| E enjte, 07.01.2021, 10:32 AM |
Shqiptarë, të bashkuar rreth Kosovës!
Nga
Vladimir Shyti
Kosova
në të drejtën e saj qëndron ashtu, me vendosmëri nën qiellin e fatit të vet.
Që
nga ky pranim i vendosur për të ruajtur lirinë e demokracinë fituar me gjak,
kundër shovinizmit Serb, tashmë ruan veten nga përlyerja e asaj lufte
çlirimtare, që qarqe të caktuara dëshirojnë t’a emërtojnë këtë revolucion
çlirimtarë në rebelim. Këtu zënë fill fatet e mëtejshme të këtij shteti që u
ngrit me gjakun e tërë popullit të Kosovës martire. Ku, çlirimtarët
“rebelë”dërgohen në Europë për t’u gjykuar si kryengritës. Mos vallë dhe gratë
e fëmijët ishin rebeluar, që u vranë e u prenë nga ushtria e policia
Serbe?Ushtria çlirimtare u krijua në radhë të parë për të mbrojtur familjet e
tyre, nga qeni i tërbuar Serb dhe, pastaj për lirinë e pamvarsinë e mohuar ndër
vite. Kjo bëri të mësoi shumë shpejt tragjizmin, që po i afrohej me shpërbërjen
e shtetit Jugosllav. Lufta e saj heroike nuk ishte kundër botës as kundër
Europës që e shkëputi nga shteti am Shqipëri, por me Djallin Serbë, e cila ka
luftuar ndër shekuj. Ndaj dhe çlirimtarët, duke ëndërruar për lirinë e vendit
të tyre kthyen me vendosmëri timonin e jetës drejt lirisë të rrëmbyer me pa të
drejtë nga ujqërit e uritur dhe, arritën në bregun e lirë nga çakejt e mallkuar.
Forca
shpirtërore e një vendi si Kosova gjithnjë fatkeqe, që po ruan veten krejtsisht
të papërlyer, dëshira për tu dhënë me gjithë shpirt lirisë së kombit, heronjëve
e popullit përfshin gjithçka në krenarinë tonë shqiptare.
Por,
unë shoh përgjumje, indiferntizëm, moskokçarje nga të gjithë shqiptarët
anembanë botës. Nuk shoh shpirtin martir që të dëshiroj të bëhet kumtar i
hyjnores, të përkushtohet dhe të sakrifikohet për vendin e tyre. Të gjithë i
kemi borxh Kosovës legjendare, çfar presim?Kjo është lufta jonë, vullneti jo i
plotë nuk fiton tjetër veç fundit poshtërues. Të mbështesim heronjtë tanë që
sot po hetohen si rrebelë, të lartësojmë misionin e tyre heroik çlirimtarë me
kryelartësi qoftë edhe me protesta të ashpra në të gjithë skajet e botës ku
jetojnë shqiptarë. O sot, o kurrë, të bashkuar rreth Kosovës!Thellësisht të
vetëdijshëm se kjo çështje është fisnike dhe e dobishme për të gjithë ne, ciladoqoftë
frytshmëria apo ndikimi saj. Shpresa për t’u treguar gjykatës europiane dhe
zagarëve Serb mënyrën që ata të ndjejnë forcën tonë amtare. Politika të bëj
punën e vet, sidomos marshallët e Tiranës, të cilët ende heshtin…Shqiptarët e
bashkuar duhet të luftojmë e të mbrojmë të pacënuar idealin kombëtar. Të
refuzojmë çdo lloj kompromisi politik, çdo marrëveshje me vulgaritetin e
fitimit praktik dhe në çdo lloj shtërngese të mos pranojmë të biem në
padinjitet.
Këtu
shoh, një subjektivizëm të rrëmbyer;kjo gjëndje është e rrezikshme në ecurinë e
shtetit Kosovar, sepse është e vështirë të dalin në breg të sigurt si një shtet
Sovran dhe pa pasoja në të ardhmen e sigurtë. Kjo qetësi që kërkohet është në
pranga të kohës modern, digjet shpirti Kosovar të largoj elementin e zjarrtë,
do apo s’do europa, apo disa qarqe që luajnë me ndjenjat e popullit shqiptarë. Ky
element ekzaltimi kërkon me domosdo reagimin e të gjithë shqiptarëve të
ndershëm, sepse veç lufta të shpëton. T’a dinë ata që na coptuan se më shumë na
forcuan, kjo është një tjetër betejë për jetën dhe në këtë farkë kaliten gjërat
më të larta.