| E diele, 10.01.2021, 07:15 PM |
Masakrat në fshatin Prapashticë sipas burimeve historike dhe rrëfimeve nga familjarët e mi
Nga
Qazim Namani
Prapashtica
gjashtë herë, e djegur brenda shekullit XX, me mbi 1000 banorë të vrarë, dhe të
masakruar nga forcat ushtarake serbe.
Perandoria
Osmane, në vitin 1839, me reformat e tanzimatit, e bëri identifikimin e
popullit me religjionin. Pas ndarjes së popullatës në milete, ishin planifikuar
projekte ,për asimilimin e popullit shqiptar, andaj nga P. Osmane u shtuan
aksionet ushtarake, për përndjekjen dhe vrasjen e shqiptarëve, që nuk bindeshin
për ta ndërruar, identitetin e tyre kulturor, fetar e gjuhësor.
Në
vitin 1843, kurë porta e lartë, e proklamojë Hatisherifin e Gjylhanes, në
trojet shqiptare, kjo nuk u prit mirë, nga popullata shqiptare, menjëherë
filluan trazirat dhe popullata u ngrit në kryengritje. Zemërimi i madh i
shqiptarëve ishte shtuar, kur përveç shtimit të madh të taksës, regrutimit të
dhunshëm në ushtrinë osmane, porta e lartë fillojë edhe zëvendësimin e
feudalëve shqiptar, me funksionar osman, dhe shtimin e masave represive, për
islamizimin e popullatës dhe osmanizmin e administratës.
Për
shkak të këtyre masave, rezistenca e shqiptarëve erdhi duke u zgjeruar, dhe në
fund të vitit 1843, ajo fillojë të përhapet në të gjitha trevat shqiptare. Në
fillim të vitit 1844, kryengritjet shpërthyen në qytetin e Prishtinës, dhe me
të shpejtë u zgjeruan, edhe në qytetet tjera shqiptare. Kryengritësit, pasi i
bllokuan që të veprojnë forcat ushtarake osmane, arritën që ti çlirojnë disa
qytete të Kosovës, dhe Maqedonisë së
sotme.
P.
Osmane, për shuarjen e kryengritjes shqiptare, e kishte autorizuar Omer Pash
Latasin, ai ishte një renegat ortodoks, i lindur në Ogulin të Kroacisë.
Duhet
theksuar se popullata shqiptare e malësisë së Galabit, në veri-lindje të
Prishtinës, e deri në afërsi të Leskovit e të Vrajës, i kishte përballuar me
sukses, proceset e myslimanizmit të plotë, deri në ato vite.
Ushtria
e rregullt e sulltanit, e dërguar në trojet shqiptare, ndërmerrte masa
çnjerëzore, dhe bënë presion shumë të madh, ndaj kriptkatolikve shqiptar në
Shqipërinë veriore, me qëllim që të shtoi zhvillimi e procesit të islamizimit
te popullatës shqiptare.
Gjatë
viteve 1843-1846, u shtuan masa të posaçme, ndaj shqiptarëve që paraqiteshin si
mysliman të rrejshëm (kriptokatolik të fshehtë).
Masa
të ashpra u zbatuan, sidomos ndaj popullatës kriptokatolike, të cilët i kundërshtuan
këto reforma. Burgjet ishin mbushur me plotë shqiptar. Ata rriheshin çdo ditë
me kamxhik, iu jepej pak ushqim dhe mbaheshin të lidhur me zinxhirë burgje. Selim Pashai, i mllefosur ndaj
kundërshtarëve të reformave, u tërbua nga qëndresa e të dënuarve, dhe urdhëroi
që sa më shumë të shtohet dhuna, ndaj të ndaj të pa bindurve.
Për
dhunën që Selim Pasha e ushtronte ndaj shqiptarëve, kuptojmë nga ky burim:
Gazeta e kohës: Wellington Independent, Volume II, Issue 125, 23 December 1846,
Page 4, sjellë të dhëna për dhunën, që e ushtronte Selim Pasha, gjatë vitit
1846, ndaj shqiptarëve të besimit katolik, në rrethinën e Gjilanit
Pas
këtyre masave të ashpra, të ushtrisë osmane, pjesa dërmuese e popullatës
shqiptare, u detyrua ta pranojë fenë islame.
Njëra
ndër fshatrat që i dha fund myslimanizmit, ne atë periudhë ishte edhe fshati
Prapashticë. Prapashtica dhe fshatrat tjera shqiptare, u detyruan që të
braktisin faltoret e krishtera, për të filluar me aplikimin e riteve myslimane.
Në
këto rrethana të vështira, shumë të rinj nga Prapashtica, u mobilizuan në
ushtrinë osmane, shumica prej tyre nuk u kthyen në vendlindjen e tyre, atje
mbetën të vrarë duke luftuar për interesa të P. osmane. Njëri ndër të vrarët në
Plevle të Vogël, në luftë kundër forcave ruse, ishte edhe Beka, gjyshi i gjyshit tim (Q.N.). Popullata e fshatit ishte
varfëruar, sepse të gjithë meshkujt, e aftë për të luftuar i kishte marrë nizam
P. Osmane. P. osmane tani në trevat shqiptare, i kishte filluar edhe reformat
për tokën. Pas reformave të vitit 1856, e tërë toka e një fshati tani ishte në
duart e Koxhabashit (Kryeplak i fshatrave të krishtera). Me qëllim që të
mblidhen, sa më shumë lira (monedha ari), për ta financuar ushtrinë osmane,
Koxhabashi e kishte të drejtën, që të ju shet fshatarëve tokën e fshatit, madje
tokën e fshatit kishin të drejtë, që ta blejnë edhe fshatarët tjerë, jashtë
fshatit të tyre. Edhe me këto reforma fillojnë konfliktet, dhe vrasjet në mes
bashkëfshatarëve dhe shqiptarëve në përgjithësi. Konfliktet në mes të shqiptarëve
mysliman, dhe atyre që ende nuk e kishin pranuar zyrtarisht islamizimin
(Poturët), bëheshin për shkaqe pronësore, vjedhje të bagëtive, për martesat e
ndërsjella, etj.
Kjo
situatë i shkonte për shtati P. Osmane, andaj nga kjo gjendje e rëndë shumë
familje shqiptare u shuan tërësisht.
Në
katër dekadat e fundit të shekullit XIX, edhe pse popullata shqiptare në
Prapashticë u regjistrua me përkatësi fetare myslimane, feja me vështirësi
zinte venë, në kulturën dhe mentalitetin, e një popullate autoktone shqiptare,
që e kishte kundërshtuar reformën, plote pesë shekuj më parë. Fahati
Prapashticë, dhe disa fshatra tjera për rreth, duke qene të besimit katolik të
ritit perëndimor, disa shekuj më parë ishin bërë edhe fole, të qëndrimit të
shumë klerikvë dhe meshtarëve shqiptarë mesjetar. Në këto fshatra qëndroi
Pjetër Budi, për ta organizuar kuvendin në Herkulium (Prokupla e sotme), pastaj
Andrea Mazreku i cili i vizitojë disa kisha katolike në këto anë etj. Pjetër
Bogdani i cili qëndrojë në malësinë e Prishtinës, kur gjatë luftës
Austro-Osmane, e mobilizojë popullatën shqiptare të këtyre anëve, për ta marrë
në kontroll Prishtinën, gjatë luftës në mes Austrisë dhe P. Osmane në vitin
1690.
Në
fshatin Prapashticë, ekzistonin më parë disa kisha. Në njërën ndër kishat më të
mëdha të fshatit, e cila i kishte pasur edhe pronat e veta, ajo u ri adaptua,
dhe u shndërrua në xhami të fshatit. Në këtë objekt fshatarët i vazhduan
kuvendet e tyre popullore, ashtu si i kishin mbajtur shekuj më parë në kishën e
tyre.
Për
kuvendet popullore dardane të fshatit Prapashticë, ka shkruar edhe Georg Von
Hahn, i cili në vitin 1858, e viziton Prishtinën, ku merr të dhëna se në
xhaminë e fshatit Prapashticë, i mbajnë kuvendet dardane 19 fshatra të Galabit
të epërm.
