| E enjte, 31.12.2020, 10:32 AM |
E përkujtojmë Prof. Dr. Mark Krasniqin
Patriotin
e shquar shqiptar me ndjenja të flakta kombëtare ...
Kjo
figurë historike ishte një legjendë, ishte një poet i ndjenjave të holla, ishte
një prozator realist, ishte një pedagog, ishte një edukator i urtë, ishte një shkencëtar,
ishte një spektri të gjerë interesimesh në fushën shkencave gjeografike,
etnografike, historike e sociologjike, ishte një poet i Madh- patriot i shquar
me ndjenja të flakta atdhedashurie, ishte një politikan i rezistencës për
çlirimin dhe bashkimin kombëtar.
Nga
Hasan Hasanramaj
Akademik
Mark Krasniqi, që nga ditët e hershme të jetës së tij e deri me sot për
Kosovën dhe qytetaret e saj ka krye punë të mëdha në momentet me të vështira,
kur ky popull shqiptarë u kacafyt me jetën apo vdekjen- për çka edhe është bërë
emër i njohur i historisë, i luftës për liri, i dijës, i kulturës shqiptare i
cili është një enciklopedi  dhe emër që
gjatë tërë jetës së tij  ka lanë gjurmë  shumë të vlefshme në shekullin XXI. Kjo
figurë e lartë kombëtare ka qenë, është dhe do të mbetet për gjithmonë  një legjendë e popullit shqiptar, është një
poet i ndjenjave të holla, një prozator, një realist, një pedagog, një edukator
i urtë, një shkencëtar i një spektri të gjerë interesimesh në fushën e
shkencave  dhe historisë, patriot i
ushqyer me ndjenja të flakta atdhedashurie, politikan i mbathur i politikës në
rrethana të luftës  për lirinë  e popullit shqiptar. Kjo figurë e madhe
kombëtare kur flet për karakterin, virtytet e veset, flet me plot dashuri,
kurse porosit e tija për çdo ditë janë intime, e bukur, argëtuese, në një
moment e imponuar. Kjo figurë e njohur historikisht ka dhënë  kontribut të madh edhe në studimin dhe
prezantimin e luftës së qëndrueshme qindravjeçare të popullit shqiptar për
liri, për pavarësi dhe për zbardhjen e të vërtetave për Kosovës, të drejtën e
shqiptarëve dhe të  vetëvendosjes dhe
vullnetit të lirë, për përcaktimin dhe vendosjen e fatit dhe të pozitës së
Kosovës në rendin e vendeve dhe të popujve të përparuar të Evropës dhe të botës
së përparuar.    Nuk është çudi së kjo
figurë e mirënjohur e popullit shqiptar ishte dhe mbete për gjithmonë  ndër të figurat me të përndjekura nga regjimi
çetnik-komunist i ish Jugosllavisë, e sidomos nga ai serbe.
Ky
intelektual gjithmonë ka reagua ashpër nëpërmjet shkrimeve nga  Evropës ka kërkua ti përmirësojë gabimet dhe
padrejtësinë historike të saj ndaj popullit të vuajtur shqiptar”, duke theksuar
së “populli shqiptar gjithmonë ka qenë dhe sot 
është i orientuar kah Amerika dhe Evropa, nga e cila kërkoi dhe kërkon
edhe sot që ta njohë “të drejtën e ë vetmen të 
shqiptar” për realizimin e ëndrrës së tyre rreth bashkimin
kombëtarë.                                                                                                          
Andaj, akademik  Krasniqit është
një prej intelektualeve me të shquar shqiptar në Kosovë dhe me larg i cili në
momentet me të vështira, kur populli shqiptar u përballte me jetën apo vdekjen
pati guximin  dhe mprehtësinë shkencore
dhe intelektuale të shkruajnë, të rezistoi, 
të flas  dhe të kacafytet me
argumente shkencore kundër elaboratit  të
Akademisë së Shkencave serbë në Beograd. Për këto dhe shumë kontribute të tjera
tët Akademik Mark Krasniqi, atdhetar i madh tërë jetën e tij rezistoi,
punoi  pa ndalur rreth çështjes tonë kombëtare
të cilat i theksuam më lartë në shkrimin tonë u nderua  dhe po nderohet me dekorata, mirënjohje dhe
shumë shpërblime të tjera të larta nga 
strukturat me të larta të shteteve shqiptar, të Shqipërisë, të Kosovës,
të diasporës dhe vendeve të tjera.

Krasniqi në Redaksinë e “Botes Sot” në Zuri në bisedë me Xhevdet Mazrekaj