| E merkure, 06.01.2021, 12:52 PM |
Vendi yne ka nevoje per lider te pa korruptuar!
Nga
Jozefina Topalli
Vendi
yne ka nevoje per vendime te forta kundra korrupsionit dhe varferise. Vendi yne
ka nevoje per nje qeverisje te mire.
Levizja
per ndryshim synon zevendesimin qeverisjes se keqe me nje qeverisje te paster,
pa korrupsion. Prandaj ajo eshte kundra 3 kryetareve te korruptuar!
Kostoja
e korrupsionit eshte e gjithanshme. Ai dobeson demokracine, rrit pabarazine
sociale, ka nje impakt negativ ne investime dhe ne rritjen ekonomike.
Korrupsioni
çon ne ate qe quhet kapja e shtetit nga pak familje qe jane te lidhura mire me
njera tjetren.
Kjo
rrit papunesine dhe varferine.
Kjo
ka ndodhur ne vendin tone dhe eshte shkaku kryesor qe te rinjte nuk gjejne pune
dhe per kete arsye ikin nga vendi i tyre.
Mungesa
e mundësive për punësim ishte shqetësimi më i madh për 30% të të anketuarve në
Shqipëri nga Eurobarometri , ndërsa 66% e qytetarëve e kanë vlerësuar mungesën
e vendeve të punës si pengesën më të madhe për sigurimin e një pune.
Duke
pasur parasysh këto sfida shumë shqiptarë të rinj dhe të kualifikuar vazhduan
të drejtohen në emigracion, referon Banka Botërore.
Banka
vë në dukje se, pandemia Covid 19 e ka goditur më tej tregun e punës.
Eshte
koha per ndryshim!
Eshte
imperative zevendesimi i politikes se korruptuar te tre kryetareve me politiken
e shpreses!