Në
prag të krizës lindore, Prapashtica dhe fshatrat për rreth saj, ishin në
gjendje të vështirë ekonomike e sociale. Gjendjen e tyre ekonomike e kishte
rënduar shumë, mobilizimi si dhe mbledhja e taksave për P. Osmane. Popullata
shqiptare e kësaj ane, nuk ishin në gjendje, që të bëjnë ndonjë organizim, për
të mbrojtur jetën dhe interesin e tyre kombëtar. Në mes të shqiptarëve, tani
ishte krijuar një konflikt ndërfetar, shumë shqiptarë të krishterë, duke mos u
pajtuar më reformat e P. Osmane, kalonin në territorin e Serbisë autonome. Ata
atje regjistroheshin si serbë, dhe bëheshin prestarë të kishës ortodokse serbe.
Kisha Ortodokse Serbe, e cila ishte themeluar me ndihmën e Rusisë në vitin
1837, tani më i kishte futurë misionarët e saj, duke hapur edhe shkolla fetare
në tërë Shqipërinë veriore. Misioni i tyre ishte, nxitja e urrejtjes së
shqiptarëve të krishterë, ndaj shqiptarëve mysliman, si dhe asimilimi i tyre,
që tani më ishte shndërruar në një platformë pansllaviste. Përveç misionarëve dhe klerikëve ortodokse, Rusia në
trevat shqiptare kishte sjellë dhe mjaftë shumë klerikë mysliman, e të cilët
kishin zënë vende në xhamit kryesore të qyteteve me popullatë shqiptare.
Rusia
duke i shtuar misionarët e vet politik, ushtarak dhe fetar në viset shqiptare,
përgatitej për mobilizimin e ortodoksëve të gadishullit, për ti shtyrë në luftë
kundër P. Osmane. Në këtë rast viktimë ishin prapë shqiptarët, të cilët në
vitin 1878, pësuan gjenocid të pa parë deri me tani, ndaj popullatës civile.
Ushtria ruso-sllave e armatosur me armët më modern të kohës, u vërsulën kundër
popullatës shqiptare të varfër, dhe të pa armatosur në rajonin e Nishit,
Kushumlisë, Prokuples, Leskocit dhe depërtuan në territorin e Kosovës së sotme.
Gjatë kësaj lufte, me mijëra shqiptarë u masakruan, vendbanimet e tyre u dogjën,
ndërsa ata që patën mundësi, u larguan në shtetet për rreth, të tjerët që
mbetën në ato vise u serbizuan.
Për
ta ndaluar këtë gjenocid, ndërhynë edhe fuqitë më të mëdha të kohës, duke e
organizuar një kongres në Berlinë. Në këtë kongres, Serbia e fiton pavarësinë
me territor dukshëm më të madh, pasi që me ndihmën e Rusisë, arriti që ti
pushtojë shumë treva shqiptare. Sipas kufijve të caktuar, në bazë të
marrëveshjes në Berlin, Malësia e Galabit, deri në ato vite, që ishte tërësisht
e banuar me popullatë shqiptare, ndahet në mes të Serbisë dhe P. Osmane.
Prapashtica
si fshatë, që shtrihet në pjesën qendrore të Galabit, mbeti në vijën kufitare,
por brenda territorit të P. Osmane.
Për
gjendjen e vështirë të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, që vinin nga ajo anë
gjatw vitir 1878, thuhet se në disa fshatra të brezit kufitar, ishin bërë edhe
takime me veprimtarë shqiptarë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për të marrë
vendime të ndryshme, që të përballohet gjendja e vështirë e popullatës, me
plagë në trup që arrinin nga ajo trevë shqiptare. Shqiptarët e shpërngulur u
ndihmuan nga veprimtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si: Hysen Agë
Gjilani, Hykë Kabashi nga Gjakova, Rrustem Gashi nga Prizreni. Veprimtarët
shqiptarë të lidhjes, i kishin mbajtur disa tubime me shqiptarët e brezit
kufitar në livadhet e Prapashticës, Merdare, Sfircë, Kitkë dhe pika tjera
strategjike. Në këto tubime thuhet se u morën shumë masa për të përballuar
gjendjen e krijuar, dhe një numër i madh i shqiptarëve të përndjekur u tërhoqën
në qytete dhe fshatra tjera në thellësi të vendit. Veprimtarët e lidhjes e
kundërshtonin, dërgimin e shqiptarëve në shkretëtirat e Anadollit, dhe kërkonin
që të shpërngulurit të ktheheshin në Vilajetin e Kosovës, dhe tokat e tyre në
Sanxhakun e Nishit.
Si
në shumë fshatra tjera të brezit kufitar, edhe në Prapashticë u vendosën disa
familje nga fshatrat shqiptare të Sanxhakut të Nishit.
Me
që shqiptarët e ardhur nga Sanxhaku i Nishit, që u vendosën që të jetojnë në
Prapashticë, ishin më të përkushtuar ndaj fesë islame, ata së bashku me
fshatarët tjerë autokton vendosën që ta ndërtojnë xhaminë e re në fshatin
Prapashticë. Në vitin 1892 e fillojnë ndërtimin e xhamisë së re, dhe imam i
fshatit zgjidhet një shqiptar i ardhur, pak vite më parë në Prapashticë. Ky
objekt fillojë të përdorët për lutje, por edhe për kuvende të ndryshme të
fshatit.
Gjendja
e popullatës shqiptare nën P. osmane, nuk u përmirësua edhe pas ardhjes në
pushtet të Xhonturqve në vitin 1908. Shqiptarët e pa kënaqur, u ngritën në
kryengritje, të cilat u zgjeruan dukshëm, gjatë viteve 1910-1911. P. Osmane e
dërgojë ushtrinë për çarmatosjen e popullatës shqiptare. Duke e parë dobësimin
e P. Osmane shtetet tjera të gadishullit, lidhen aleancën mes tyre për ta
sulmuar P. Osmane. Në këtë aleancë nuk u përfshinë vetëm shqiptarët.
Regjimenti
i tretë i ushtrisë serbe, që e përfshinte rrethin e Medvegjës komandohej nga
tre komandantë, të cilët vepronin në anën veriore të malit Lisica në Prapashticë, dhe kjo vijë
kufitare më e afërta me Prishtinën quhej edhe “Zorra e Trashë”.
Qeveria
serbe, forcat më të mëdha të ushtrisë, i kishte vendosur në fshatrat e
Medvegjës. Sipas planit ushtarak serbë, synohej që përmes Prapashticës të hyhet
në Prishtinë. Mirëpo sulmet e njësitit të çetnikut Vojsllav Tanaskoviqit, që ju
paraprinë sulmeve të ushtrisë së rregullt serbe, ndikuan që këto njësite prej
Merdarës të hyjnë të parat në Prishtinë. Pas thyerjes së kufirit në Merdare,
territoret shqiptare sulmohen nga të gjitha pozicionet serbe për gjatë kufirit.
Shqiptarët sulmohen nga të gjitha anët, vriteshin kudo që haseshin, digjeshin
fshatra të tëra. Ushtria e rregullt prej Medvegjës e sulmojë Prapashticën dhe
Sfircën. Në të dy këto pozicione shqiptarët nuk e kishin përkrahjen e ushtrisë
turke. Shqiptarët edhe pse nuk kishin armatim të duhur, mbi baza vullnetare
zhvilluan luftime të ashpra me ushtrinë serbe. Në Prapashtice digjet i tërë
fshati, pasi vriten rreth 100 shqiptar, popullata një pjesë strehohet në male,
ndërsa pjesa tjetër hyjnë në Prishtinë para se të hynte ushtria serbe prej
kësaj ane.
Në
prag të luftërave ballkanike, pas aksionit të çarmatosjes së popullatës
shqiptare në Kosovë, nga ministri i luftës në qeverinë turke i cili vet i
printe këtij operacioni ushtarak, popullata shqiptare në brezin kufitar me
Serbinë nuk ndihej e sigurt. Banorët e brezit kufitar nuk kishin asnjë
përkrahje, e vetmja mundësi për tu furnizuar me armë ishte blerja ilegale e
armatimit nga tregtarët serbë. Disa tregtar shqiptar fillojnë të blejnë armë
prej tregtarëve Serbë, natyrisht se tregtarët serbë ishin të lidhur ngushtë me
ushtrinë serbe. Në këto rrethana duke mos pasur mundësi tjetër, Ibrahim Fana,
Ibrahim Govori nga Prapashtica, dhe një shqiptar nga fshati Hajobillë, të dy
këto fshatra në kufi me Serbinë, i blejnë 2000 pushkë prej tregtarëve serbë.
