| E enjte, 07.01.2021, 10:31 AM |
Alternativa nga mërgata largon përbindëshat politik!
Shkruan:
Florim Zeqa
Alternativa
politike nga mërgata është imperativ i ngutshëm kohorë, për arsye se mërgimtarët kanë nevojë për një forcë
politike që mbronë pasuritë dhe shtëpitë e tyre nga hajdutët ordinerë, që i
liron nga tatimi në pronë për shtëpitë e ndërtuara pas lufte dhe pronat e
pashfrytëzuara, por jo edhe nga tatimet për veprimtari afariste, por kërkojnë
që investimet e tyre të jenë të sigurta dhe të pakërcënuara nga haraç-kërkuesit
të cilët kërkojnë shuma të mëdha parashë në këmbim të zhvillimit të lirë të
veprimtarisë afariste në vendin tonë!
Thyerja e shpresave të
qytetarëve, produkt i klasës politike
Ikja
e të rinjëve nga Kosova duke e mallkuar çdo gjë në këtë vend, nuk është mallkim
nga Zoti, por është "dhuratë" nga politikanët e pangopshëm, të
shndërruar në përbindësha të gjithçkaje në këtë vend.
Politikanët
e papërgjegjshëm, Kosovën nga një vendi i shpreses dhe i ardhmërisë e kanë
kthyer në një vend ku ëndërrat shndërrohen në iluzione, ku shpresat vdesin
akoma palindur, ku vdekja të shoqëron çdo kund dhe në çdo hap të jetës.
Shqiptarët
e Kosovës në të kaluarën e afërt identifikoheshin me heroizmin, trimërinë,
krenarinë, atdhedashurinë, solidaritetin, humanizmin, toleranacën ndaj
njëri-tjetrit.
Deri
dje morali njerëzor ishte vlera absolute e shoqërisë sonë, sot maskarallëku dhe poshtrimi njerëzor kanë
njollosur imazhin dhe mjegulluar
historinë tonë kombëtare.
Hipnotizimi
popullatës nga premtimet megalomane të politikanëve mashtrues, për zgjidhjen e të gjitha problemeve politike
dhe sociale, e ka pasivizuar një pjesë të popullatës, ku si pasojë e kësaj e
kemi rritjen e papërgjegjësisë së politikanëve, rritjen e shkallës së
korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera të shumta negative në
vendin tonë.
Politikanët milionerë,
populli i varfër dhe i pashpresë
Lënja
e fatit të vendit në duart e liderëve të korruptuar politik, është më tepër së
heqje dorë nga shtetësia dhe sovraniteti politik.
Të
gjithë prijësit e partive dhe nismave politike në Kosovë janë milionerë dhe
supermilionerë që nuk e kanë hallin e shtetit e as të qytetarëve, por si të
ngriten në poste shtetërore dhe si të pasurohen në mënyrë të paligjshme, si të
punësojnë familjarë dhe militant partiakë nëpër institucione shtetërore.
Si
mërgimtarë, e kuptojë më mirë se askush tjetër dashurinë që e kanë mërgimtarët
për shtetin, por akoma më shumë dëshirën për të investuar dhe ndërtuar
vendlindjen e tyre.
Përvoja
e deritanishme na ka mësuar, se jo rralë herë ndihmat e mërgimtarëve janë
keqëpërdorur pikërisht nga drejtuesit e partive politike në pushtet dhe
opozitë.
Deri
më sot nuk më ka rënë të dëgjojë për një liderë partiakë (me përjashtim të
Behxhet Pacollit) që ka ndihmuar ndonjë familje apo rast emergjent (jashtë
familjes së tij) në Kosovë!
Por
më ka rënë të dëgjojë shpesh, kur liderët partiakë i kanë dalë në ndihmë
njëri-tjetrit, qoftë për raste shëndetësore apo procese gjyqësore...
Ndihma nga Diaspora më e
madhe sesa ndihma e shtetit
Askush
nuk e don më tepër se mërgimtarët Kosovën, por askush më shumë sesa mërgimtarët
nuk është përbuzur nga të gjitha partitë dhe politikanët e të gjitha llojeve e
ngjyrave.
Është
sa e dhimbshme, po aq trishtuese të shohësh veprimtarë dhe atdhetarë të shquar
të mërgatës të rreshtohen pas partive të dështuara dhe figurave të ricikluara
politike, pas milionerëve dhe matrapazëve që u pasuaruan me paratë tona dhe
djersën e qytetarëve të Kosovës.
Për
këto 13 vite në shtetin e pavarur, të pastrehëve, familjeve të varfëra dhe më
nevojë, më shumë ju kanë ndihmuar shoqatat nga Diaspora sesa shteti i Kosovës,
e të mos i permendi të hyrat nga mërgata apo "remitencat" si po i
quajnë politikanët, e të cilat janë dyfish apo trefish më të mëdha sesa
buxhetit i shtetit.
Të
hyrat e mërgatës, përveq ngritjes së drejtëpërdrejtë të mirëqenjes së familjeve
kosovare, në mënyrë indirekte ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe
rritjen e buxhetit të shtetit.
Ne
mërgimtarët nuk duhet të rreshtohemi pas partive të dështuara politike në
qeverisjen e vendit, por duhet të bëhemi bashkë për largimin e kësaj klase të
çoroditur politike.
Edhe
pse kjo është një punë e mundimshme dhe tepër sfiduese, mërgata duhet ta ketë
organizimin e saj politik si oponencë e fuqishme e politik-bërjes kosovare.
Vetëm
alternativa politike nga mërgata mund ta shpëtoj vendin nga përbindëshat
politik dhe uzurpatorët e shtetit në përgjithësi. Vetëm alternativa nga mërgata
do ta nxjerrë Kosovën nga varfëria dhe do ta shpëtojë nga përbindëshat
politikë.
Sa
më parë ta çlirojmë Kosovën nga përbindëshat politik, aq më e afërt do të jetë
dita e ndryshimeve pozitive në vendin tonë. Zgjatja e jetës kësaj klase
politike do të thotë vdekje e ardhmërisë së shumë gjeneratave në Kosovë.
Po
e përfundoj me një thënje të të madhit Faik Konica; Në qoftëse Shqipëria do të
vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të shkruhej: "Shqipëria
lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët", e përshtatur
për ditët e sotme; "Dardaninë e kemi dhuratë nga lashtësia, e shpëtoi
Amerika, rrezikon të vdes nga politikanët e papërgjegjshëm"!