimin me luftën, me
sakrificat e luftëtarëve, dëshmorëve dhe herojve të UÇK-së për të rrëmbyer
poste politike e shtetërore e që me anë të tyre për të grabitur paranë publike,
pasuritë kombëtare, troje e toka; pra pasurimin me vjedhje e korrupsion.
Kjo
elitë politike e tyrja i ka bërë dëme të rënda kombëtare Kosovës, jo vetëm se e
mbajti atë jashtë integrimit europian, por kjo elita e vjetër politike e
LDK-së, PDK-së, AAK-së NISMA dhe AKR-së, politike e cila e ka kapur dhe e mban
peng shtetin e ka renditur Kosovën si vëndin kampion në Europë për korrupsion
dhe hajni institucionale,varfëri, prapambetje demokratike dhe në mosndërtimin e
shtetit ligjor.
Jo
vetëm kaq por politika e vjetër e Kosovës, për interesa pushteti ka bërë
edhe Marreveshje e tradhti të rënda
karshi Kosovës dhe interesave kombëtare si: Marrëveshjen për Krijimin e
minishtetit serb brënda shtetit të Kosovës, atë të Bashkësisë së Komunave
serbe; i ka falur troje e territore Maqedonisë e Malit të Zi; u orvat për
ndarjen e coptimin e Kosovës me idenë dhe projektin famëkeq të shkëmbimit të
territoreve e cila do ta rrënonte shtetin e Kosovës, si dhe marreveshja e
fundit e shtatorit në Washington, marrëveshje e cila e kthen dhe e bën hisedare
Serbinë në Kosovë.
Kosova
dhe votuesi kosovar në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 duhet të zgjedhë mes kësaj
kaste ,klase dhe elite politike të vjetër mashtruese, matrapaze, spekulative
dhe e tradhtive apo do të zgjedhë alternativën
kombëtare, të aftë, të hapur, të përgjegjshme kombëtarisht të Albin
KURTIT dhe të Vjosa OSMANIT.
Besoj
se 14 Shkurti do të jetë dita e madhe e ndëshkimit dhe e ndarjes me politikën e
keqe, të dëmshme dhe antikombëtare të elitës së vjetër, dhe se votuesit
shqiptarë do t’ia besojnë pushtetin dhe qeverisjen Albin KURTIT dhe Vjosa
OSMANIT, alternativës së tyre, alternative
cila nuk ka asnjë fije dhe asgjë të përbashkët me elitën e vjetër
politike, por është një alternativë dhe një antitezë diametralisht e kundert me
atë të elitës politike dështake të vjetër.
(Vazhdon
me … Thirrjen: “Intelektualë të Kosovës e Shqipërisë të mbështesim KURTIN dhe
OSMANIN se është për të mirën
kombëtare“)