| E diele, 27.12.2020, 01:19 PM |
Një shekull “kthyes” në këngën pilurjote
…ose
Andrea, Qirjako e Dhimitraq Bala…
Nga
Timo Mërkuri
Fillesat e interpretimit të “kthyesit”
në këngën iso-polifonike të bregdetit të Himarës nga djemtë e Bala-jve,
zakonisht ellogaritim qysh nga viti 1927, kur në Sarandë, Neço Muko organizon
grupin iso-polifonik të këngës himariote. Andrea Bala në këtë grup krijoi një
tip të ri të “kthyeri” të këngës dhe për të cilin specilaistet e firmës PATHE në
Paris, ku u regjistruan pllakat me këngë himariote në vitet 1929 dhe 1930,
thoshnin se: " kënga himariote pa zërin e Andrea Balës do të ishte si një
rrufe që nuk ka gjëmime[1]”ndërkohë
që bashkëkohësit e tij e portretizonin me fjalët se:“Andrea Bala nuk është pilurjot, Andrea
Bala nuk është himarjot, Andrea Bala është europian,vetëm europian” duke
dëshmuar me këtë shprehje vizionindhe kulturën europiane të këtij djaloshi.[2]
Sigurisht që shumë lexues që nuk e
njohin termilogjinë e elementëve tëkëngës do tëpyesin se: çfarëështë “kthyesi”
në këngën iso-polifonike, kështu që lind domosdoshmëria tëshpjegojmë se: “kthyesi”
është zërisolo në këngën popullore, që duke u bashkuar me dy zërat e tjerë solo,
tëcilët janë“marrësi“dhe “hedhësi”,
krijojnë atë që quhet “polifoni” dmth “shumë zërra”. Ndërkohë, polifonia duke u
bashkuar me “iso-n”, (që nuk është zë muzikor solo, por përfaqson miratimin popullor),
krijojnë këngën iso-polifonike, ose siç quhet ndryshe shumëzërrëshin popullor
shqiptar.
Në këngën tonë, muzikalisht, “kthyesi” është
zëri bariton nëiso-polifoni, që punon me temporitmin e këngës në rrokje në
shtrirje me zanoret e këngës.Ai teknikisht quhet edhe “dirigjent pa shkop” i
grupit iso-polifonik, duke kuptuar në këtë mënyrë rolin e tij parësor në grup,
sepse është ai që shtron këngën dhe kohën e pauzës dhe jep kohën për vazhdimin e
mëtejshëm të këngës.Me termilogjinë
muzikore quhet ndryshe edhe “xhazi i
orkestrës”.
Në kuptimin natyror “kthyesi”është”zëri
i dashit” në blegërimat e kopesë, është“tingulli i byqes” (zile e madhe që i
varret në qafë dashit që prin kopenë) në mes të zileve dhe këmborëve.
Në kuptimin e origjinës së këngës
iso-polifonike nga vajtimi me ligjërime, sqarojmë se:
kthyesi përfaqson vajtoren e sprovuar,
e cila duke qenë pranë vajtores kryesore, pret sa kjo mbaron ligjërimin e
vargut të vajit dhe, sikur të jetë vazhdim i të parës apo më saktë sikur “ka
dalë aty të presë vargjet e vajit”, ndërhyn me rënkimet e saj grykore pikërisht
në momentin e mbarimit të vargut, sikur e merr stafetën për ta përcjellë
pikërisht te “rënkimet” e vajit apo te iso-ja.
Ndërhyrja e saj ka pak a shumë
formën e një “hë-khë ë ë” ose fjalë si “djalë, o djalë”, “o derëziu djalë”. Pikërisht,
te ndërhyrja e kësaj vajtoreje, me
fjalët që përmendëm më lart ose me tingujt “hë-khë ë ë”, “ohooo”… e ka fillesën
“kthyesi” i këngës.Vetkuptohet që kjo është mënyra e ndërhyrjes së “kthyesit” në
këngë se ai e mban melodinë dhe rolin e tij parësor gjer në fund të këngës Nëgrupet
iso-polifonike “kthyesi” është gjithmonë një këngëtar me përvojë të madhe ose
me talent të spikatur, sepse duhet të
llogarisë mirë momentin e ndërhyrjes së tij, tonalitetin dhe zgjatjen e ndërhyrjes.[3]
Në disa vende “kthyesi” quhet edhe
“pritësi” për vetë natyrën e funksionit të tij që “pret” këngën (të mos bjerë në
tokë – do thoshnim) dhe ja “kthen” grupit, në mënyrë melodike që të vijojë kënga
më tejë.