Menjëherë pas hyrjes së ushtrisë serbe në këto fshatra, të tre këta shqiptar
arrestohen, dhe ju kërkohen armët me regjistër ashtu si i kishin blerë. Me qenë
se këta armët i kishin ndarë te vullnetarët shqiptar që e mbronin kufirin, që
të tretë vriten dhe trupat e tyre hidhen në pusat e fshatit Surkish afër
Podjevës. Ushtria serbe pasi hynë në Prapashticë, i vranë mbi 100 shqiptarë dhe
e djegë në tërësi fshatin, në fshatrat e këtij brezi kufitar prej Merdarës e
deri në Prapashticë, ushtria serbe i mbledhë 1800, djem dhe burra shqiptar. Të
arrestuarit i ndanë në dy grupe. Në grupin e parë prej rreth 1000, ushtria
serbe i dërgon në qytetin e Aleksincit, dhe të gjithë atje përnjëherë
pushkatohen. Në mesin e të pushkatuarve mbetët rëndë i plagosur vetëm Imer Fana
nga Prapashtica, i cili edhe ashtu i plagosur rëndë për pak ditë arrin te një
familje shqiptare në fshatin Sfircë. Në Sfircë ai kishte treguar për shokët e
pushkatuar, por nga plagët e rënda kishte vdekur atje pa e pasur mundësinë që
ta sheh me sy edhe njëherë vendlindjen e tij. Grupi tjetër prej rreth 800
shqiptarësh, duke u dërguar për pushkatim në Serbi, ushtria serbe ndeshet me
ushtarët bullgar, kështu që shqiptarët pasi përfundojnë në duart e bullgarëve
lirohen, dhe kthehen të gjallë në familjet e tyre. Për këtë rast deri më tani
nuk kam gjetur burime të shkruara, por këto ngjarje i kam shënuar nga rrëfimet
e njerëzve të moshuar të kësaj ane, e sidomos nga gjyshi im i lindur në vitin
1909.
Se
numri i shqiptarëve të vrarë ishte shumë i madh, gjatë ekspeditave ushtarake të
ushtrisë serbe, të kryer andaj popullatës së pa mbrojtur shqiptare, dëshmojnë
edhe burimet e kohës, kur Daily Telegraph për këto ngjarje njofton se gjatë
hyrjes së ushtrisë serbe në Prishtinë ishin vrarë 5000 shqiptarë, por njofton
edhe për 5000 shqiptarë tjerë të vrarë prej brezit kufitar e deri në Prishtinë.
Po ashtu njoftime rrëqethëse tregohen
edhe për viset tjera shqiptare.
Për
këto masakra të ushtrisë serbe ka shkruar edhe New York Times, më 31 dhjetor,
të vitit 1912, njofton se ushtria serbe pasi i dogji të gjitha fshatrat, duke
vrarë gra, pleq, fëmijë e mori Prishtinën më 22 tetor. Për këto krime, kemi
edhe burime mjaftë të rëndësishme, nga gazetarët e shteteve perëndimore, që i
përcillnin ngjarjet e asaj kohe nga terreni.
Hyrja
e ushtrisë serbe, më 22 tetor në Prishtinë
Ushtarët
serbë duke i torturuar shqiptarët në Prishtinë gjatë vitit 1913
Madje
për këto krime kemi edhe të dhëna nga: Ditari i luftës së Kosta
Novakoviqit, i cili ishte oficer në
ushtrinë serbe, pjesëmarrës në luftën e Merdarit, që ishte botuar në Gazeta elektronike Beogradase
“E-novine”, dëshmon për mizoritë e tmerrshme të trupave të çrregullta të
çetnikëve dhe të ushtrisë serbe. Ai i
gjykon sjelljet e çetnikëve dhe ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve, duke e
vlerësuar si turp për Serbinë dhe ushtrinë serbe.
Gjatë
luftërave ballkanike, shumë shqiptarë u vranë dhe u dëbuan, shumë shtëpi u
dogjën u konfiskuan prona, shkatërruan vlerat e artit dhe filloi procesi i
asimilimit të dhunshëm me bekimin edhe të Kishës Ortodokse Serbe. Për
asimilimin e popullatës shqiptare gjatë shekullit XIX, dhe pas luftërave
ballkanike, tregojnë dokumentet, që ruhen në arkivin historik të qytetit të
Beogradit. Rusia e mbështeste Serbinë me oficer, vullnetar, teknikë ushtarake
dhe mallra. Disa mijëra sllavë nga veriu, Çekia dhe Sllovenia janë paraqitur
vullnetarisht të luftojnë krahas me serbët.
Banorët
shqiptarë që i shpëtuan kësaj ekspedite të ushtrisë serbe, u kthyen për të
vazhduar prapë jetën në shtëpitë e tyre.
Në
fshatin Prapashticë, ata banorë që u kthyen pas luftërave ballkanike, fshatin e
gjetën tërësisht të djegur. Përveç objekteve të banimit ushtria serbe e kishte
djegur edhe xhaminë e fshatit. Banorët në ato kushte të vështira u mobilizuan
për të ndërtuar ndonjë shtëpi të vogël, kryesisht më material rrethanor.
Lufta
e Parë Botërore, banorët e Prapashticës i zuri të pa mbrojtur dhe të varfër.
Ata kishin humbur gjithçka në luftërat ballkanike. Banorët kishin ngritur
çatitë e tyre, sa për ti strehuar familjen. Ata nuk ishin të sigurt as në shtëpitë
e tyre, sepse ballafaqoheshin me vrasje e plaçkitje të përditshme, nga grupet e
organizuara të serbëve që vinin nga ana tjetër e kufirit. Gjatë Luftës së Parë
Botërore, territorin e fshatit Prapashticë e shkeli edhe ushtria bullgare.
Pranë kodrës së Lisinës, bullgarët u ndeshën me grupet serbe, që kishin hyrë
nga Serbia, për të plaçkitur fshatrat shqiptare, brenda territorit të Kosovës
së sotme. Ushtria bullgare i la të vrarë qindra serbë në Prapashticë. Pas këtij
rasti, ndërhyri ushtria serbe dhe prapë e dogji fshatin. Ushtria serbe i vrau
disa shqiptar, i arrestojë të gjithë meshkujt tjerë të Prapashticës, dhe të lidhur i kishte quar në
fshatin Medec.
Musa
i Bekës, nga lagjja e Shushnicëve (nën lagje e Balajve), që jetonin në kufijtë
e fshatit Marec, Krilevë e Gllogovicë, vendos që të hyjë në brendi të fshatit
për të parë se çka ka ndodhur me familjet shqiptare. Po sa hynë kah mesi i
fshatit e takon një bashkëfshatar nga lagjja e Cubajve, i cili i shqetësuar nuk
dinte për fatin e burrave të fshatit. Këta dy së bashku vendosin që të shkojnë
në drejtim të ushtrisë serbe, kur pa prit mas e takojnë një serbë nga fshati
Koliq, me të cilin njiheshin më parë, dhe e fliste gjuhën shqipe rrjedhshëm.
Këta i luten shumë që përmes tij të takohen me komandantin e ushtrisë serbe.
Serbi nga Koliqi ia mundësoi që këta dy shqiptar të takohen me komandantin
serbë. Këta nga komandanti serbë kërkuan që të dinë më shumë për fatin e
bashkëfshatarëve të tyre, duke u arsyetuar se shqiptarët, nuk janë fajtorë për
vrasjen e serbëve në Prapashticë. Komandanti serbë e dinte mirë se serbët i
kishte vrarë ushtria bullgare, por në këtë rast e kishte shfrytëzuar rastin që
prapë ta djegë Prapashticën, dhe të kryej krime ndaj banorëve shqiptar. Këta dy
shqiptarë kërkuan lirimin e banorëve, por komandanti serbe e kushtëzojë lirimin
e tyre me 50 lira (monedha ari) turke. Musa i kishte pasur 40 lira turke në
shtëpinë e tij, por shtëpinë e kishte
larg nga mesi i fshatit. Tani nuk dinte se ku do ti gjejë edhe 10 lirat tjera.
