Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Anton Berisha: Kopjimi i modelit serbo-turk!

| E hene, 28.12.2020, 12:46 PM |


Anton Berisha:

Kryetari i Serbisë Vucic eshte i vetmi president i nje shteti europian qe ka arritur te kontrolloj 2/3 e parlamentit dhe te ve ne kontroll gjithe shoqerine ne shtet. Edhe, presidenti turk Erdogan, nje shtet aziatik, ka arritur te njejten gje, por sic u pa koheve te fundit me kundershtimin e plote te pjeses europiane te Turqise, qe u deshmua me rezultatet e zgjedhjeve vendore ne Stamboll.

Tendenca, qe edhe ne Kosove ne emer te parullave ideologjike dhe kauzave sociale te krijohet nje klime e tille, qe i gjithe shteti te koncentrohet ne nje individ eshte tendence autokratike, qe ne vend te te qasjes demokratike europiane te pushtetit te balansuar, te kopjohet modeli serbo-turk, qe per ironi jane ish roberuesit tone shekullor, tregon tendencen tone antieuropiane.

Nje gje dihet, se individualizimi dhe ideologjizimi i shtetit ka shkaterruar ne pothuajse nje shekull kombin shqiptar ne te gjitha trojet dhe nuk ka si te pritet qe te jete ndryshe. Ne fund te fundit, vete krahasimi se kush perfaqeson ate model jep pergjigjen e qarte.

__________

Dr. Ibrahim Rugova, shkrimtari, filozofi e tradicionalisti i madh shqiptar apo si kam qef un?, me e thirrë,  BABLOKU I SHTETIT TË KOSOVËS, arriti në mënyrë të pabesueshme me  e ‘thy në kurriz’ ideologjinë sllavokomuniste ne truallin Dardan duke rikthyer miqësinë me oksidentin dhe duke na zbardhur fytyrën në botë.

Për fatin e keq të tij e tonin, ai na la herët në këtë botë, duke lënë një zbrazëtinë ende të pakompensueshme dhe me pasoja të rënda për shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptar në përgjithësi.

Në rrugëtimin tim politik, intelektual e patriotik, ndjehem krenar që isha me Të, për të gjallë të Tij, dhe do të jem përherë në idenë tonë.