Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Para Bronxi

| E hene, 04.01.2021, 10:34 AM |


Neki Lulaj

PARA BRONXI

Ju keni  ditë të lumnueme te ky shekull.

Majekrahu me pushkë, torbë e municion

Në shi. borë, n`furtunë  e mjegull

Ju ishit kënga, gëzimi, sakrifica, pushka

Amanet i atdheut…që ju kujton.

Lum ju për ecjet tuaja UÇK-ja

Për uniformën tuaj erë baroti

Për betejat tuaja sublime

Për gurin e nxjerrur thellë gabzherri

Lum ju për lindjen tuaj

Pa u frikësuar prej vdekjes…

Ju keni vetëm  një datëlindje  gëzimi lavdie

E unë e ne pranë jush jemi memec

Jo me larg se një fjalë

Testament për gjenerata e reja në vite

Pushka  juaj, burim i lirisë në vepra

Krenari është kënga për ju në breza..

Juve kurrë nuk do ju kalbet dashuria

Për atdheun ku zgjohet lumturia.