Komandanti serbë ju jep afat prej 2 orësh që ti sjellin lirat, në mënyrë që të
lirohen bashkëfshataret e tyre që ishin dërguar ne Medec. Komandanti serbë ua
dha të dyve nga një letër në dorë, në rast se hasin në ndonjë rojë të ushtrisë
serbe të ju tregojnë letrën. Por sa u ndanë me komandantin serbë, ky nga lagjja
e Cubajve i thotë Musës, se i kishte fshehur 13 lira nën një rrasë guri pranë
shtëpisë së tij. Musa kur e vërejti se po i digjej shtëpi i tha , shko me
kujdes merri ato lira, sa ti shpëtojmë fshatarët tanë, se nëse mbesim gjallë po
ta jap besën se kam me i shitë disa kafshë, dhe kam me ti kthye prapë. Por sa e
kthyen kokën andej e shihnin tymin dhe flakën që dilte nga shtëpia e tij, por
ai me letër në dorë shkoj ti merr lirat e të takohen prapë me Musën ne fshat. Pas
një ore të dytë ishin takuar, dhe tani i kishin siguruar lirat (monedha ari) që
të ja japin komandantit serbë. Që të dytë shkuan te komandanti dhe ja dorëzuan
lirat. Komandanti serbë urdhëroi serbin nga Koliqi, këta të dytë dhe disa ushtarë serbë që të
dalin e ti njoftojnë ushtrinë serbe në Medec, për ti liruar fshatarët shqiptar.
Pas një ore fshatarët e Prapashticës u liruan dhe u kthyen në fshat. Porsa
erdhën fshatarët në fshat, para se të liroheshin, komandanti i ushtrisë serbe i
urdhëroi shqiptarët që të hapin varret dhe ti varrosin serbët e vrarë nga
bullgarët në Prapashticë, Pas varrosjes së ushtarëve serbë, qytetarët e
Prapashticës u liruan. Më vonë Musa i shiti disa kafshë, dhe ja ktheu lirat
bashkëfshatarit të tij.
Në
vitin 1916/17, banorët e Prapashticës ndiheshin pak më të liruar. Ata u
mobilizuan dhe e ndërtuan xhaminë e re,
filluan të ndërtojnë shtëpitë e tyre,
ata menduan se Serbia nuk do të kthehej ma në tokat e tyre.
Pas
Përfundimit të Luftës së Parë botërorë, Kosova prapë mbeti brenda kufijve të
Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, që u
formua me 01. dhjetor 1918. Ushtria dhe xhandarmëria serbe, prapë filluan
torturat dhe dhunën ndaj popullatës shqiptare.
Bazuar
në kujtimet familjare, në vitin 1918 xhandarmëria serbe, kishte ardhur në Prapashticë.
Në mesin e xhandarmërisë kishte pasur edhe disa shqiptarë. Por sa xhandarmëria
kishte dalë në anën lindore të Kodrës së Madhe, atje ku jetonin lagjja
Brahavitë e lagjes Canolli të Marecit, dhe lagjja e Shushnicve të Lagjës Balaj
të Prapashticës, ju kishin bërë ftësë të gjithë meshkujve prej moshës 15 e deri
në moshën 65 që të lajmërohen te Laku i Mehmetit. Të gjithëve ju kishin thënë
që ta marrin nga një zhegër (shufër metalike me gjatësi mbi 50 cm, që përdorej
për ta mbajtur qafën e kafshës brenda zgjedhës), në dorë e të shkojnë para
xhandarmërisë serbe. Të gjithë ashtu vepruan, e morën nga një zhegër dhe shkuan
para xhandarmërisë serbe. Komandanti i xhandarmërisë serbe fillojë të ju
tregojë për rendin e ri, dhe për detyrat e tyre, që të respektojnë çdo urdhër
që ju vjen nga pushteti. Shqiptarët të gjithë qëndroni kokë ulur, dhe dëgjonin
më vëmendje. Për një çast komandanti i xhandarmërisë, për të shkaktuar frikë
dhe nënshtrim të plotë ia merr Musës së Shushnicëve zhegrën prej dore, dhe e
godet me te në krahët e tij. Më që Musa ishte më i moshuari nga të gjithë të
pranishmit nga dhimbja lëshon një ofshamë prekëse. Djali i Musës, Dibrani 26
vjeçar, që ishte i pranishëm në atë tubim, nga ajo skenë e dhimbshme e humbë
kontrollin dhe me të shpejtë e godet shqelm komandantin e xhandarmërisë, duke e
shtrirë në toke. Në këto rrethana fillon rrahja në mes të shqiptarëve dhe
xhandarmërisë serbe. Xhandarët shqiptarë që ishin mobilizuar me uniformën
serbe, ju kishin hyrë në mes, duke e luajtur rolin e ndërprerjes së
përleshjeve. Xhandarët serbë tani e kishin kthyer vëmendjen kah Dibrani, por
xhandarët shqiptar duke vepruar, për qetësimin e situatës luteshin që të falet
Dibrani, dhe kjo ngjarje të përfundojë pa pasoja. Ngjarja përfundon pa ndonjë
viktimë dhe pasoja më të mëdha, fal xhandarëve shqiptar që i kishin shoqëruar
xhandarët serbë.
Xhandarmëria
serbe, kështu vepronte në të gjitha lagjet e banuara me shqiptarë në këto anë.
Maltretimet e shqiptarëve të Prapashticës ishin të përditshme. Synimi i
xhandarmërisë serbe ishte që territorin e këtij fshati strategjikë, ta pastrojë
nga shqiptarët dhe këtë fshat, dhe ta kolonizoj me popullatë sllave. Për ta
realizuar këtë qëllim, ushtria e Mbretërisë Serbo-Kraato-Sllovene, e kishte
hartuar projektin për një masakër ndaj popullatës shqiptare në disa fshatra,
duke filluar që nga fshati Karaqë afër Vushtrrisë e deri në fshatin
Prapashticë. Planet serbe ishin, që gjatë kohës së përcaktimit të kufijve me
shtetin e ri shqiptar, ta shfrytëzoj rastin që të bëjë masakra ndaj popullatës
civile, në disa fshatra në brezin e sotëm kufitar me Shqipërinë, si dhe në disa
fshatra në brezin veri-lindor të Kosovës së sotme, duke filluar në Shalë, Llap
e Gallap. Ushtria serbe këto masakra
donte që ti arsyetonte para faktorit ndërkombëtar, se është duke i luftuar
pjesëtarët e lëvizjes kaçake shqiptare, e cila ishte zgjeruar dukshëm në
Kosovën e sotme, por në fakt planifikonte që të
vriste popullatën shqiptare, dhe
të digjte çdo gjë nga ekonomia familjare e shqiptarëve, me qëllim të spastrimit
etnik të shqiptarëve nga ajo zonë.
Batalioni
i Armatës së III serbe, që e komandonte Radovan Radovici, dhe xhandarmëria e
komanduar nga Bozhidar Paunovici, më 06 janar 2021, i filluan vrasjet e
popullatës shqiptare në fshatin Karaqë, Zagorje, të Vushtrrisë, pastaj vazhduan
masakrat në Segashë, Popovë, Majacë, Bellopoje, Gërdocë, Tërnavë, Sharban,
Koliqë, Keqekollë dhe Prapashticë. Vrasje të shqiptarëve gjatë kësaj ekspedite,
janë bërë edhe në disa fshatrat tjera. Gjatë marshimit të kësaj ekspedite ushtarake,
shqiptar u vranë edhe në Ballaban, Nishec, Orllan, Kalaticë etj. Në të gjitha
këto fshatra u vranë shumë fëmijë dhe të moshuar, por masakra më e madhe gjatë
atij viti, është bërë në fshatrat Keqekollë e Prapashticë.
Me
10 janar të vitit 1921, arriti në Keqekllë dhe Prapashticë. Me të arritur në
Keqekollë e masakruan familjen e Mulla Ademit. Në Prapashticë ushtria serbe i
fton të gjithë meshkujt e moshës mbi 15 vite që të shkojnë në një takim te
xhamia e fshatit. Ata urdhërohen që secili fshatarë të sjellë më vete ndonjë
bagëti të imët për të ju afruar ushqim ushtrisë serbe.
