| E marte, 05.01.2021, 06:04 PM |
“GABIMI” I STUPCAVE
NGA
REXHEP SHAHU
Ata
komandantat që ndanin në hartë copat e atdheut për veten e tyre si trofe lufte,
ende pa u çliruar Kosova, ata që prisnin si bisha në pritë me ia marrë
pushtetin Rugovës, pasi filloi luftën NATO për ta çliruar Kosovën, ata nuk kanë
qenë kurrë në front të luftës, nuk kanë qenë në asnjë betejë.
Shesh
betejat e tyre për pushtet e plaçkë lufte kanë qenë në Tiranë, Durrës, Kukës,
Has, Tropojë, Zvicër, Gjemani, Suedi, etj, por jo në asnjë front lufte në
Kosovë. Ndaj mos ua jepni atë meritë që nuk e kanë komandantat zhvatës.
UÇK
është krenaria më e madhe e shqiptarëve sepse UÇK u tregoi shqiptarëve, që
kishin harruar, se edhe serbët i vret plumbi, u tregoi shqiptarëve se si vriten
serbët. UÇK vrau frikën e shqiptarëve, drejtoi kurrizin e shqiptarëve. Vetë
krijimi i UÇK është fitorja më e madhe e saj dhe e gjithë shqiptarëve.
UÇK
bëri që unë të shoh, të njoh, të prek me dorë hero shqiptar sepse ne kishim
harruar a kemi heroj, nuk dinim si është heroi. UÇK bëri që unë të rri me heroj
shqiptarë, të shoh se si mbijeton heroi shqiptar me plumba në trup dhe si niset
sërish për në luftë, si vdes heroi shqiptar pa lënë amanet as partinë, as
Enverin, as atdheun, as Kosovën, se si vdes duke derdhë lotë dhimbje...
Unë
kam parë me sytë e mi edhe komandanta stupcash, veç jo në front të luftës por
në zyra, kafene, restorante luksose e jo luksoze, siç kam parë komandanta të
vërtetë jo si të stupcave, bashkë me ushtarë dhe që nuk bënin diferencë me
ushtarët dhe nuk shfaqnin asnjë përbuzje a bezdi ndaj ushtarëve.
Është
radha e stupcave të “luftojnë” që të vritet frika në Kosovë, frika prej
komandantëve të gjithpushtetshëm, prej komandantëve që kanë në duar pushtetin e
nëndheshëm dhe kërcënojnë gjithkënd duke përdorë naivitetin dhe injorancën e
atyre që kanë lëpirë ndonjë kockë, të vritet frika dhe njerzit të kenë kurajo e
guxim t'i thonë të vërtetat që i dinë. Pa u thënë ato të vërteta shoqëria
shqiptare në hapsirën shqiptare do të rritet si gjarpëri nën gur. Sepse dikush
ka refuzuar luftën, dikush ka mashtruar luftën, dikush ka blerë shtrenjtë
dëshminë e luftës sikur ka qenë në luftë, dikush merr euro e dekorata të
pamerituara sikur ka ndihmuar luftën, dikush bëhet veteran lufte pa pasë asnjë
lidhje me luftën, dhe dëshmitë e veteranëve u bënë si fletëvotimi të garantuara
për dhënësit e dëshmive, shqiptarët e Shqipërisë nuk iu bashkuan luftës,
invalidët e luftës u përbuzën, mashtruesit që s'kishin lidhje me luftën
përveçse kishin dëgjuar ndonjë krismë arme, u graduan si luftëtarë të dorës së
parë.
Stupcat
janë në fillim, nëse e kanë seriozisht paqtimin e ndërgjegjes tonë.