| E merkure, 06.01.2021, 01:09 PM |
Fjala e thënë nuk kthehët mbrapa, shkronja e shkruar vret e fryma jep jetë
Nga
Nue Oroshi
Në
të kaluarën jo të largët kur është respektuar tradita tek në shqiptarët janë
zgjedhur fjalët.Ato nuk janë thënë vend e pa vend.Shpeshherë për fjalën e thënë
pa vend ka ardhur edhe deri tek problemi apo konflikti në mes të familjeve.Për
këtë shqiptarët gjithmonë tradicionalisht kanë pasur kujdes kur e kanë folur
fjalën.Për faktin se fjala e thënë nuk mund të kthehët mbrapa.Ajo merr dheun
dhe si një rrufe e fuqishme shkon fshat në fshat e qytet në qytet.Të flasish pa
mbulesë dhe të lëshosh fjalën siç thoshte populli si "bullica
baglën", nuk është në rregull.Është fatkeqësi se sot shqiptarët nuk janë
ata që kanë qenë me herët.
Ata
madje edhe pa pasur argumente fare i lëshojnë fjalët edhe për temat që fare nuk
i njohin,vetëm për t´iu përmend emri dikund, si dhe për njerëzit apo
personalitet që asnjëherë nuk e kanë pirë asnjë kafe se bashku.Flasin e flasin
dhe asnjëherë nuk ndalën ata të cilët vërtetë jetojnë me fjalët dhe gënjeshtrat
që mbjellin dhe që ju kanë bërë rutinë gjatë tërë jetës.
Është
për tu theksuar se kur shikon ata të cilët lëshojnë fjalët pa i matur fare janë
ata të cilët në të shumtën e rasteve, nuk janë rritur në oda të burrave por
aty- këtu janë fëmijë që janë rritur pa tabanë kombëtar.Nuk është e rastësishme
që në të kaluarën jo shumë të largët prindërit tanë nëpër oda të burrave ku
kanë qenë edhe me dhjetra apo qindra përsona për ti thënë një fjalë që e
meritonte ndonjëri që i kishte humbur tiparet e burrërisë ja sillnin për rreth
dhe më në fund i thonin atë që e deshironin.E sot fatkeqësisht një pjesë e
shqiptarëve flasin e flasin dhe nuk e kontrollojnë fare gojën se çka flasin për
faktin se truri i tyre ju është mbështjellur më një levozhgë e cila iu ka
bllokuar trurin dhe çdo gjë e shohin bardhë e zi, duke mos menduar fare se në
demokraci nuk janë vetëm dy ngjyra bardhë e zi por demokracia ka shumë ngjyra
dhe shumë mendime.Edhe mendimi i tjetrit duhet respektuar dhe nuk duhet të
thuhet qdo herë se unë kam të drejtë dhe të gjithë të tjerët e kanë gabim.
Bota
demokratike ka ecur përpara në shumë aspekte por edhe në politikë.Ata e
respektojnë mendimin e tjetrit por nuk e votojnë atë kur të vijnë zgjedhjet.E
shpesh kur takoheshin konkurentët politik në Gjermani i uronin njëri-tjetrit
shëndet të plotë por jo edhe sukses në zgjedhje, se suksesin dëshironin ta ketë
partia apo grupi politik që ata i takonin.Në këtë vit në të dy shtetet tona
shqiptare Kosovë dhe Shqipëri do të kemi zgjedhje.Si duket një pjesë e
politikanëve në dy shtetet tona kanë qendruar jashtë odës se burrave dhe janë
rritur rrugëve dhe bulevardeve të qyteteve dhe shpeshherë gjuha e tyre i ngjanë
gjuhës se rrugaqërisë e jo gjuhës se politikanëve modern që duhet menduar se
çfarë thonë.Edhe me keq janë disa të ashtuquajtur gazetar e analist që pas
shkrimeve të shumta që shkruajnë dhe statuset e tyre në fb shihen qartë se nuk
janë analista të pavarur por janë të shitur tek partitë politike që më vonë do
ti shohim nëpër listat e partive të ndryshme politike.
Por
një gjë nuk duhet të harrojnë as politikanët e as gazetarët dhe analistat se ajo
që thuhet dhe shkruhet mbetët. "Shkronja vret e fryma jep jetë "është
një fjalë e vjetër.Të shkruash atë që edhe vet e dinë se nuk është ashtu por
duhet të ja plotësosh deshirën shefit të partisë nuk paraqet fare burrëri dhe
as mendim personal të logjikshëm por vëtëm shëndrrim në një militantë partiak
që nuk din të mendon me kokën e ti por vetëm me kokën e partisë.
Të
gjithë votuesit e partive politike në Kosovë dhe Shqipëri ësht mirë që çdo
partie politike ti kërkojnë programet qeverisese që nëse nesër vijnë në Qeveri
si e kanë planifikuar qeverisjen dhe cili është projekti i tyre konkret për ta
dërguar vendin përpara.Po njashtu duhet kërkuar edhe kandidateve për deputet në
çdo zonë elektorale apo në rrethe prej nga vijnë se qfarë kanë planifikuar ata
në mandatin katërvjeçar të bëjnë për zonën,qytetin apo fshatin e tyre.
Të
flasësh apo të shkruash për të paarritshmën dhe që nuk ke fare mbulesë se si do
të bëhet dhe realizohet qeverisja dhe cilat janë hapat që do të qojnë vendin
përpara, i ngjanë fjalës se hedhur në ajër.Apo fjalëve boshe siç kanë thënë në
të kaluarën.Prandaj gjatë fushatave elektorale që shihen që do të jenë të
ashpra në Kosovë dhe Shqipëri duhet ruajtur fjala që mos të lëndojnë pa nevojë
njëri-tjetrin vetëm për disa vota.Ajo qçka është e vërtetë duhet te thuhet.Por
gjatë fushatave më tepër duhet bërë dhe zhvilluar luftë idesh se sa atakime
individësh.
Do
të jetë shumë mirë dhe mbarë kur politikanët tanë të luftojnë me njëri- tjetrin
se si do ti realizojnë programet e tyre.Kandidimi pa program i ngjanë vrapit te
lirë të një vrapusi jo profesionist i cili ka ndëgjuar vetëm për maratonën por
nuk e di fare se ku duhet të vendoset pika për të arritur deri të fundi i
maratonës.Sikur politikanët tanë të kishin punuar tash e 21 vjet së bashku duke
i shkrirë mendimet me profesionistët se si duhet të qeveriset shteti,sa kohën e
humbin se si duhet të mirret dhe ruhet pushteti dy shtetet tona shqiptare do të
ishin në një gjendje më të mirë, në shumë aspekte.
Është
fatkeqësi se përveç politikanëve edhe disa të ashtuquajtur analist janë duke i
mbajtur krahun partive të ndryshme politike ku sapo ta hapin gojën i vren
direkt se cilës parti politike i takojnë.Se paku nuk duhet mashtruar opinioni
dhe të thuhet se jemi të pavarur.Është normale të antarësohesh në parti
politike dhe ti vazhdosh përpjekjet për të mbrojtur konceptin politik që i
takon.Ruajtja e gjuhës është pozitive edhe për ruajtjen e mendjes,e ta ruash
mendjen nuk e thuash fjalën qe pasi të del nga goja ke dëshirë ta përtypësh por
nuk mundesh, e nuk e shkruan as shkronjën qe vret por e ruan frymën e cila te
jep jetë.