| E marte, 05.01.2021, 06:06 PM |
Kur anashkalohen qytetarët, bien qeveritë!
Nga
Ibrahim Kabili
Qeveria Hoti ra! Duhet të kishte
rënë më parë! E këtu nuk e kam fjalën për vetë Hotin. Me gjithë rezervat që kam
për qeverinë e tij, përsëri atë e vlerësoj si intelektual. Ai s'mund të ishte
vetvetja! Mënyra se si ai erdhi në pushtet dhe si u bë kryeministër vlen
për të dëshiruar! Dhe fundi do ishte i tillë, i pa lavdishëm, i pa dinjitetshëm
për të. Nuk kishte si të ndodhte, ndryshe. Ai erdhi me dredhi, pelivanllëqe
politike, me pazare sharlatane, me marrveshje kulisash, me veprime të pa
dinjitetshme, nga binomi; Thaçi-Mustafa, me thikat pas shpine ndaj Kurtit dhe
Osmanit, me kurthe ndaj tyre. Sa keq për politikën Kosovare! Lider të pa
fytyrë, që mbi interesat e Kosovës, vënë interesin e tyre. Nuk duhej dhe nuk
duhet, që bashkë me Thaçin dhe Mustafën, të "digjej" dhe
"ikte" dhe Hoti. Ai nuk duhej të bëhej kryeministër me votën e
deputetit të dënuar, Shala. Në këtë rast, Qeverisë Hoti, ishte e
"rënë", ende pa u "formuar". E keqja, vazhdon se ai u
"bekua" edhe nga Grenell! E kështu rrjedha e ngjarjeve, mund të
kishte marrë drejtim tjetër... Qeveria Kurti mund të mos binte, dialogu me
Serbinë mund të kishte marrë drejtimin e duhur, nga marrveshja e Vashingtonit,
ndoshta nuk do hiqej pika jetike e projekt marrveshjes për Kosovën, ajo e
njohjes reciproke... Mirpo, dhe Hotit, ashtu si "batakçijve" të tjerë
politikë i pëlqej karrikja e pa "merituar" e kryeministrit dhe u
përfshi në këtë "tallava" qeveritare të ideuar e realizuar nga
"liderët" në fjalë.
Hej "lider" sa bukur
tingëllojnë edhe sot për ju vargjet te: Këngë për liderit - të Kreshnik Avdiut
ku ndër të tjera thuhet:
Ngjoni mir shqiptarët e mi
Na ka hy n'midis një dreq
Hapni syt o populli jem
Ka nis puna me u ba keq
Kan nis vuajtjet me u harru
N'krye t'venit njerëz pa mend
Dallkaukët shumë jan shtu
Doj me ba copa ket vend
Sot po baj thirrje me zemër
Jem shqiptar e kem nji emër
Na kan shkel e na kan vra
Me armiq muhabet ska...
Fjalët e këngë më sipër janë
lapidare, janë një aktualitet i shimbshëm politik, flasin për
politikanë të dështuar dhe që shohin
interesat e tyre dhe nuk bëjnë pothuajse asgjë për popullin... Shumica e
politikanëve punojnë vetëm për të mbushur xhepat e tyre. Ato tregohen
"zemërgjërë" me kundërshtarin, "bujar" me pasurinë
kombëtare, "të moderuar" e pa parime për interesat kombëtare,
"europianistë" dhe shumë "largpamës" për probleme madhore
që shpesh nuk i rrok dot truri i tyre... Dhe pas kësaj vijnë prapaskenat,
marrveshjet banale, pse jo, dhe bashkëpunimi me armikun vetëm për të mbajtue
pushtetin...
Më tej në vargjet në vijim citohet:
...Prej Karpateve qent e zi
100 vjet na kan coptu
Sot me ta po pin raki
Buzën n'gaz e pa u turpnu...
...Kurr armiku s'bahet mik
Vendin tan me vjedh nuk ban
Kujt kto fjalë pa trem qerpik
Amanet mu mi kan lanë...
Më bukur nuk ka si e përshkruan
autori veprimtarinë e tyre, se në këto vargje!
