| E premte, 01.01.2021, 12:36 PM |
Na priftë e mbara!
Shkruan:
Florim Zeqa
Duke
ju uruar të gjithëve fillim të mbarë në vitin 2021, po e fillojë shkrimin e
parë në vitin e ri kalendarik me të
gjitha problemet dhe brengat e vitit paraprak pandemik dhe politik, me shpresën
për ngjizjen e një alternative të re politike, si domosdoshmëri e kohës për
zgjidhjen e shumë problemeve të akumuluara ndër vite e dekada.
Me
qenëse është shkrimi i parë në vitin e ri zgjedhor, me parti dhe figura të
vjetra politike, adresimin tim të parë do t'ua kushtoj qytetarëve të dashur të
vendit tim, elektoratit kosovarë, e në veçanti votuesve të rinjë të cilët do të
votojnë për herë të parë.
Veprimi
i parë politik në vitin që sapo kemi hyrë është caktimi i datës së zgjedhjeve
të jashtëzakonshme, veprim ky i cili i hapë rrugën fushatës legale zgjedhore,
në të cilën partitë ekzistuese të skenës parlamentare do ta synojnë kreun e
ekzekutivit të vendit, postin e presidentit apo poste tjera të larta si;
ministra, zv. ministra, këshilltar apo staf politik dhe diplomatik nëpër
ambasada dhe konsullata.
Në
mungesë të një alternative të re politike, zgjidhja më e mirë do të ishte
bojkotimi total i procesit zgjedhor. Por meqë një gjë e tillë është e pamundur
të ndodhë, atëherë, secili qytetar i vendit le të vendosë për të ardhmen e tij
në shtetin e Kosovës.
Jo
pa të drejtë në gjuhën politike thuhet "vota e sovranit", për arsye
se vota duhet të jetë e lirë dhe e pandikuar, pa emocione dhe pa inate
personale apo politike, por me vetëdije dhe besim të plotë për kandidatin që
votohet.
Secili
subjekt politik do të mundohet të përpilojë listën më të mirë zgjedhore, me
emra të besueshëm dhe kredibil për elektoratin.
Sikurse
në zgjedhjet e deritanishme do të kemi emra të rinjë në listat zgjedhore, si
dhe do të kemi votues të rinjë që për herë të parë dalin para kutisë së
votimit!
Po
ashtu nuk do të mungojnë as nismat e reja qytetare dhe kandidatët e pavarur për
deputet. Pikërisht tek nismat e reja dhe kandidatët e rinjë për deputet
ekziston shpresa e ndryshimit politik, por jo tek nismat e reja me politikan të
vjetër, të ricikluar në format të ri politik.
Si
pasojë e luftës mes grupeve të interesit brenda sojit (partisë) është bërë
traditë në Kosovën e pasluftës që të lindin "nisma" politike, të
cilët përveq ndarjes nuk sjellin asnjë risi dhe asnjë të mirë në skenën
politike.
Së
paku deri më tani, të gjitha nismat e dalura nga partitë ekzistuese kanë qenë
të destinuara të dështojnë. Si pasojë e dështimit të nismave jo të shëndosha
(produkt i egove për pushtet), bartësit e tyre, përveq humbjes së imazhit
politik, të kthimit të paterica politike, e kanë humbur edhe dinjitetin
njerëzorë, nuk ju beson më askush!
Prandaj,
thirrja ime e vazhdueshme për ngjizjen e një alternative të re politike është e
bazuar në fakte dhe argumente të pakontestueshme; ku është sot LDD-ja e Nexhat
Dacit (LDK), ku është sot NISMA e Fatmir Limajt (PDK), ku është sot grupi i
PSD-istëve të Shpend Ahmetit (LVV), ku është sot ALTERNATIVA e Mimoza Kusarit
(AKR)!?
Të
gjitha këto nisma janë shuar ose janë në shuarje e sipër, kurse bartësit e tyre
janë kthyer në paterica të partive të mëdha dhe të vogla politike, ku si pasojë
e kësaj elektorati i zhgënjyer i është kthyer sërish gjenezës së vet politike.
Fatin
e njëjtë, e ndoshta më të hidhur se kaq do ta ketë edhe "nisma" e
zonjes Vjosa Osmani, e cila një vit më parë kishte thënë se, fati i saj politik
është i lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kurse sot për ambicie
personale po e bën të kundërtën e saj!
Ndryshimi
politik në vendin tonë nuk do të vie asnjëherë me këto parti të konsumuara dhe
as me riciklime politike të figurave të vjetra politike.
Kosovës
i duhet një fillim i ri politik, me figura të reja, jo për nga mosha, por për
nga kyqja në politikë, me intelektual dhe veprimtar të dëshmuar në rrugën e
gjatë të lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë, të cilët janë të gatshëm për të
dhënë gjithçka nga vetja e tyre për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve, pa e
llogaritur asnjëherë interesin apo mirëqenjen personale.
Na
priftë e mbara në rrugën e ndryshimit politik!