| E premte, 01.01.2021, 06:16 PM |
Viti 2020 ishte vit i frytshëm për shoqatën "Trojet e Arbrit" dhe dështimi i planit turko-serb për heqjën e monumentit te Gjergj Kastriotit nga Prizreni, falë përkrahjes që mora nga miqtë gjerman
Nga
Nue Oroshi
Çdo
institucion qoftë shtetëror apo organizatë joqeveritare në botën perëndimore i
bën edhe arritjet vjetore mbrenda një viti,si dhe planet e punës per vitët në
vijim.Me një fjalë ata që janë aktivë gjithmonë i bëjnë publike të arriturat
vjetore gjatë çdo viti, kurse ata që kritikojnë e kanë gojën e mbyllur sepse
pwrveç kritikave ndjellakqija asgjë nuk kanë arritur jo vetëm në periudhën nje
vjeçare por as në atë jetësore,pra, me një fjalë i përngjajnë asaj fjalës
popullore se kur të vetë pleqëria ku e ka lanë te rijtë pa kryer asnjë angazhim
kombëtar të tillët janë vëtem lloj i tupangjijeve që i mëshojnë pa asnjë
akordim.Shoqata "Trojet e Arbrit "që në janarin e vitit 2020 e nxori
nga shtypi një libër enciklopedik që e kishte futur në shtyp në dhjetorin e
vitit 2019, me titull: "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,Heroi Komëbtar i
Shqiptarëve".Ky libër erdhi si fryt i sesionit shkencor që mbajtëm në
Lezhë me rastin e 550 vjetorit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.Libri ka 50
autor dhe 550 faqe.Pas këtij libri Shoqata "Trojet e Arbrit " bëri
botimin edhe të tre librave të tjerë, njërin me titull: " At Shtjefën
Gjeçovi shkenctar dhe atdhetar", që erdhi si fryt i sesionit shkencor që
mbajtëm në Zym të Hasit me rastin e 90 vjetorit te vrasjes së "At Shtjefën
Gjeçovit",ky libër ka 30 autor dhe 294 faqe ku u zbuluan shumë gjëra të
reja sa i përket jetës dhe veprës së at Shtjefën Gjeçovit.Ndërkohë shoqata
"Trojet e Arbrit" i botoj edhe dy libra të tjerë njëren të Nue
Oroshit me titull: " Shqipëria Etnike është një realitet dhe jo ënderr
romantike" dhe tjetrën të dr.Besim Morinës:"Gjendja kishtare në
Kosovë në Periudhën Paraosmane shek.VII-XV".Ky ishte libri i katërt
enciklopedik që botoj shoqata "Trojet e Arbrit" në vitin 2020.Por
suksesi me i madh i kësaj shoqate është vendosja e Monumentit të Gjergj Kastriotit
Skënderbeut në Prizren.Për këtë projekt punuam hiç me pak se dy vjet ku edhe ja
arritëm qëllimit.Pas 552 vitësh e rikthyem Kastriotizmin në qytetin e
Besëlidhjeve Shqiptare në Prizren.28 nëntori 2020 e gjeti Prizrenin të veshur
kuq e zi.Edhe pse ishte pandemia në këtë aktivitet gjithëkombtar morën pjesë
shumë shqiptar nga mbarë trojet etnike shqiptare dhe diaspora e madhe
atdhetare.Shqiptarët atdhetar kudo i shihje të gëzuar për rikthimin e
Kastriotizmit në Prizren.Natyrisht se nuk kishin pasë qëndruar duarkryq as forcat
pro-turke dhe pro-serbe.Ata gjashtë muaj më herët e kishin bërë një plan shumë
të sofistikuar për heqjën e monumentit të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut nga
Prizreni.Shkaku ishte gjetur ana artistike,pavarësisht se si do të dukej
monumenti.Plani ishte bërë mirë por fati e deshi që ky plan ishte deshifruar
dhe dekoduar,katër ditë para se të vendosej monumenti i Gjergj Kastriotit
-Skënderbeut në Prizren, dhe katër ditë më herët e kisha në dorë këtë plan falë
punës që kishin bërë miqtë e mi gjerman që janë në politikë.Ku për këtë edhe
mora disa masa shtesë duke e përforcuar edhe fjalën që do ta mbaja për këtë
eveniment gjithëkombëtar,ku e mora
premtimin nga miqtë gjerman se do të më përkrahin në mbrojtjën e
monumentit të Gjergj Kastriotit në të gjitha aspektët.
Madje
edhe i kisha edhe emrat e te gjitha medijave si në Kosovë e Shqipëri si dhe
emrat e personave që do të reagojnë.