Dhe kur këto vargje këndohen
mjeshtërisht nga Shqipërimi, Zefi dhe Flora Gashi, këto merrin një rëndësi të
veçantë dhe nxjerrin më në pah fytyrën e vërtetë të tyre! Bravo, këngëtarëve,
të mrekullueshëm! Urime dhe vetëm urime! Me të till njerëz bëhet shqiptaria!
Kurrë armiku nuk bëhet mik thotë një
fjalë e urtë popullore. Serbia ka qenë në shekuj, dhe do mbetet armiku i
shqiptarëve. Kjo nuk do thotë që shqiptarët ti mbajnë armët gjithmonë
"ngrehur" kundra saj. Me të duhet bashkëpunim, duhet të nënshkruhet
marrveshja finale, por pa prekur interesat e Kosovës dhe ato kombëtate. Duhet
marrveshje midis të barabartëve, ku secili, të ketë "shtëpinë" e
vet...Kur pretendohet të merret "dhoma" me gjithë
"guzhinën" ti mbetesh vetëm me një "dhomë", mbetesh
ngushtë, pa shtëpi... Duhet që pas 100 vjetësh e gjithë shtëpia me dy dhomat
dhe guzhinën ti bashkohet, trungut amë. Jo vetëm guzhina!!! Ajo nuk mjafton,
vetëm ajo!!! Dhe përse? Që "dikushi" të bëhet president apo
kryeministër i saj! Se cektësi politike! Sa varfëri intelektuale!
Janë sakrifikuar breza për shtëpinë
e përbashkët që quhet DARDANI.
Turp për politikën gjithkombëtare!
Politikanët vijnë e shkojnë, Atdheu mbetet! Kosova nuk pranon më NDARJE!
Ndërgjegjësohuni shqiptar! Reziku me këtë kastë politike është më se real. Ku
është rinia UNIVERSITARE?!
Çohu rini, çohu, bota është e jote
-Thoshte dikur, Migjeni i madh. Çohuni në mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe
territorit të tij! Në kundërt, fatura është e madhe, këtë e paguan Kosova, e
paguan shqiptaria...
Shpresa vdes e fundit... Ajo nuk ka
për të vdekur kurrë në lidhje me Kosovën... Zgjedhjet e reja janë një
shpresë...Që të shkohet deri te këto, dhe më pas, mendoj se duhet:
?Të largohet me votë e gjithë klasa
e vjetër politike.
?Të votohen bindshëm politikanët e
ri të tipit Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.
?Vjosa dhe Albini duhet të bashkohen
dhe duhet të dalin me një program para qytetarëve.
?Alternativë e tyreduhet të
jenë "politikanët" më të ri që do vijnë nga bota universitare.
?Të ngrihet shoqëria civile në
bashkëpunim me botën akademike dhe kërkojnë largimin e kastës së vjetër
politike e cila është bërë një kancer për Kosovën dhe popullin e saj.
?Ti thuhet prerë në një marrveshje
të mundëshme me Serbinë: JO:
? Ndarjes së Kosovës.
?Ndryshimit të kufijve.
?Shkëmbimit të territoreve.
?Të paditet Serbia në Gjykatën e
Hagës për Krime lufte dhe Gjenocid ndaj popullsisë së Kosovës në vitet
1998-'99.
? Të gjitha institucionet shtetërore
të Kosovës dhe të Shqipërisë të vihen në mbrojtje të UÇK-së së lavdishme.
? Ti kërkohet me shkresë zyrtare nga
Kuvendi i Kosovës, Kuvendit të Shqipërisë që: Të dënoj gjenocidin serb mbi
popullsinë e Kosovës në vitet 1998-1999.
?Të unifikohen qëndrimet midis dy
shteteve shqiptare, për problemet KOMBETARE.
?Ti thuhet jo kultit të individit
dhe PO institucioneve të vendit.
?Ti thuhet jo në shkallë kombëtare,
zgjerimit të Greqisë me 12 milje në Detin Jon.
Zgjedhjet e reja dhe fitorja e
Bidenit në SHBA, një shans për mbarë Botën, një vlerë e shtuar dhe për
shpiptarët. Amerika nuk do e lerë vetëm Kosovën, kjo e fundit është sfidë për
Të.
Ibrahim Kabili
Tiranë më
05.01.2021