| E diele, 03.01.2021, 10:26 AM |
Sulmet, shpifjet dhe linçimet e burrave të LDK-se ndaj Vjosa Osmanit, skandaloze!
Shkruan
Luan Asllan Dibrani
Sulmet
shpifjet dhe linçimet e burrave të LDK-së është përpjekje për të zvogëluar
kontributin e grave në politikë dhe në sferën publike në Kosovë dhe emancipimin e saj drejt një integrimi si gratë e shteteve të zhvilluara evropiane.
Një
hap i tille justifikon vetëm hapa prapa
në arritjen e synimit tonë të përbashkët për një shoqëri të lirë, demokratike
dhe të barabartë nga gjinia femërore me atë mashkullore...
Opinionet
e klasës politike nga LDK-ja në thojza e
“Klanit Isa Mustafa” i ngjajnë një
shoqëri patriarkale ku burrat mbretërojnë në politikë, biznes dhe shpesh në
shtëpi.
Sa
është i lejuar dhe mendimi ndryshe
brenda LDK, më së miri kuptohet me anë të sulmeve të njëpasnjëshme e të
vazhdueshme të funksionarëve të LDK-së ndaj ish
bashkëpartiakës Vjosa Osmanit, qe rezultojë edhe shkarkimin e saj nga
krerët e LDK-së në krye me Isa Pashajin, që
e shkatërroj partinë e të madhit Dr.Ibrahim Rugovës...
Pra,
të kota janë arsyetimet e kësaj partie se lejohet mendimi ndryshe, sikur të
ishte respektuar mendimi ndryshe atëherë pse këta zotërinj të LDK-së jo vetëm
se e kritikojnë e sulmojnë, por edhe mundohen ta pengojnë Vjosa Osmanin, gruaja
që po lufton politikën e ‘ndyrë’ të te gjitha oborreve politike që 20 vjet.
LDK-ja po mbetet vetëm
me klasën e vjetër politike dhe me
Logon pa përkrahës dhe pa popull!
Zonja
Osmani është figurë publike dhe është e angazhuar në politikë tash e një kohë
të gjatë, andaj, puna dhe performanca e saj duhet vlerësuar mbi kritere të
jetës publike dhe institucionale, duke u mbështetur se rrjedh nja një
familje e brumosur gjithmonë me ndjenja kombëtare.
Karriera
e saj asnjëherë nuk ka filluar nga një mendësi e ngushtë partiake , por në qendër ka familjen ,shtetin dhe kombin gjë
që partia e LDK-se, as partitë tjera në
Kosove nuk e kanë .
Klasa
politike e deri tashme kanë si prioritet hajninë, korrupsionin dhe
degjenerimin e shoqërisë,pastaj mos të
habiten me hapin e Vjosa Osmait, qe do
të garoj ne tjetër strukture politik e qe prite ti bashkohen të
gjithë ata qe e duan ardhmërinë e
Kosovës te jetë një shtet me ligje dhe rregulla.
Deklarimi
i Vjosa Osmanit se “Ne do t’i heqim nga pushteti ata që e kanë mbytur Kosovën,”
nuk po ju pëlqen klasë e vjetër politike që me çdo kusht dëshiron mbetjen në
pushtet. Merreni me mend, në sytë e 200 mijë votuesve të saj për Vjosën, LDK-ja ,u përpoq me zhduk nga arena politike
duke e zëvendësua një herë me Agim Veliun e tash me Avdullah Hotin nga e
cila i sollën varrin vetit!
Këto
sulme shpifje dhe linçimet e burrave të
LDK-se të pa vend, ndaj Vjosa jane tekjet skandaloze Osmanit skandaloze me një
fjalor primitiv!
Zonjën
Vjosa Osmanin po e ngritët dita ditës qe
sipas aderimeve qe po bëhen këto ditë në “Iniciativën qytetare” të Vjosa
osmanit shumë qarte po dëshmohet se
LDK-ja po mbetet vetëm me klasën e
vjetër politike dhe me Logon pa
përkrahës dhe pa popull.