Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Urim i Shoqatës "Trojet e Arbrit " me rastin e festës së Krishtlindjeve

| E diele, 27.12.2020, 01:32 PM |


Shoqata e intelektualve shqiptar "Trojet e Arbrit" me rastin e festës së Krishtlindjeve uron të gjithë shqiptarët katolik anë e kënd trojeve shqiptare dhe nga diaspora e madhe atdhetare festën e Krishtlindjes.Urojmë që kjo festë të ju gjejë të bashkuar dhe të kaloni sa më mirë e  mbarë qoftë në familjet tuaja në Shqipëri,Kosovë e vise tjera etnike shqiptare si dhe në diasporë.Shoqata "Trojet e Arbrit" ndjen keqardhje për të gjithë ata shqiptar që humbën të afermit e tyre në këtë vit nga pandemia që e ka kapluar botën dhe uron familjet shqiptare që të bëhen të fortë që kjo festë e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri ti kalojnë me kujtimin për te afërmit e tyre por duke u përpjekur që ti paksojnë dhimbjet për më të afërmit e tyre.Festa e Krishtlindjes është festë e cila i bashkon njerëzit dhe i afron me njëri-tjetrin.Ne shqiptarët tradicionalisht e kemi pasur traditë që të respektojmë festën e njeri-tjetrit të shkojmë dhe të urojmë njëri-tjetrin për Krishtlindje apo Bajram, si dhe për festa të tjera.Fatkeqësisht kohëve të fundit kjo traditë ka ardhur duke u zvetënuar dhe nuk është e nivelit që ka qenë më herët.Këtë po e rëndon edhe më shumë kur po përzihet edhe politika.Shoqata "Trojet e Arbrit" e konsideron absurde dhe mosrespektim të festës se Krishtlindjes mosndriçimin publik në disa komuna të Kosovës thuajse kanë mbetur komunat në ato pak mjete, që mund të japin për këtë festë të vëllezërve të tyre shqiptar katolik.Edhe me e zymtë është gjendja në ato komuna ku ka shqiptar katolik dhe që nuk është bërë ndriçimi sepse është një diskriminim direkt që ju bëhet shqiptarëve katolik si taksapagues të atyre qyteteve.

Edhe me keq shpirtërisht dhe moralisht e ndijnë vetën të gjithë ata evropian që janë duke shërbyer në Kosovë kur e shohin një gjendje të tillë të territ aziatik në Kosovë.Prandaj nuk duhet të habitën kryetarët e këtyre komunave si dhe drejtorët e drejtorive përkatëse nëse nesër apo pas një viti do ti gjejnë emrat e tyre në listat e qeverive Evropiane si ekstremist islamik.Me këtë këta kryetar komunash dhe drejtor drejtorish tregojnë se shqiptarët katolik në këto qytete nuk e kanë të drejtën e shfrytzimit të pronës se përbashkët publike.Shoqata "Trojet e Arbrit" ju bënë thirrje këtyre komunave që se paku në shenjë nderimi për vëllezërit e tyre shqiptar katolik ta vendosin nga një pemë të Krishtlindjeve nëpër qendrat e qyteteve.Me këtë e tregojnë në vepër tolerancën dhe respektin për vëllezërit e tyre ashtu siç e kanë treguarë shqiptarët gjatë gjithë shekujve.

Shoqata "Trojet e Arbrit" falendëron te gjithë shqiptarët pa dallim feje apo krahine që edhe këtë vit na qëndruan në krah dhe na përkrahen qoftë me anën intelektuale, qoftë në atë materiale ku arritëm këtë vit që ta realizojmë njërin ndër projektet më të mëdha pas 552 vjeteve, vendosjën e monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren, si dhe botimin e katër veprave enciklopedike për ndriçimin e historisë shqiptare.Urojmë që festat e tjera shqiptarët anë e kend trojeve etnike dhe mbarë diasporës atdhetare ti festojmë në harmoni  duke e respektuar njëri- tjetrin dhe duke e nderuar në të gjitha aspektët.Respekti për vëllaun e gjuhës dhe gjakut nuk është ligsi por është madhështi e këtë madhështi duhet ruajtur si sytë e ballit ashtu siç e patën shqiptarët gjatë gjithë shekujve.

Ne emër të Shoqatës "Trojet e Arbrit" Krishtlindjet ju uron Nue Oroshi kryetar