Kërkojë
ndjesë, unë në këtë shkrim, po i përshkruaj në pika të shkurta, rrëfimet e
familjarëve të mijë të ngushtë , duke e ditur se çdo familje e këtyre fshatrave
ruan në kujtesë, përjetimet e familjarëve të tyre, e që shumë prej tyre, e tejkalojnë dukshëm tragjedinë e familjarëve
në familjen time. Sipas rrëfimeve të gjyshit tim Brahim Namani i lindur më
(1909), baba i tij Namani, së bashku me Rexhepin, Ramën e Hazirit dhe Dibranin,
kishin marrë pjesë në takimin e datës 10 janar me ushtrinë serbe. Në takim
ushtria serbe i kishte porositur që ata të cilët i kanë shtëpitë larg, të flenë
te bashkëfshatarët e tyre, që i kanë shtëpitë më afër xhamisë, në mënyrë që të
nesërmen me datën 11janar, të paraqitën me të filluar agu para ushtrisë serbe.
Me që shtëpitë tona ishin larg nga xhamia e fshatit, ata prapë kishin vendosur
që të kthehen te shtëpia, për të shkuar të nesërmen në mëngjes. Të nesërmen në
mëngjes vendosin që të shkojnë Namani me kushërinjtë e tij Rexhepin dhe Ramën, Dibrani nuk shkon.
Që të tretë e marrin nga një qengjë me veti, për të shkuar te xhamia. Para se
të shkojnë te xhamia, ishin takuar edhe me disa burra tjerë të lagjes së
Balajve. Ushtria serbe gjatë mëngjesit të hershëm, i kishte kryer disa vrasje
dhe masakra në shtëpitë afër xhamisë.
Por sa fshatarët mblidhen te xhamia, urdhërohet që sipas lagjeve, ti
ndajë fshatarët në katër grupe. Komandanti i ushtrisë serbe i kishte porositur
ushtarët e tij, që posa të kërcet topi, të fillojnë menjëherë vrasjet e
shqiptarëve. Pas kërcitjes së topit, fillon vrasja e burrave të fshatit, si dhe
djegia e shtëpive dhe familjarëve të tyre. Ishin shumë të pakët ata të cilët
kishin pasur mundësi që të shpëtojnë të gjallë nga kjo ekspeditë. Lagjja e
Balajve, ishte tubuar te lokaliteti i quajtur Baçaviat, dhe aty kishte filluar
ekzekutimi i tyre. Në këtë lokalitet ishte vrarë baba i gjyshit tim Namani dhe
Rexhepi, ndërsa Rama kishte arritur ti shpëtoj vrasjes. Atë ditë kishte pasur
shumë borë, por Rama duke ecur nëpër ujin e një përroi, për të mos lënë gjurmë
në borë, futet në disa rakita të dendura (lloj shkurre), duke qëndruar me këmbë
në ujë. Disa herë ushtarët serbë, ju kishin afruar afër, por ky nuk kishte
lëvizur. Siç kishte treguar më vonë nga të ftohtët, britmat dhe trishtimi disa
herë i kishte shkuar mendja që të dal prej uji. Pas pak kur ndërpriten britmat
e bashkëfshatarëve të tij, Rama me kujdes, fillon të lëvizë përroit të poshtë,
dhe me vështirësi të mëdha, arrin deri të shtëpitë tona. Porsa arrin, ai tregon
ngjarjen dhe vrasjen e Namanit, të cilin e kishte parë, kur e qëllon me armë
dhe bajonetë ushtari serbë. Pas dy orëve kur qetësohet situata, dhe ushtria
serbe fillon të tërhiqet, Musa me 4 apo 5 burra tjerë të lagjes së Balajve,
arrijnë të dalin në vendin e ngjarjes, ku ishin vrarë burrat e kësaj lagjeje.
Pasi i tubojnë të vrarët i bartin ngadalë, dhe i sjellin te lokaliteti i
quajtur Rusolia. Në lagje i gjejnë disa vegla pune, dhe fillojnë që ti varrosin
burrat e lagjes. Në mesin e të vrarëve nuk kishte qenë Rexhepi. Në fillim
kishin menduar, se mos vallë ka arritur ti shpëtoj kësaj tragjedia, dhe do të
kthehet në shtëpi, por kjo nuk kishte ndodhur. Të nesërmen, dolën në kërkim të
Rexhepit, por nuk arritën dot ta gjejnë kufomën e tij. Pas dy dite duke e
vëzhguar terrenin duke ecur prej Baçaviasë, kodrës përpjetë, arrijnë lartë në
kodër dhe e gjejnë Rexhepin të masakruar dhe të ngrirë ulur në borë. Sipas
rrëfimeve Rexhepin e kishin gjetur ulur me dorën të ngritur lartë dhe të ngrirë,
ndërsa ballin dhe kreshtën e kokës e kishte pasur të çarë, nga bajonetat e
ushtarit serbë. Ashtu të ngrirë e kishin varrosur të Rusoliat. Rexhepi i ndjerë
gjatë Luftës së Parë Botërore, fal një lire që ja kishin dhënë më veti familja,
i kishte shporuar pushkatimit në Kërçovë, atje ku ushtria bullgare vrau shumë
shqiptar nga Kosova. Varri i tij sot nuk dihet ashtu si shumë familjarë të
lagjes, që nuk dinë ti identifikojnë saktë varret e baballarëve të tyre. Gjyshi
im Brahimi në atë kohë ishte 11 vjeçare, porsa ishte shkrirë bora në pranverën
e atij viti, e kishte lutur axhën e tij Musën, që ta dërgojë te varret, për tu
njoftuar se ku e ka të varrosur babën e tij. Prej asaj kohe, disa herë në vit
shkonte dhe e vizitonte varrin e babës së tij Namanit, aty ai bënte lutje, e
hiqte barin dhe varrin e rrethonte me gur të zgjedhur që i gjente. Vizitat e
tij te varrezat e kësaj tragjedie vazhduan deri kah mesi i viteve 70-ta të
shekullit XX. Dëshira e madhe e gjyshit ishte, që ta zhvarrosë babën e tij, dhe
ta sjellë në varrezat e familjes së ngushtë të lagjes. Këtë ja kishte shprehur
disa herë babës tim Ilazit. Pa e ditur gjyshi im, një ditë baba im Ilazi e
kishte porositur nga guri nga mermeri i bardhe me emrin dhe vitin e vrasjes së
gjyshit të tij. Kur baba e sjellë gurin në shtëpi, gjyshi ishte gëzuar shumë,
dhe kishte shkuar te Humdia i Sejdisë, fqinjë afër nga lagjja Canolli në Marec,
që ta shoqëronte për nxjerrjen e eshtrave të babës së tij. Hamdiu e kishte
shoqëruar dhe së bashku, e kishin sjellë skeletin e Namanit në varreza te reja.
Në
fshatin Prapashticë ishin vrarë, djegur dhe masakruar më shumë se 1000 banorë,
shumë familje të tëra ishin djegur, shumë të tjerë ishin zhdukur pa gjurmë dhe
disa shpëtuan të plagosur. Për një kohë të gjatë duke mos lënë familjarë dhe
duke mos pasur kush të përkujdeset për varrezat e të vrarëve, shumë pakë i dinë
varrezat e familjarëve. Nga disa familje shpëtuan, vetëm ata të cilët nuk
kishin qene në familje natën kritike, pra ata që atë natë kishin qene për
vizita të rastësishme të familjarët e
tyre në fshatrat tjera. Vlen të ceket se ndër familjet që pësuan tragjedi të
madhe në këtë rast është edhe familja Çarkani. Latif Çarkani i cili kishte
pasur fatin ti shpëtojë kësaj masakre, kur ishte kthyer në shtëpi i kishte
gjetur familjarët e tij të masakruar. Ai kishte arritur që familjarët e tij ti
varrosë te Xhehemët, dhe pasardhësit e kësaj familje vazhdimisht janë
përkujdesur për varrezat e të parëve të tyre. Po ashtu disa dekada më parë me
vet kontribut familjarë të familjes Çarkani, janë rregulluar varret e tyre,
duke i shënuar me emër dhe mbiemër të gjitha anëtarët e familjes së tyre që u
masakruan në Prapashticë.
