| E merkure, 06.01.2021, 10:35 AM |
Nuk është “shpikje” e Vjosa Osmanit slogani “Guxo”
Nga Skënder Sadri KAPITI
Slogani “Guxo” nuk është shpikje as e Vjosa
Osmanit dhe as i Partisë Demokratike të
Kosovës , por është e Iluminizmit , parulla e të cilit ishte “Ki
guximin për të përdorur mëndjen tënde”, parim të cilin unë e kam
cituar në Librin tim filozofik “NJERIU FILOZOF, ETIK E POLITIK” në kapitullin
“MEDIA” (faqe 69).
“Të gjitha hallkat e shtetit dhe pushtetit kanë
nevojë për autoriteritin dhe mendimin intelektual, por kërkohet dhe
guximi , aktivizimi dhe pjesmarrja e tij në politikë, në partitë politike të cilat sot
janë parti tribale, pronë e princave të përjetshëm që favorizojnë egoizmin,
mediokritetrin dhe jointelektin”.
Po kështu për moralin dhe guximin intelektual
kam shkruar edhe në Librin tim tjetër me
titull “MORALOKRACIA” ku ndër të tjera po citoj nga ai Libër:
Morali i vërtetë kërkon
pjesëmarrje, ndershmëri dhe guxim intelektual për të përdorur
forcën , mënçurinë dhe autoritetin e kapacitetin intelektual kundër dhe për të
rrëzuar reputacionin e pamerituar, arbitraritetin e mashtrimin, keqqeverisjen
abusive; morali intelektual duhet t’i paraprijë ripërtëritjes morale e
shpirtërore, optimizmit, shpresës, besimit dhe formimit të opinionit, gjykimit
dhe vlerësimit të paanshëm.( Nga Libri im “MORALOKRACIA”, faqe 167)
Po kështu për guximin intelektual kam shkruar në një
shkrim se:
“Intelektuali i vërtetë duhet të karakterizohet së
pari nga guximi për ta përdorur në epokën e tij guximin kritik, forcën
intelektuale, autoritetin dhe respektin që ai ka në shërbim të
ndryshimit, për ta shëmbur reputacionin, arrogancën, arbitraritetin ,
korrupsionin, hipokrizinë dhe tradhëtinë e politikës e të pushtetit të keq prej
të cilëve pësojnë bashkëkombasit e vet”. https:ëëë.fjalaelire.com/post/i-kadare-2019-dhe-esad-toptani-1916-me-titullin-francez-oficer-i-madh-i-legjionit-t%C3%AB-nderit.
Pra termi ,
koncepti apo slogani “Guxo” nuk janë shpikje të politikës e as të
politikanëve shqiptarë, as të Vjosës dhe as të PDK-së por ajo është produkt
i Rilindjes, Reformacionit, IIuminizmit,
modernitetit, është mendimtaria guximtare
dhe udhëzimi që na kanë lënë
porosi mendimtarët dhe filozofët e
mëdhenj botëror si p.sh. Immanuel
KANT,Karl POPER etj. prej të cilëve
unë kam mësuar shumë dhe jam frymëzuar
prej tyre, dhe kështu pra madje edhe iu
jam drejtuar në jo pak raste me shkrime, opinione dhe ese opinionit publik
shqiptar, rinisë dhe sidomos intelektualëve shqiptarë për të guxuar
për të vepruar, dhe jo për
të qëndruar asnjanës, spektatorë dhe indiferentë karshi të këqijave politike të
realitetit.
Pikërisht këtë
kam bërë edhe në një shkrim timin në Nëntor të vitit 2020 me titull “Thirrje
për ndërgjegjsim e veprim …” në të cilin Ju lexues do ta gjeni se kush është ai
i cili ka bërë thirrje intelektualëve , shoqërisë e mediave për Guxim, te cilin e kane botuar disa
media , dhe po të cilin ua kam dërguar
edhe politikanëve shqiptarë, shkrim në të cilin unë i kam kërkuar dhe bërë thirrje shoqërisë, intelektualëve dhe mediave të që guxojnë intelektualisht,
politikisht dhe demokratikisht për të
vepruar për ndryshimin.