Thamë që Andrea Bala krijoi një tip të
ri të“kthyeri” të këngës iso-polifonike,
por që nuk e shpuri dot në majat e saj, për arsyen e vdekjes në moshë të re
(1937) të tij. ”Natyra e ree të“kthyerit” të Andrea Balës u ndoq në Pilur nga “kthyesat”
e më pasëm Labo Lapa dhe Milto Naçi, por me qënë se kënga pilurjote nuk kishte
formuar një portret të saj edhe këta “kthyes” si dhe zërrat e tjerë mbetën të
“njohur” brenda fshatit ose e shumta “zbritën” gjer në Himarë.
Fillimi i këngës së re Pilurjote kishte
nevojë për një “kthyes” novator, “portret” të cilin e kishte Qirjako Bala.
Duhet të pohojmë qysh në krye të radhëve se Qirjako Bala është një ndër “kthyesit”
më të fuqishëm të krejt iso-polifonisë shqiptare qëështë ngjitur në skenë.
Ishte “zë koke dhe gryke”, shumë i harmonizuar me grupin ku këndonte, shprehës
dhe rezistentsi dhe perfekt në kohë. Qirjako Bala nuk futej në këngë si
“kthyesat” e tjerë, vetëm me tingujt e quajtur karakteristikë“oho,ehe,aha” por
dhe me fjalë të plota ose gjysëm fjale dhe këtë e realizonte me sukses .Është
“kthyesi” i gjithë perlave iso-polifonike tëPilurit dhe një pjesë të këngëve të Himarës.
Qirjako Bala ishte pjestar në grupin e
Pilurit së bashku me Lenën, gruan e tij dhe me Pavllon, të vëllain. Pavllo Bala ishte heqës (valltari
i parë, që udhëheq vallen) i valles sëPilurit, valle që dallohej për finesën
dhe elegancën e saj në kohën kur u kërcye,por nuk u punua shumëme atëpër faktin
se: mqse kënga pilurjote pati sukses dhe jehonë, u rend më shumëpas saj duke e
lënë “pas dore”vallen. Shtëpia e Qirjako Balës ishte shtëpia e këngës, aty priteshin
e përcilleshin miqtë e këngës me mikpritjen tradicionale pilurjote dhe me
dashurinë e ngrohtësinë e këngës.
Duhet tëtheksojmë se Qirjako Bala ishte
i “fortë” në këngë, në vitin 1978 ka përballuar
dy grupe në një koncert në Vlorë, grupin e Pilurit dhe grupin e Himarës. Pas
viteve ‘90 ka “kthyer” disa këngë të grupit të Himarës me marrëse Katina Beleri
si: “Lundroj në lundrën e këngës”, “Vogëlushe hane- hane”, “Qielli i zi” etj.
Qirjakua jo vetëm që e donte këngën por
ndjente edhe përgjegjësinë e rolit të tij në suksesin e këngës. Në vitin 2006
grupi i bregdetit të Himarës po jepte një koncert në sallën e Teatrit të Operas
dhe Baletit në Tiranë, ku asistonin dhe Ministri i Kultures i kohës Bujar
Leskaj dhe 29 deputetë të parlamentit.Në sallë nuk kishe ku të“hidhje kokrën e
mollës”. Befasisht, gjysëm ore para
fillimit të koncertit Qirjakua u sëmur dhe
u dërgua me urgjrncë në spital.Grupi e filloi koncertin me një“kthyes”
tjetër provizor. Ndërkohë në urgjencën e spitalit, Qirjako Bala priti sa i bënënjë
gjilpërë qetsuese dhe befasiosht ngrihet nga krevati dhe duke u thënëdoktorëve
dhe infermierëve: ika unë se kam lënë grupin vetëm nëkoncert, ikën me shpejtësi dhe mbriti në Pallatitin e Operës dhe Baletit
në momentin që grupi do fillonte të këndonte këngën e dytë.. Hyri në skenë menjëherëdhe u pozicionua në vendin e tij në grup. Nga
spektatorët kjo u quajt “befasi e këndëshme” dhe u prit me duartrokitje të gjata. Interpretimi i këngës sigurisht që
ishte në nivelet më të arira të saj.
Qirjako Bala është “kthyesi” më
jetëgjatë dhe më i suksesshëm i këngëve të Pilurit sa që ka hyrë nëbotën e legjendës iso-polifonike, si “kthyesi” me
një zë unik, që rrallë gjëndet edhe në trupa asamblesh profesioniste, dhe që përfaqson
një krenari dhe pasuri jo vetëm për grupin që e riti. Është dekoruar me Naim
Frashërin e Artë.