Për
masakrën e ushtrisë serbe në familjen Çarkani, shpesh herë i kam dëgjuar
gjyshin dhe gjyshen time duke treguar.
Gjyshi dhe gjyshja ime e kishin pas një vajzë, e cila në moshën 16
vjeçare, ju kishte vdekur nga sëmundja e tuberkulozit në vitet 50-ta, të
shekullit XX. Për këtë vajzë që të dytë ishin mërzitur shumë. Për vdekjen e
kësaj vajze kishte dëgjuar edhe Latif Çarkani, dhe kishte ardhur për ti parë
gjyshërit e mi. Në bisedë e sipër Latifi i thotë gjyshit tim Brahim po e shoh
se shumë qenke mërzitur, por duhet ti përballoni dhimbjet. Latifi e kishte
vazhduar rrëfimin për masakrën e Prapashticës, duke treguar se si i kishte
gjetur anëtarët e familjes së tij, të masakruar nga ushtria serbe. Ai i kishte
treguar, për një vajzë të po kësaj moshe, se kur ishte afruar pranë kufomave të
masakruara, në oborrin e shtëpisë së tij, e kishte parë me sytë e tij, macen
duke i ngrënë zorrët e saj, dhe prej
asaj ngjarje e kam shumë mërzi që ti shohë macat me sy kishte thënë Latifi.
Rrëfimi kishte qenë aq prekës dhe shumë i dhimbshëm, sa që gjyshërit e mi shumë
më lehtë e kishin përballuar vdekjen e vajzës së tyre nga tuberkulozi.
Ndër
rastet prekëse për mbijetesë e banorëve të Prapashticës, pa dyshim se është
foshnja e vogël Selim Salihu, i cili kishte mbetur gjallë në mes të borës dhe
acarit të atij dimri. Sipas rrëfimeve, kur fillon masakra ndaj popullatës
civile, e ëma e Selmit, me foshnjën e vogël në djep, dhe dy gra tjera të
familjës së Veli Salihut nga lagjja e Govorve, dalin prej shtëpisë së tyre dhe
tentojnë të largohen praj fshatit. Pa u larguar as 200m nga shtëpitë e tyre,
ushtria serbe fillon që ti gjuaj me armë. Du gratë tjera vriten në vend ndërsa
e ëma e Selimit, mbetet rëndë e plagosur. Ashtu e plagosur bie për toke pranë
një shkëmbi gati të mbuluar me borë. Me dorën e saj e largon sa mundet borën
nga shkëmbi, duke e rrotulluar djepin, me foshnjën e vogël, duke e vendosur
“Kaptjellin” (Gjysmë rrethin, që përdorej për të përkundur foshnjat) e djepit
në shkëmb, në mënyrë që fytyra e
foshnjës të mos ketë kontakt me borën. Pas pak çastesh edhe e ëma e selamit
ndërron jetë. Selimi mbetet i vetëm në mes të borës. Një ditë më vonë, disa
serbë ë malazezë nga rajoni i Medvegjës e kishin kaluar kufirin dhe ishin futur
në Prapashticë me qëllim që të plaçkitin dhe rrëmbejnë çdo gjë të vlefshme që
mundë të gjënin. Serbët i kishin marrë me vete edhe disa gra. Bazuar në
rrëfimet që kanë dalë më vonë nga vetë serbët pjesëmarrës në këtë ekspeditë për
të plaçkitur thuhet se por sa janë ofruar afër atyre kufomave e kanë dëgjuar
vajin dhe klithmën e Selimit të vogël. Serbët e urdhërojnë njërin prej tyre dhe
një grua serbe, që të ofrohet te foshnja dhe të shikojë se a është vajzë apo
djalë. Serbin që shkojë te foshnja e kishin porositur që nëse është vajzë ta
marrin foshnjën me vete, ndërsa nëse është djalë ta vrasin me një plumb. Gruaja
serbe kur ofrohet dhe e shikon foshnjën në atë gjendje dhe tri gratë shqiptare
të vrara pranë djepit, thotë se djalë qenka, Serbi e kthen pushkën dhe e shkrep
një plumb jashtë djepit, por nuk e vranë Selimin sepse e sheh që edhe ashtu ai
do të vdiste.
Pasi
që kalon kjo ekspeditë e serbëve, pranë këtyre kufomave kalojnë disa kaçak
shqiptar. Kaçakët hasin në kufoma dhe në djepin e mbështetur në gurë. Kaçakët e
marrin djepin dhe zbresin në një shtëpi të braktisur në fshatin Keqekollë.
Porsa hyjnë në atë shtëpi, në mesin e shtëpisë e ndezin një zjarr. Kur e ndezin
zjarrin e qesin një xhezve me ujë e sheqer që të ngrohet. Njëri nga kaçakët e
merr xhezven dhe përmes gishtit të tij, fillon që ti lagë buzët e njoma të
Selimit. Pas pak çastesh Selimi fillon të lëvizë gjuhën dhe buzët e tij, për të
thithur sherbetin përmes gishtit të kaçakut, Selimi pasi ngrohet dhe e pinë
sherbetin fillon të këndellet. Kaçakët fillojnë që ta zhveshin Selimin, por
sipas rrëfimeve lëkura e njomë e tij në disa pjesë të trupit, mbetej në veshjet e Selimit. Selimin pasi e
ngrohin, e mbështjellin prapë me veshjen e tij, dhe e lënë të vetëm, pranë
zjarrit në atë shtëpi.
Kaçakët
pasi ë lënë foshnjën në atë gjendje dalin në fshatin Koliq, dhe tregojnë
rastin. Në Koliq kishte qenë axha i Selamit, Veliu i cili niset me vrap për ta
gjetur Selimin. Veliu e merr Selimin dhe e dërgon në fshatin Koliq. Në Koliq,
Selimi qëndron rreth 3 muaj.
Nëna
e Selimit dhe nëna e gjyshit tim Kada, kishin qenë motra nga familja Sijarine,
Sahiti nga Dabisheci. Kur në këtë masakër e vrasin babën e gjyshit tim Namanin,
Kada kishte qenë me barrë, dhe pas 3 muajve lind djalë. Djalin e vogël që lindë
e pagëzojnë me emrin Naman. Një javë pas lindjes Kada, kërkon që të ja sjellin
edhe Selimin e vogël, që ti rritë se bashku me Namanin. Selimin e vogël e
sjellin në shtëpinë tonë, dhe Kada i
ushqen të dy foshnjat e vogla, deri sa Selimi fillon të ecë, ai prapë kthehet
te axha i tij Veliu.
Nazim
Gafurri, një personalitet i njohur shqiptar që jetonte në Prishtinë, në ato
vite ishte zgjedhur përfaqësues i shqiptarëve të rrethit të Prishtinës, në
parlamentin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Nazimi mbledhë informata nga
terreni, shet një pjesë të pasurisë së tij, dhe shkon në Shkup, që përmes
telegramit të njoftojë mjetet e informimit dhe institucionet qeveritare në
Beograd, dhe Ligën e Kombeve. Për këtë tragjedi Nazimi e njoftojë edhe
Komitetin për çlirimin e Kosovës. Të dhënat e grumbulluara nga terreni, për
masakrat në fshatrat shqiptare, së pari u publikuan në gazetën “Hak”, të cilën
e nxirrte Xhemjeti. Për këtë rast kanë shkruar edhe disa gazeta serbe dhe të
huaja. Këto krime serbe ndaj shqiptarëve u përmenden edhe në disa parlamente të
shteteve evropiane. Pas angazhimit të Nazim Gafurrit për ta ndërkombëtarizuar
krimet serbe ndaj popullatës shqiptare, shërbimet serbe organizojnë shërbëtoret
e tyre që Nazimi të ofendohet, të izolohet, anashkalohet. Shërbimet serbe i
shtynin fëmijët që ta ofendojnë Nazimin edhe kur ecte rrugë, fëmijët e gjuanin
me domate, vezë, gurë me të vetmin qëllim që Nazimi të reagoj ndaj tyre, në
mënyrë që pushteti të merr masa ndaj tij. Serbët duke e parë Nazimin si njëri
të rrezikshëm për pushtetin e tyre, si zakonisht e paguajnë një shqiptar që ta
vrajë Nazim Gafurrin.