Dhe konkretisht
ja se çfarë kam sygjeruar në atë shkrim në Nëntor 2020 para se ta shpallte Znj. Osmani Sloganin “Guxo” si slogan të saj:
“Është
koha që dituria, kompetenca dhe patriotizmi i vërtetë të aktivizohen fort dhe
guximshem në politikë.
U them
analistëve e opinionistëve , atyre që shkruajnë e botojnë shkrime dhe opinione
që: mos rrini e thoni vetëm kritika por kapërcejini edhe ju egoizmin
negativ dhe xhelozinë e sëmurë; inkurajoni dhe propagandoni më të mirët e
intelektualizmit dhe kombëtarizmit që janë aktivizuar në politikë.
Nëse
nuk keni aftësinë dhe guximin për t’u marrë vetë me politikë, atëhere përdoreni
gjykimin dhe vlerësimin për të mbështetur meritorët e vërtetë, sepse kështu
edhe ndihmohet shteti, shoqëria por edhe e ndihmoni veten tuaj.
Aktivizohuni,
mos rrini dhe mos prisni se dhuntia e talenti vlerësohen duke pritur prej
të tjerëve, sidomos prej mediokritetit dhe inferioritetit të cilët janë armiq
të meritës dhe talentit. Shpërblimi merret sipas meritës, por ama nëse dhe
kur kur guxon e vepron edhe politikisht.
Për këtë është
koha të dalë në skenë dhe të aktivizohet maksimalisht Guximi intelektual
e politik i meritorëve dhe i intelektualëve të vërtetë. (https://www.botasot.info/opinione/1438131/thirrje-per-ndergjegjsim-e-veprim- )
(Skënder
KAPITI,
Pra Slogani “Guxo” nuk është shpikje as e Znj. Osmani , as e PDK-së e cia e akuzon se ajo ia ka vjedhur asaj ,
por sloganin “Guxo” e kam përdorur unë në vitin 2008 në Librin “TRIUMFI
I KOMBIT” , po kështu edhe te Libri “NJERIU FILOZOF, ETIK E POLITIK”,
“MORALOKRACIA” si dhe te Libri “PESË LETRA DREJTUAR KOMBIT”, në letren me
titull “Kombi duhet të jetë trim dhe i mënçur”, Libër të cilin e
hap me thirrjen : “Lexoni për të mësuar”!, sepse pa dije dhe pa mësim mbetesh
gjithmonë prapa dhe në prapambetje në rrugën e civilizimit, progresit,
zhvillimit e mirëqënies.
Ndryshimi e përmirësimi kërkojnë Guxim dhe aktvizim për të vepruar, kjo
është motoja ime për politikën të cilën e kam trajtuar në shumë analiza dhe
shkrime të botuara në mediat e portalet kryesore shqiptare.
Këto libra ua
kam dhurur pothuajse të gjithë kryetarëve të Partive politike shqiptare në
Shqipëri e Kosovë por që asnjëri prej tyre jo falenderim por as minimalisht as përgjigje nuk më kanë
kthyer. Pra falë shtypit të lirë , penës së lirë të internetit bëhet e mundur që opinioni të mësojë të vërtetat,
moralin, dhe intelektualizmin pozitivist e politikën reale kundër
mëndjemadhësisë dhe egoizmit tinëzar,
hipokrit, mosmirënjohës e spekulativ të politikanëve dhe të intelektualëve të
tillë.
Nga Skënder Sadri KAPITI, opinionist,
analist, shkrimtar, jurist, historian, politolog, studiues i Fesë, Moralit
e Filozofisë si dhe Veteran i UÇK-së.