Tash
opinioni gjithëshqiptar i din emrat e të gjithë atyre që kanë reaguar dhe që
ishin pjesë e planit turko-serb për heqjën e monumentit të Gjergj Kastriotit në
Prizren, kinse nuk i plotëson vlerat artistike por plani ishte të hiqej dhe mos
të vendosej më kurrë.
Edhe
ndonjë person i pa qëndrushem në aspektin kombëtar, kishte rënë pre e këtij
plani,që më pas më kishin kërkuar falje dhjetra herë,por gëzon fakti se asnjë
intelektual i shoqatës "Trojet e Arbrit" si dhe asnjë donator i
monumentit nuk kishte rënë pre e këtij plani fatzi.Plani turko-serb për heqjën
e monumentit të Gjergj Kastriotit nga Prizreni ju dështoj me turp.Për herë te parë
shqiptaria korri një fitore të madhe në Prizrenin e Besëlidhjeve Shqiptare.
Projektët e vitit 2021
të Shoqatës "Trojet e Arbrit"
Meqë
tashë e 17 vite për çdo vit e bëjm edhe planin e aktiviteteve vjetore edhe per
vitin 2021 Shoqata "Trojet e Arbrit" ka planifikuar që të ketë shumë
aktivitete shkencore dhe kombëtare.Aktivitetin më të madh shkencor do ta mbajmë
në muajin korrik të vitit 2021 në Drenicën e Shaban Polluzhës,Mehmet Gradicës e
Adem Jasharit,ku do ta mbajmë një sesion të madh shkencor me temën:
"Masakrat serbo-malazeze dhe maqedonase në trojet shqiptare
1912-1999".Në këtë sesion shkencor që pritën të ligjerojnë studiuesit nga
të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare do ti shenojmë
të gjitha maskrat qe janë kryer gjatë periudhës kohore 1912-1999 në trojet
shqiptare.Shoqata "Trojet e Arbrit "për këtë vit ka planifikuar edhe
ndërtimin e një murane në nën kalanë e Prizrenit.Projekti tashë më është i
gatshëm dhe është dërguar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës
së Kosovës ku fillimisht presim që të paisemi me lejën nga kjo ministri dhe me
pas për të filluar me procedura tjera ku edhe do ta themelojmë një komision me
historianët më të shquar të Mesjetës Shqiptare nga të gjitha trojet etnike
shqiptare dhe diaspora,që do ta përcjellë këtë projekt.Shoqata "Trojet e
Arbrit "në vitin 2021 nuk do të ndalet me kaq.Ajo ka planifikuar që gjatë
këtij viti të bëj botimin edhe të pesë veprave të reja shkencore ku do të dalin
në dritë shumë fakte të reja qoftë për historinë tonë të pashkruar ende, qoftë
edhe për veprimtarët shqiptar që kanë kontribuar shumë gjatë për çështjen
kombëtare.
E
gjithë kjo arritje është duke u kryer
falë dy shtyllave kryesore:
1.Falë
intelektualëve dhe studiuesve shqiptarë që për 17 vite me radhë janë duke na
përkrahur panderprerë ku me punimet e tyre shkencore kanë bërë që historia jonë
shqiptare te shkruhet ashtu siç ka ndodhur e jo ashtu siç deshirojnë të tjerët
të ketë ndodhur-pra për herë të parë po shkruhet historia jonë shqiptare me të
vërtetën e saj historike.
2.Falë
donatorve mërgimtar të cilët janë duke na përkrahur tash e 17 vite pa
nderprerë.Këta donator po bëjnë që historia e vërtetë shqiptare të mbetët e
shkruar.Si dhe monumentët të vendosën aty ku duhet në vendin e duhuur.
Edhe
pse angazhimet kombëtare nuk janë të lehta kur i sheh frytët e punës e gjithë
ajo lodhje shëndrrohet në forcë për të zhvilluar veprimtari të reja.Të mos dish
se çka ndodhi në të kaluarën do të thotë të mbetësh gjithmonë femijë sepse çka
nevoitet jeta e njeriut në qoftëse nukë është e gërshetuarë me ngjarjet e se
kaluarës që i shënon historia.Të thyesh tehun e shpatës në përplasje,në një
kohë kur vringllimat e qytetrimeve po kryqëzohen në trojet shqiptare është një
punë e ndershme dhe atdhetare.Secili qytetrim do të ngadhënjej do të mirret
vesh shumë shpejt.Por një gjë duhet ditur që djalëria dhe vajzëria shqiptare
gjithmonë e kanë mundur tradhëtinë dhe paftyrsinë e atyre që i kanë ngrënë
paret e sulltanëve dhe të krajlëve për ta dëmtuar çështjen shqiptare.