Siç
shihet masakra e Prapashticës, është njëra ndër masakrat më të mëdha të
planifikuara nga ushtria e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, ndaj një popullate
të pa mbrojtur, ku vetëm për një ditë arriti të masakroje fëmije, gra e pleq
vetëm se ishin shqiptarë.
Pas
shfarosjes së popullatës shqiptare, Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, i
kolonizojë tokat e shqiptarëve me serbë e malazezë.
Kjo
tragjedi i kishte përfshirë të gjitha fshatrat e Shalës, Llapi e Gallapi, edhe
shume fshatra tjera nëpër të cilat nuk kalojë kjo ekspeditë ushtarake, humbën,
humbën gjyshet, hallat, motrat e tyre, që më parë kishin qene të martuara në
fshatrat e masakruar. Tërë këto fshatra i kaplojë një dhimbje, dhe në shenjë
respekti për këto viktima, për disa vite
nuk u organizuan as dasma me muzikë në këto anë. Bazuar në rrëfimet e gjyshit
tim, pas kësaj masakre dasma e parë me tupan është bërë në vitin 1927, në
fshatin Krilevë. Në vitin 1927, në fshatin Krilevë martohej Zenelit i Halili . Për ta filluar dasmën, krerët e fshatit
Krilevë, ishin tubuar dhe kishin vendosur, që para se ta fillojnë dasmën me tupan, të marrin lejen e banorëve të
fshatit Prapashticë. Disa burra të fshatit Krilevë, kishin ardhur në odën e
Musën së Shushnicëve në fshatin Prapashticë, për ta biseduar këtë rast. Aty
ishte zhvilluar një bisedë e këndshme miqësore, dhe Musa ju kishte dhënë
premtimin, dhe kurajë, që ta bëjnë atë dasmë me tupan. Musa kishte thene se,
këtë çështje do ta diskutojë edhe me Musë Govorin, dhe fshatarë tjerë të
Prapashticës, dhe me bindje të plotë asnjëri prej neve nuk do të kundërshtojë
këtë dasmë. Si zakonisht kjo çështje ishte diskutuar në Prapashticë, dhe të
gjithë ishin pajtuar. Para se të fillojë dasma, prapë disa përfaqësues nga fshati
Krilevë kishin dalë deri te Musa, për ti thënë se ju Prapashtica, jeni të thirrur të gjithë që
të na vini në dasmë. Ditën e dasmës, burrat nga Prapashtica, shkojnë në dasmën
që e kishin organizuar te lokaliteti “Bara” në Krilevë. Krileva i nderojnë Prapashticën
duke i ulur në rendin e parë. Kur mblidhen dasmorët dhe ulen, njëri nga e thirr
Musën e Shushnicëve që si më i moshuari i kishte rënë që të ulet në krye të
dasmorëve duke i thënë. O Musë, sot je i nderuar që ta hapësh dasmën tonë, se
kemi nderin që ju Prapashtica po na nderoni në këtë dasmë. Musa e merr fjalën
dhe e bënë për hair dasmën dhe e thirr Azizin e Misimit. O Aziz nise një këngë
që ta fillojmë këtë dasmë. Azizi që kishte kënduar bukur, e këndon këngën e
vrasjes së konsullit rusë në Mitrovicë. Me të mbaruar këngën Azizi, fillojnë të
bien tupanët. Azizi i Misimit ishte një djal i ri nga Prapashtica, i cili
kishte arritur ti shpëtoj masakrës, por i lënduar shumë rëndë. Si i plagosur
ishte shëruar te Musa i Shushnicve, dhe e kishte respektuar shumë Musën. Pas
gjitha atyre vuajtjeve, dhe mos perspektives për jetë, në fillim te viteve
30-ta ishte shpërngulur të jetoj në Turqi.
Deri
në Luftën e Dytë Botërore, popullata e Prapashticës jetoi si është më së keqi.
Fshati përgjatë rrugës që qonte për në Prishtinë, ishte mbushur me kolonë.
Tokat e shqiptarëve i morën kolonët. Disa shqiptarë që kishin mbetur gjallë
ishin kthyer në tokat e tyre, dhe nuk hiqnin dorë nga pronësia, por filluan ta
punojnë tokën e tyre. Në këto rrethana filluan konfliktet, në mes të kolonëve
dhe fshatarëve të Prapashticës. Sidomos kundër kolonëve ishte shquar Veli
Govori, i cili shpesh e kishte vënë jetën në rrezik, për ti mbrojtur tokat e të
parëve të tij. Armiqësia me serbë nuk kishte të ndalur deri në fillim të Luftës
së Dytë Botërore.
Pas
kapitullimit të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, në Luftën e Dytë Botërore pa
shkrepur as një plumb kundër forcave gjermane. Forcat e ushtrisë gjermane me 10
prill të vitit 1941, hyjnë në Prishtinë. Në këto rrethana popullata shqiptare
ishte mobilizuar për tu mbrojtur nga ndonjë sulm i pa pritur, i grupeve të
armatosura serbe. Po sa arrijnë njësitet e ushtrisë gjermane në Medvegjë,
Radovan Shakici zhvillojë një bisedë me komandantin e njësitit ushtarak
gjerman. Serbët e nxisin një njësit të ushtrisë gjermane që të hyjë në
Prapashticë, duke ju thënë se atje është çerdhja e komunistëve, të cilët i kanë
larguar edhe serbët, prej tokave të tyre në Prapashticë. Gjermanët të shoqëruar
nga grupet e kolonëve serbë që e kishin lëshuar Prapashticën dhe ishin
grumbulluar në Medvegjë e rrethinë, dalin te kufiri. Serbët për ta nxitur
konfliktin e shqiptarëve me gjermanët, gjuajnë nga prapavija një shqiptar i
cili kishte qenë duke lëvruar arën e tij në fshatin Dabishec. Me të dëgjuar
krismat fshatarët e Prapashticës të cilët atë ditë të Premte kishin qëlluar te
xhamia e fshatit, duke menduar se u sulmuan nga serbët, i marrin armët dhe i
zënë pozicionet për mbrojtje të fshatit atje afër kufirit. Për ta mbrojtur
kufirin shpejtë u mobilizuan edhe shqiptarë tjerë nga fshatrat për rreth
Prapashticës. Luftimet u zhvilluan me datën 24 prill 1941 dhe zgjatën disa orë.
Për herë të parë gjermanët pësuan humbje të mëdha duke i lënë rreth 20 ushtarak
në këtë betejë, dhe disa tjerë që u tërhoqën të plagosur. Banorët e Prapashticës
arritën që ti zënë rob dy ushtarë gjerman, dhe kur e kuptuan se luftën e kanë
bërë me gjerman, të dy ushtarët i dorëzuan në komandën e ushtrisë gjermane në
Prishtinë. Nga pala shqiptare kishte mbetur një i vrarë dhe dy të plagosur.
Për
ta sqaruar rastin para ushtrisë gjermane, kishte rrëfyer Xhafer Deva, duke e
shpjeguar qarte skenarin serbë. Edhe pse
ushtria gjermane e kishte kuptuar rastin dhe mashtrimin nga pala serbe,
ishte dhënë urdhri që të digjet i tërë fshati Prapashticë. Me 3 maj të vitit 194, ushtria gjermane e
ndërmori një fushatë ushtarake për ta sulmuar Prapashticën, dhe fshatrat për
rreth. Në këtë aksion mbeten disa shqiptarë të vrarë dhe disa tjerë të zënë
robër, por pjesa dërmuese e banorëve kishin arritur më parë që ta braktisin
fshatin. Ushtria gjermane përdori arsenalin më modernë ushtarak e rrethojë
Prapashticën dhe e dogji tërësisht, duke mos lënë asnjë lagje pa e djegur. Me
bombardimin e Prapashticës, kjo ngjarje ishte hera e katërtë, që të digjet
Prapashtica.
