| E shtune, 26.12.2020, 12:18 PM |
MESAZH URIMI NIPAVE DHE MBESAVE TONA NË NDËRRIMIN E VITEVE
2020-2021
Nga
Fahri Dahri
Sipas
Deklaratës të Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut "Familja është njësia
bazë grupore e shoqërisë dhe i jepet mbrojtje nga shoqëria dhe shteti".
Pra, është njësia shoqërore më e vogël, e përbërë nga dy ose më shumë persona,
me lidhje martesore dhe gjaku, të cilët jetojnë në mjedis të përbashkët kohor,
marrëdhënie ekonomiko-kulturore, tradita, zakone dhe sjellje të njëjta, të
pëlqyeshme, të sinqerta, të besueshme si dhe përkujdesjen e vetëdijshme për
njëri-tjetrin.
Duke
marrë shkas nga ngjarjet e ndryshme jo të pëlqyeshme, as të pranueshme, të
cilat ndodhin rëndom në aktualitetin e shoqërisë sonë, mendova që me rastin e
ndërrim viteve, nëpërmjet këtij mesazhi të terheq vemendjen e nipave dhe
mbesave, që të largohen nga disa vese, sjellje jo të denja për familjen dhe
shoqërinë, duke pranuar natyrshëm respektin, nderimin, besimin, ruajtjen dhe
mbrojtjen e familjes.
Përshëndetje
të perzemerta, të sinqerta dhe me plot dashuri, për ju nipa e mbesa, bij të
prindërve shqiptarë! Familja është gjëja
më e bukur, më e këndshme, që ka krijuar shoqëria njerëzore. Ajo megjithë
përpjekjet nuk ka arritur të jetë e përsosur, por brez mbas brezi turret drejt
përsosmërisë. Përgjithësisht familjet cilësohen "familje normale" të
cilat përmbushin të drejtat dhe detyrat e tyre në përshtstje me kohën. Në
familjet normale dy prindërit, babi dhe mami, janë primarë, parësorë, të
pazevëndësyeshëm. Motrat dhe vllezërit janë dhuratë e çmuar, mes tyre mbretëron
harmonia, respekti, mirëkuptimi dhe mbështetje pa kushte. Njerëzit më të afërt,
të sinqertë, të dashur, të besueshëm dhe që saktifikojnë shumë për nipat e
mbesat, mbas prindërve të tyre vijnë gjyshët dhe gjyshet. Sipas radhës dhe
traditës shqiptare, zënë vend gjyshërit dhe gjyshet nga babai (kjo lidhet me qendrimin
kohor më shumë së bashku), fill mbas tyre vijnë gjyshërit dhe gjyshet e mamave.
Në këtë linjë vazhdon rrjeti njerëzor me njerëzit e afërt, të familjes me të dy
krahet përbërës, të fisit, të etnisë dhe të kombit.
Fëmijët,
që nga mosha e ndërgjegjshmërisë dhe në vazhdim, mbi bazën e edukimit familjar,
kanë detyrim të padiskutueshëm respektin, dashurinë, sinqeritet dhe mirëkuptim
të barabartë ndaj prindërve. Çdo veprim ndryshe del jashtë traditës shqiptare.
Uroj
të ndiqni rrugën që i përgjigjet traditave dhe zakoneve shqiptare.
Arësyeja
e këtij mesazhi që përcjell për ju në këtë fundviti është rrjedhojë e ngjarjeve
të pakonceptueshme, të pamoralshme, veprimeve horror brenda familjes, të
afërmëve, fisit dhe shoqërisë që kanë ndodhur gëedhe gjatë këtij viti që po
ikën. Ngjarje rrënqethëse, të cilat në krahasim me traditat shqiptare të
familjeve, kanë krijuar shqetësim, çoroditje, frikë dhe shumë shpresëgoditshme
nëse nuk u themi " NDAL".
Ju,
vitin 2021 që fillon për pak ditë, e prisni si të gjithë me shumë Gezim dhe
ashtu ardhtë, sikundër ju uroj edhe 100 vite të tjera lumturi, begati dhe me
tjetërsim sjelljesh ndaj familjes, shoqërisë në tërësi. Uroj dhe dëshiroj të
rikthehet në çdo pjestar familjeje sinqeriti, besueshmëria, respekti,
toleranca, sjellje të cilat shërbejnë në shëndoshjen e marëdhënieve mes
familjeve dhe shoqërisë tonë.
Asgjë
nuk është më e shtrenjtë se familja e shëndoshë dhe e gëzuar. Këtë përcaktim të
natyrshëm, mos e harroni dhe as mos e nënvlerësoni sa të keni frymë marrje.
Uroj
sinqerisht të fitoni provimet dhe sipas pozicioneve të secilit, uroj maturimin
dhe diplomimin tuaj. Të parët tanë kanë sakrifikuar tepër që të gjithë bijtë
dhe bijat shqiotare të arsimohen, të bëhen të ditur, të kulturuar, mbasi këto
arritje sigurojnë familje të shëndoshë, farë e fis të bashkuar dhe shoqëri të
vetdijshme për vetëvete dhe për Atdheun.
Nipër
dhe mbesa, ju drejtohemi ju, sepse prindërit tuaj, njëkohësisht fëmijët tanë, u
ndodhën në një udhëtim historik jo shumë të favorshëm, ata u përballën me bëmat e një shteti jo efikas, u rritën në
vite të gjata tranzicioni, ku përpjekjet ishin për mbi jetesë. U dëmtua rëndë
shteti në të gjitha strukturat e tij, u cënua rëndë morali, u përbuz etika,
mbizotëroi dhe mbizotëron "turpi tek të mashtruarit nga sjelljet aspak
njerëzore të mashtruesve, të cilët krenohen me harbutëritë e gjithëfarllojshme
që kanë kryer dhe kryejnë".
Le
të fillohen veprimet tuaja me nderimin, respektimin dhe adhurimin e familjeve.
Familjet shqiptare, për kohën në të cilën ndodhemi, shpresojne shumë në
pritmeritë për një ndryshim pozitiv që kërkohet dhe duhet të vijë prej jush.
Historia
e kërkon prej jush këtë ndyshim dhe ju duhet të rivendosni traditën shqiptare ndaj
familjes, traditë e cila ndërshekuj është dhe lakmohet nga popujt e tjerë,
qofshin fqinjët por dhe ata europianë.
Urime
dhe pershendetje nga unë si gjysh, me mendimin se shpreh edhe urimin dhe
këshillën e gjyshërve dhe gjysheve
tuaja, që ju duam shumë fort. Shpresojmë dhe besojmë se ju do na nderoni me
ndryshimin që kërkohet.
Gëzuar
festat.
Qoftë
Viti i Ri i kthesave të mëdha, me elementë të rinj, të ditur, të devotshëm dhe
të përkushtuar për konsolidimin e familjes, shoqërisë në tërësi dhe
prosperitetit në çdo drejtim.
Fahri Dahri. Itali, më 26/12/2020.-