| E hene, 04.01.2021, 10:00 AM |
Shoqata
e Intelektualëve Shqiptar "Trojet e Arbrit" organizon sesionin e XVI
shkencor më 18 korrik 2021 në Skënderaj,
më temën: " Masakrat dhe krimet serbe,malazeze dhe maqedonase në trojet
shqiptare 1912-1999"
Njoftim
Shoqata
e Intelektualëve Shqiptar "Trojet e Arbrit" njofton të gjithë
studiueset dhe studiuesit shqiptar anë e kënd trojeve etnike shqiptare dhe nga
diaspora atdhetare shqiptare se këtë vit pra,në vitin 2021 do të organizojmë
sesionin e XVI të rregullt shkencor më temën boshtë: "Masakarat dhe krimet
serbe, malazeze dhe maqedonase në trojet shqiptare 1912-1999."Ftojmë të
gjithë ligjeruesit që të paraqesin temat e tyre lidhur me masakrat dhe krimet
serbe prej vitit 1912 e deri në vitin 1999.Këtu hynë të gjithë masakrat dhe
krimet që ka kryer Serbia,Mali i Zi dhe Maqedinia në trojet shqiptare.Një vend
të rëndesishëm do ti kushtohet edhe krimeve komuniste në trojet shqiptare që
janë kryer si fryt i ardhur nga politika serbe,në bashkëpunim me politikën
ruse.
Gjatë
shekullit XX ne shqiptarët u ballafaquam me shumë sfida të mëdha
historike.Është fatkeqësi se ende nuk kemi arritur ti shkruajmë me emra dhe
mbiemra të vraret dhe të masakruarit shqiptar.Studiuesit të cilët do të
paraqesin temat e tyre ata duhet të gjurmojnë masakrat dhe krimet serbe,malazeze
dhe maqedonase, që kanë ndodhur nëpër komunat, fshatrat dhe lagjet e
qyteteve.Perveç lëndës arkivore studiuesit duhet shfrytëzuar edhe historinë
gojore që është përcjellur nëpër breza si kujtim i familjeve që humbën të
afërmit e tyre, nëpër periudha historike.Është detyrë atdhetare shqiptare ti
bëjmë evidentimin e çdo shqiptari të vrarë dhe të masakruar në çfardo forme nga
Serbia,Mali i Zi dhe Maqedonia.Po njashtu një fakt i rëndësishem që duhet të
shënohet patjetër në këto shenime është çështja se sa nga këta të masakruar dhe
të vrarë në forma të ndryshme patën fatin që t´iu gjinden kufomat e tyre dhe sa
prej të cilëve u masakruan dhe u lanë pa varre.Të gjitha punimet e ardhura deri
në, fundë te majit 2021, do të botohen në librin apo librat e radhës varësisht
nga sasia e materialeve dhe pas botimit në gjuhën shqipe do të gjejmë forma dhe
mundësi të përkthimit në gjuhën angleze dhe gjermane në mënyrë që të njoftohet
bota lidhur me maskrat serbe,malazeze,maqedonase në trojet shqiptare në
shekullin XX.
Të
gjithë studiusitë për te qenë pjesë e programit duhet që ta paraqesin një
abstrakt të shkurtër se bashku me pikat kryesore të punimit në mënyrë që mos të
kemi punime të njëjta dhe të dërgohen në email adresën: nue_oroshi@yahoo.de
Ne
emër të Shoqatës se Intelektualëve Shqiptar "Trojet e Arbrit" Nue
Oroshi Kryetar