Pas
kapitullimit të Bullgarisë, në shtator të vitit 1944, ushtria bullgare ishte
detyruar nga ushtria ruse, që të hyjë në luftë kundër ushtrisë gjermane. Duke e
parë fundin e luftës dhe humbjen, ushtria gjermane fillojë të tërhiqet prej
Selanikut, dhe qyteteve tjera jugore të gadishullit. Për ti goditur gjermanët
ushtria ruse e kishte urdhëruar ushtrinë bullgare, që të bllokojë rrugët për
tërheqjen e ushtrisë gjermane në territorin e Kosovës së sotme. Ushtria
shqiptare që komandohej edhe me disa ushtarak nga Shqipëria, ishin mobilizuar
për ta mbrojtur kufirin. Në kufi ishte mobilizuar e tërë popullata shqiptare e
Kosovës, e aftë për të gjuajt me armë. Tani në kufi ishte mobilizuar ushtria
nacionale kombëtare shqiptare. Për herë të parë, shqiptarët në këtë betejë
ishin furnizuar me armë dhe ndihmuar nga personeli ushtarak gjerman, për ta
mbrojtur kufirin. Ushtria bullgare që në prapavijë e kishte ushtrinë ruse
synonte, qe duke e sulmuar vijën kufitare në Prapashticë, të depërtojë sa më
shpejtë në Prishtinë, për tu koncentruar në Fushën e Kosovës. Komanda e
ushtrisë shqiptare në mbrojtje të kufirit, ishte vendosur në odën e Shabanit të
Musës së Shushnicëve, ndërsa mbi shtëpitë e kësaj lagjeje në “Rrafshin e
Kodrës”, ishte koncentruar pjesa më e
madhe ushtrisë. Në odën e Shabanit
qëndronte Kapiten Petri, Shyqeria dhe Demiri nga Shqipëria, ndërsa ushtarakët
tjerë më të njohur të asaj periudhe nga Kosova, frekuentoni shpesh në
Prapashticë. Përveç Prapashticës mobilizimi i shqiptarëve ishte bërë edhe në
pikat tjera strategjike, përgjatë kufirit veri-lindor të Kosovës. Që nga mesi i
muajit tetor të vitit 1944, ushtria bullgare, dhe njësitet e ushtrisë serbe, i
filluan sulmet ndaj ushtrisë shqiptare. Luftime të ashpra u zhvilluan sidomos
në Prapashticë. Më datën 18 tetor, dy njësite të ushtrisë bullgare, u kthyen
prapa pasi lanë shumë të vrarë në Prapashticë, nga forcat e mbrojtjes kombëtare
shqiptare. Bullgarët pësuan humbje të mëdha në Prapashticë edhe me datën 23 dhe
25 tetor kur tentuan që të hyjnë në Kosovë. Ushtria bullgare tani pas humbjeve
të mëdha e kishte humbur moralin për luftë. Me datën 29 tetor 1944, ushtria
bullgare, prapë pësojë humbje të mëdha në njerëz dhe arsenal ushtarak në
Prapashticë. Në këtë betejë gjyshi im i ndjerë tregonte si kishte arritur që ta
kap një kali të ushtrisë bullgare, që kishte qenë i ngarkuar me municion. Sipas rrëfimeve të tij,
në këtë betejë, gjyshi im dhe një shqiptar nga Bajgora, i kishin zënë
pozicionet te muri i shtëpisë së Nedelkut (kolon që ishte vendosur më parë në
qendër të fshatit Prapashticë). Aty rreth nesh zhvilloheshin luftime të ashpra,
mes ushtrisë bullgare dhe asaj shqiptare. Pushkët tona ishin ngrohur aq shumë,
sa që edhe nuk gjuanin si duhet. Pa pritë mas pranë nesh vinte një kali i
ngarkuar. Me shpejtësi dhe kujdes të madh, kam arritur që ta kapi atë kali për
kërpeshi, dhe ta shti në shtëpinë e Nedelkut tregonte gjyshi. Kali kishte qene
i ngarkuar me armë dhe municion. Ne i siguruam armët tjera, për të vazhduar
luftën, dhe për pak qaste mbetëm vetëm ne të dytë. Pas pak kohe u dëgjuan duke
thirrur fshatarët tanë, ne dolëm dhe u bashkuam me ta. Kur dolëm te Xhehemi,
hymë në shtëpinë e Bulit të Brahimit. Atij i kujtohej se aty kishin qenë tre
ushtarë shqiptarë të vrarë, që ishin bartur pas vrasjes në front. Gjyshi im atë
kali e kishte marrë dhe dërguar në shtëpi. Pas disa viteve, gjyshi këtë kali e
kishte shti në lamë për fshirjen e drithërave, dhe kur ishte afruar pranë këtij
kali që të ja ndërrojë kahen e ecjes në lamë, kali pa pritë mas ja kishte
këputur gjysmën e veshit. Gjushi ishte zemëruar në këtë kali, dhe pasi kishte
dëgjuar se italianët janë duke i blerë kuajt në Leskocë, ky me një shqiptar
tjetër, për dy ditë rrugë i kishin dërguar kuajt, dhe i kishin shitur në
Leskoc.
Pas
një rezistence disa javësh, ushtria bullgare e ndihmuar edhe nga njësitet e
ushtrisë serb dhe oficer rusë arritën që ta thyejnë kufirin dhe të depërtojnë
në drejtim të Prishtinës. Gjatë kësaj lufte, ushtria bullgare i dogji shumë
shtëpi në fshatin Prapashticë dhe fshatrat tjera, po ashtu bëri krime edhe në
popullatën civile duke vrarë të moshuar, fëmijë dhe dhunuar gra. Bazuar në
rrëfimet e gjyshes time që për të shpëtuar nga ushtria bullgare ishin strehuar
te familjarët e saj në Viti të fshatit Marec, ajo tregonte se kur u kthyem
prapë në shtëpitë tona, ushtarët bullgar e kishin djegur, demoluar dhe
plaçkitur shtëpinë. Sipas rrëfimeve të saj të gjitha kacat (tinarët) e djathit
i kishin ndotur, madje edhe duke e kryer nevojën mbi djathë. Kjo ishte djegia e
pestë e Prapashticës brenda pesë dekadave. Me 19 nëntor ushtria bullgare dhe
serbe hynë në Prishtinë, dhe u hakmorën ndaj popullatës shqiptare, duke i
pushkatuar afër 100 figurat më eminente të qytetit të Prishtinës.
Pas
mbarimit të Luftës së Dytë botërore e deri në vitin 1999, Prapashtica dhe
banorët e këtij fshati, kishin kaluar nëpër vuajtje, burgosje, rrahje në
aksionin e armëve, pak ri këndellje në vitet shtatëdhjeta, më pas diferencime,
burgosje, vrasje dhe prapë djegie në luftën e fundit të shekullit XX.
Kontributi
i banorëve të Prapashticës, për çlirimin e Kosovës ishte mjaftë i madh. Në
fillim të viteve 90-ta, takimi i parë për formën e organizimit të rezistencës
kombëtare ishte mbajtur në mullirin e Bajram Fanës në Prapashticë. Në këtë
takim kishin marrë pjesë mjaftë figura të skenës politike shqiptare të ditëve të sotme. Po ashtu pas fillimit të
Luftës së UÇK-së, 1998/99, në muajin mars të vitit 1998, axha im Kajtaz Namani
e ofron për shërbime ushtarake shtëpinë e tij në lagjen e Vreshtave në
Prishtinë. Kontributin më të madh në këtë luftë e jep dëshmori i kombit Ismet
Asllani, Komandant i Logjistikës së Brigadës 153 të UÇK-së. Kërkoj ndjesë për
mos përmendjen e kontribuuesve tjerë në këtë luftë, e që pa dyshim janë të
shumtë. Me 18 prill ushtria serbe, me arsenalin më të rëndë ushtarak e fillon ofensivën
kundër njësiteve të UÇK-së dhe popullatës civile në fshatin Prapashticë.
Ushtria serbe e dogji fshatin dhe la të vrarë rreth 30 burra dhe gra të
Prapashticës.
Kjo
datë shënon edhe djegien e gjashtë të Prapashticës nga ushtria serbe e bullgare
gjatë shekullit XX.
Siç
shihet Prapashtica, gjatë shekullit XX, është djegur gjashtë herë nga ushtria
serbe, duke humbë me mijëra banorë, andaj konsiderohet të jetë vendbanimi më i
dëmtuar gjatë shekullit XX.