| E diele, 27.12.2020, 01:25 PM |
SHPREHJA E IMAGJINATES EMOCIONALE NE VELLIMIN POETIK ”AJO...” TE POETES MIRSADA KRASNIQI
(Vështrim
poetiko-letrar)
Shkruan
Milazim Bajraj
Duke
lexuar vëllimin poetik lirikat më të bukura të poetes së re Mirsada Krasniqi me
titullin shumë karakteristik “Ajo...”,e që titullin e shoqërojnë tri pika, që
rrallë e hasemi në veprat tjera, gjë qe vërtetë Ajo, është përtej asaj qe
mbulon vëllimin poetik me pesëdhjetë e tri lirika qe i prinë poezia “Kohës”,
për ta përmbyllur me dy poezitë e fundit “A të pres” dhe “Nuk deshta”.
Përmbledhja
në fjalë e poetes Krasniqi, është sa magjepse aq e ndjeshme, është një bredh i
stolisur me shumë nuanca jetësore, është perde mëndafshi, qe i ngjanë një
panorame bardhe e zi, siç është vetë jeta, ani se rrugët dhe rrugicat e zymta
në këtë vëllim poetik i mund vetë shpresa. Pothuaj, gjithmonë subjekti lirik
sikur komunikon më veten e dytë Ti, apo me ty, rrallëherë na del si unë apo
mua, sepse Ajo është Ti, e Ti na del si Ajo.
Kohën
e brishtë tek poetja Krasniqi, sikur e betonizon Ëndërrkeqëja, që është edhe titull i poezisë
që vetë koha do ta vras si fenomen që vetë poetja do të thoshte: Cili zë do të
mund të këndojë për ty duke u zotuar në poezinë “Më beso”,thotë poetja
“Gjithmonë do të jem aty”.Rrallëherë
atakonë poetë, m’këtë rast poeten Krasniqi si luftëtare e paepur me
vargun e saj, “Ajo...”dha përtej vetes në dyluftim me jetën labirinth, duke
ngulitur me vargun hermetik si “Ti e dashur je Ti, vetë jeta- jeto”, do te
thoshte autorja.
Ne
tërë përmbledhjen me dhjetëra ngjyra spërkatet jeta “Pranvera e qytetit të
huaj” si në veten e parë kërkonte “Ne mesin e njerëzve t’i bëj vend vetes, ne
vendin që s’më takonte” atëherë
zhgënjimi bën të veten, deri aty sa poetja klithte: “Kjo nuk jam une”!
E
keqja në kohë dhe hapësirë do ta dehte poeten, qe do ta vrasë poezinë si:”Ne
tavolinën e rakisë” vërehet dojeni poetik unë dhe ti, do te thoshte poetja
Krasniqi:”Do ta përqafosh hijen time dhe ta mbushesh lot gotën e rakisë..”
Ajo,
asnjëherë nuk qëndron vetëm si uni i saj, ajo soditë pellgjet me bukuritë e
saja natyrore të dashurisë së vargut poetik “Dhe thurë kurorën e dashurisë
sonë”(Poezia ”Kur ti je këtu”).
Motivi
i dashurisë ne lirikat e poetes Krasniqi, merr dimensione universale si dashuria e nënës pakufi:
“Kush
ndjenë më shumë dhembjen tënde,
Kush
më shumë përpos nënës tënde”(Poezia “Me të dashurës sime”).
Zhgënjimi
i autores Krasniqi, sikur kthehet në forcë, ajo vazhdon neper labirinthe olimpike duke kërkuar dashurinë , ajo nuk
hesht dot:
“Te
mos me trazosh me shpirtin
Me
ka mbaruar durimi,
S’do
të fshihem më në këtë histori...”
Tek
lirikat e poetes Krasniqi dominuese eshë veta Ti, qe e përcjellë autoren si
hije imagjinatë, qe në të nxehtë krijon freski, e në të ftohte dashuri, e
shoqëruar më plot figuracione si krahasimi, simboli ,kontrasti, përsëritja
anafora, qe atakojnë me planetët kozmike, si dielli ,hëna, toka ,ujë ,qielli e
tjera. Duke u konfrontuar me jetën, ëndrrën dhe shpresën e nëpërkëmbur,
ëndërrkeqja si sinonim në kohë dhe hapësirë si hije tinëzare qe ngërthen më
vete titullin e poezisë ” Endërrkeqja ”.
