Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Molla hyjnore

| E hene, 04.01.2021, 10:18 AM |


Satirike

Molla hyjnore

Te Molla e Kuqe

Diku afër Nishit,

E humbi Eva

Unazën e gishtit!

Adami u çmend

I zgurdulloi sytë,

I mbetet prapë

Molla në fyt!

Zoti e zbret poshtë

Te Molla e Kuqe,

Një thes me hile

Vese edhe huqe!

Në të e vendosi

Të parën tradhtinë,

Së dyti inatin

S’treti paditurinë!

Pa dashje ra thesi

Nga dega në tokë,

Na del shqiptari

Me plis në kokë!

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti)