| E marte, 05.01.2021, 02:04 PM |
Slogani “Guxo“ i Znj. Vjosa Osmani përkon sipas shkrim-thirrjes sime të 27 Nëntorit 2020 për Guximin intelektual e politik
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Jam i pari që kam propozuar, parashikuar
dhe inkurajuar levizjen politike te Vjosa Osmanit të botuar në disa media.
Znj. Vjosa Omani tani ka dalë me sloganin
“Guxo”.
Më erdhi shumë mirë dhe u ndjeva mirë pasi ky
slogan i saj sot përkon pikërisht me parashikimin dhe vizionin tim në ate se
cfarë unë kam shkruar dhe u jam drejtuar publikisht shqiptarëve dhe sidomos
intelektualëve dhe mediave per të vepruar dhe për të guxuar për të
vepruar , angazhuar dhe mbeshtetur Znj. Osmani në zgjedhjet e
parakohshme që do të mbahen në Kosovë, për të cilat që në Gusht të vitit 2020
pata parashikuar që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë të detyrueshme.
Ja dhe shkrim-thirrja ime për guximin
intelektual për të vepruar në mbështetje të Vjosa Osmanit botuar me 27 Nëntor 2020
Thirrje për
ndërgjegjësim e veprim: Vizioni i Znj. Osmani-republikanizmi dhe çmontimi
i korrupsionit dhe shtetit privat e tribal
Skënder S.Kapiti
Kurrë nuk ka zhvillim në një shtet kur ligjin e bëjnë dhe e
sundojnë korrupsioni, nepotizmi, krahinizmi dhe injoranca, tipare këto të
pushtetit e të politikës se epokës tribale e mesjetare, para republikane, para
demokratike e para moderne.
Kosova është trajtuar nga elita politike si një shtet privat dhe
tribal dhe jo si shtet republikan. Postet dhe detyrat e larta shtetërore,
administrative,pasuritë kombëtare dhe paraja publike, ligji dhe drejtësia
në Kosovë janë prona, të drejta, autoritete dhe privilegje
për një pakicë njerëzish me lidhje klanore, fisnore, partizane dhe
krimi,korrupsioni e hajnije.
Parlamenti, qeveria , presidenca dhe drejtësia kanë funksionuar
si agjensi private të shpërndarjeve dhe shpërblimeve me paranë publike dhe të
posteve atyre individëve që kanë lidhje familjare e fisnore.
Le të bëhet një verifikim dhe do të rezultojë që:
pothuajse i gjithë farefisi i politikanëve të lartë kosovarë janë
të punësuar në administratën shtetërore dhe jo pak prej tyre edhe në 2 apo 3
borde ku marrin rroga të majme nga paraja publike.
Është në të mirë të Kosovës që ajo ka politikanë të aftë, të
përgjegjshëm politikisht por edhe të guximshëm kombëtarisht si
Vjosa Osmani, shëmbulli i së cilës është inkurajues dhe shpresëdhënës se në
Kosovë me të tilla kualitete intelektuale dhe me vizionin për ndërtimin e
shtetit ligjor, modern e kombëtar do të vijë edhe ndryshimi e përmirësimi.
Por kjo nuk mjafton, pasi Znj. Vjosa Osmani i duhet dhënë
mbështetje, dhe për këtë është koha të dalë në skenë dhe të aktivizohet
maksimalisht Guximi intelektual e politik i meritorëve dhe i
intelektualëve të vërtetë.
Është koha që edhe mediat të luajnë rolin jo vetëm atë informativ
por edhe emacipues për demokracinë e për shtetin.
Tani dhe me këtë rast po shtroj një pyetje publike se: cili nga
personazhet që po kërkojnë të bëhen President të Kosovës është më meritorë në
aspektin intelektual, profesional, demoktatik e kombëtar dhe si figurë politike
me kontribute reale dhe e pakorruptuar se sa Znj. Osmani, të cilës
të drejtën si kandidatura më merituar për Presidente ia ka dhënë edhe verdikti
popullor në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019, kur ajo ishte kandidate për Kryeministër
i Kosovës. U takon së pari shtresës së intelektualëve të Kosovës që
ta promovojnë këtë fakt, pasi opinioni publik ka folur me 6 Tetor 2019.
Është koha që demokracinë dhe institucionet shtetërore,
demokratike dhe atë të Presidentit t’i kthehen popullit
Është koha që dituria, kompetenca dhe patriotizmi i vërtetë të
aktivizohen fort dhe guximshem në politikë, pasi në të kundërt
askush më pastaj nuk u ka faj atyre që të detyrohen, t’i nënshtrohen e t’i
servilosen injorancës dhe inferioritetit sikurse është aktualisht sot në
Kosovë. U them analistëve e opinionitëve , atyre që shkruajnë e botojnë shkrime
dhe opinione që: mos rrini e thoni vetëm kritika por kapërcejini edhe ju
egoizmin negativ dhe xhelozinë e sëmurë; inkurajoni dhe propagandoni më
të mirët e intelektualizmit dhe kombëtarizmit që janë aktivizuar në
politikë.
Nëse nuk keni aftësinë dhe guximin për t’u marrë vetë me
politikë, atëhere përdoreni gjykimin dhe vlerësimin për të mbështetur meritorët
e vërtetë, sepse kështu edhe ndihmohet shteti, shoqëria por edhe e ndihmoni
veten tuaj.
Aktivizohuni, mos rrini dhe mos prisni se dhuntia e talenti
vlerësohen duke pritur prej të tjerëve, sidomos prej mediokritetit dhe
inferioritetit të cilët janë armiq të meritës dhe talentit. Shpërblimi merret
sipas meritës por kur guxon e vepron edhe politikisht. (Durrës, 27
Nëntor 2020)