Kontrasti
në poezi krijohet përmes ngjyrave ,emocioneve, si natë e ditë, terr e dritë
,bardhë e zi ,fenomen ky që shoqëron pa dashtë poezinë e Mirsada
Krasniqit, qe autorja do ta vrasë me meteorë :”Si copëza dëshirash, do
të pres, të më sjellësh pjesën time”
Tema
e dashurisë te poetja Krasniqi, është maja e “Ajsbergut”, është olimpiadë ,që herë - herë del si dashuri në
mungesë ,si tema e mërgimit ,qe ndryshe poetja do ta quante” Rruga e
lotëve”(Poezia “Te huajt ”.Tema tabu te këtij vëllimi poetik janë padyshim
,dashuria ,ëndrra, jeta ,dhembja e shpresa, janë rrëfim qe s’ka fuqi qe mund
t’i ndal:
“Desha
të mos e njoh
dhembjen
time
ëndërrova edhe njëherë
këngë
gëzimi”(Poezia” Edhe këtë ditë pa ty”).
Lindja,
Perëndimi e Pasqyra edhe si tituj ,bëhen
elemente ,fenomene jetike, qe poetja përdor si slogane të fuqishme
poetike në vargun që laton:
“O
pasqyrë, ma zhduk sorratin
Nëse
jam për te mos u parë”(Poezia “Pasqyre”).
Te
lirikat e Mirsada Krasniqit,heshtja behet figure qe shpirtëzon edhe te A.
Shkreli, ku shprehet poetja:
“Më
shumë pëlqej heshtjen tënde
Se
fjalët bosh ( Poezia ” Më në fund ”).
Uni
i vetë poetes në veten e parë shpreh dashuri dhe përgjegjësi si :”Sa dua te pi
uji nga dora jote,
Por
e di qe etjen nuk do ta shuaj”.
(Poezia
“Etje”).
Dashuria
te poetja e re ,nuk bie viktimë, duke gjetur rrugë e rrugica të reja, ani se
venitet:
“Një
përqafim dhe të them
Lamtumirë,
Gëzohem
qe nuk ndjeje me asgjë..”.(Poezia ”U dorëzova”).
Nëse
varka e jetës sjellë trishtim ,ajo mbetet në pritje për shpëtim që korrespondon
me poezinë ”Po pres” poetja shpreh hipotetizem, derisa veprojnë hijena
dashakëqinj,”e “Çka te pres? Apostrofon dashtninë e tij”, duke atakuar
figurën e anaforës:
“Qe
nuk diti të dashurojë
Qe
nuk diti te ndërtojë
Qe
nuk diti që të shtërngojë..”,duke aluduar shpresvrarë: ”Më thua a te pres?”.
Ky
vëllim poetik letrar mbyllet si me një ombrellë me figuracionin e përsëritjes
te poezia ”Po t’me njihje” ,pas gjithë kësaj beteje në vargje, Ajo...s’është me
Ajo...,këtë e pohon vetë autorja “S’jam
me ajo, sepse thotë poetja Krasniqi :”Nuk deshta”,qe është edhe poezia e fundit
e saj, ajo vë kapak propolisi si bleta kosheres se vete, ku do ta mbyllë me
kryefjalën e krejtë kësaj përmbledhjeje
poetike labirinth..
“Me
more
Endrrën më të bukur,
DASHNINË!
PERFUNDIM
Në
tërë përmbledhjen poetike” Ajo...” te poetes Mirsada Krasniqi, dominon veta e
dytë në subjektin lirik,ku nën hijen e saj herë - herë veta e parë mshihet
gjithmonë si mish nën thua, si në veten e dytë Ti,
Sepse
tanimë ajo është bërë uni i saj ,poetes Krasniqi, që ngjiiz me vete bukurinë
artistike e imagjinatave qe premton në të ardhmën vepra ndjesie poetike të
mrekullueshme. Mendoj se, galerisë së quajtur letërsi artistike, po i shtohet
tharmi i vëllimit poetik te përmbledhjes
“Ajo...” të poetes Mirsada Krasniqi,
qe lexuesve uroj lexueshmëri të këndshme ,e poetes se re shëndet dhe krijimtari
të begatshme!