Qirjako Bala vdiq më 2006 duke lënë
prapa zërin e tij tingëllues. Lefter Çipa shkruan: ”Qirjako Bala mund të themi,
ishte vazhdues i denjë i artistêve të mëdhe nga i njëjti fis. Andrea Bala,
këngëtari i parë, kthenësi i Fosforinës Shqiptare himariote, është ndarë nga
jeta që në vitin 1937.Vlerat i la në fshat dhe, në fshat përfaqësuesi vyrtuoz i
zërit të tij, menjëherë u shfaq Qirjako Bala”.Sepse i pilurioti di të tundet
edhe për luftë edhe për penë. Aq më shumë edhe më saktë di ta këndojë këngën
Fosforinë Shqiptare, në atë mënyrë dhe aq të fortë, sa i zbret në Tokë
perënditë që të dëgjojnë zërat e bukur të Pilurit dhe në veçanti, të puthin
kujtesën për Qirjako Balën”[4].
Nuk është rastësi që në grupin “Bejkë e
Bardhë” si “kthyes” u ngjit një tjetër djalë nga Bala-jt, Dhimitraq Bala. I
lindur në Vuno më 1968 ishte nip i
Stefan Balës, i cili kur kthehej nga stani në darkë në shtëpi, u bënte “mësim iso-polifonie”
të gjithë niperve. Si “tekst” mësimor përdorte atë këngën që fillon me vargjet:Do
ja marrimë një çikë/Të na dalin lloitë”.Filloi të këndonte që në shkollën 8 vjeçare
me grupin e fëmijëve.Në moshën 16 vjeçare u aktivizua me grupin e Vunoit, si “hedhës”,
funksion tepër i rrëndë për moshën e tij në grupin e të riturve. Në vitin 2004
aktivuizohet me grupin e bregdetit te Himarës. Dhimitraq Bala është kthyesi me
potent sot për grupin iso-polifonike dukë ruajtur të kristaltë melodinë e
Pilurit. Realisht nuk është aq i “fuqishëm” sa Qirjakua por ështëshumë më i ëmbël
dhe elegant. Siç cilësohet edhe në motivacion e dekoratës Naim Frashëri i Artë
që i ka akorduar Presidenti Ilir Meta, Dhimitraq Balës “Si një prej këngëtarëve
më të shquar të këngës polifonike. Me talentin e tij, si kthyes klasik e
tradicional, i ka dhënë frymë dhe timbër kësaj kënge, duke fituar
admirimin e publikut të gjerë të iso-polifonisë”.Është tip i shkathët me këngën.
Tregojnë se kur do të shkonte grupi i
Pilurit në Korsikë më 2011, Dhimitraqi kishte shumë detyrime e angazhime në shtëpi, por deri në mesnatën e nisjes punoi
pa pushim dhe i vuri në vijë. Nga që ishte shumë i lodhur, gjatë gjithë udhëtimit
flinte dhe kur mbriti grupi në
Brindizi,pasaportën e tij po e vononin në doganën italiane dhe doganieri e
shihte vazhdimisht në sy. Dhimitraqi, ende përgjumësh kuptoi se diçka nuk shkonte por e sajoi
zgjidhjen aty për aty duke ja marrë këngës aty në doganë. Grupi menjëherë e shoqeroi duke elekrizuar atmosferën. Atëherë doganieri u
çua në këmbë dhe i entusiazmuar filloi të duartrokasë.
Kur mbaroi kënga, i zgjati Dhimitraq
Balës pasaportën me një gjest xhentilence dhe grupi kaloi.
Unë e kam dëgjuar si këndon Dhimitraq
Bala dhe jam mrekulluar, dëgjojeni dhe ju
të përjetoni magjinë e këngës.
[1]T.Merkuri “Vajz’ e
valeve” MILOSAO Sarandë, 2018. Fq. 100
[2]Shih … T.Merkuri
“Vajz’ e valeve” MILOSAO Sarandë, 2018. Fq. 100
[3]Shih për hollësi të
mëtejëshme :T.Merkuri “Vajz’ e valeve” MILOSAO Sarandë, 2018. Fq. 275
[4] Lefter Çipa: “Qirjako
Bala, një zë i rrallë dhe i bukur i Fosforinës Shqiptare piluriote” fb
28.06.2020