| E enjte, 24.12.2020, 12:17 PM |
Nga
Kujto.al
Krimet politike janë referuar në kuptim të ligjit nr.7514,
datë 30.9.1991, i ndryshuar, për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish
të dënuarve dhe të përndjekurve politikë. Të gjithë klerikët e mëposhtëm,
plotësojnë të gjitha përcaktimet e këtij ligji. Janë shënuar emrat që lumnohen
dhe ato që kanë munguar, për arsye të pashpjegueshme, të jenë pjesë e këtij
nderimi.
Në
një botim të mëvonshëm, do të publikojmë gjithë historinë e persekutimit,
përfshi edhe emrat e persekutorëve dhe derivateve të tyre.
Më
poshtë, lista e klerikëve të masakruar nga komunistët:
1-Patër Lek Luli (1908-1944). Vritet
pabesisht, së bashku me shoqëruesin e tij, nga komunistët e batalionit Perlat Rexhepi, në Tropojë, në 16.7.1944. Pas
vrasjes, i grabisin paratë që mbante me vete (Nuk figuron në listën zyrtare).
2-Dom Lazër Shantoja (1892-1945). Dënohet
me vdekje dhe ekzekutohet në Tiranë, në 5.3.1945. Akuzohej si bashkëpunëtor i
Mustafa Krujës, element kryengritës, reaksionar, bashkëpunëtor i Gjon
Markagjonit, etj, fashist i flaktë, etj.
3-Dom Ndre Zadeja (1892-1945). Dënohet me
vdekje dhe pushkatohet në 23.3.1945, në Shkodër. U akuzua se strehoi Lazër
Shantonë.
4-Dom Mark Gjani (1909-1945). Torturohet
dhe vdes në shtator 1945, në Mirditë.
5-Patër Leonard Tagaj (1910-1945). Vritet
pa gjyq, në 4.2.1945, në Traboin. (Nuk figuron në listën zyrtare).
6-Papa Pandi (1910-1945), meshtar unit,
vrarë në Korçë, në tetor 1945 (Nuk figuron në listën zyrtare).
7-Dom Alfons Tracki (1896-1946). Klerik
gjerman. Dënohet me vdekje dhe u pushkatua në 25.7.1946, në Shkodër, së bashku
me Kol Ashiku, Llesh Marash Vata (varje në litar), Nikoll Prek Deda. U akuzuan si kriminelë
lufte, armiq të popullit, sabotatorë të pushtetit popullor dhe strehues. Nuk
është gjendur procesverbali i ekzekutimit.
8-Dom Zef Marksen (1900-1946). Klerik
gjerman. U dënua me 2 vjet burgim, duke u akuzuar për shpirt nazist. U vra pas
shpine më 16.11.1946 bashkë me patriotët e tij Rudolf Waber dhe Jozepf Kutzen
në Kukës, gjoja se po arratiseshin.
9-Atë Bernardin Palaj (1894-1946). Vdes në
hetuesi më 2.12.1946 Shkodër.
10-Atë Gjon Shllaku (1907-1946). U dënua me
vdekje për pjesëmarrje në një organizatë fashiste, profashiste e terroriste,
pavarësisht se nuk doli asnjë provë gjatë gjyqit. U pushkatua në 4.3.1946, në
Shkodër.
11-Atë Gjovani Fausti (1899-1946). Klerik
italian. U dënua me vdekje, për pjesëmarrje në një organizatë fashiste,
profashiste e terroriste, pavarësisht se nuk doli asnjë provë gjatë gjyqit. U
pushkatua në 4.3.1946, në Shkodër.
12-Atë Daniel Dajani (1906-1946). U dënua me
vdekje, për pjesëmarrje në një organizatë fashiste, profashiste e terroriste,
pavarësisht se nuk doli asnjë provë gjatë gjyqit. U pushkatua më 4.3.1946, në
Shkodër.
13-Xhakon Mark Çuni (1920-1946). Themelues i
Bashkimit Shqiptar të xhakojve. U dënua me vdekje dhe u pushkatua në 4.3.1946,
në Shkodër.
14-Patër Anton Harapi (1888-1946). U dënua
me vdekje si kolaboracionist dhe u pushkatua në 20.2.1946, në Tiranë, së bashku
me Lef Nosin dhe Maliq Bushatin.
15-Dom Nikoll Gazulli (1891-1946).Vritet pa
gjyq në 23.3.1946, në Malësi të Madhe (Nuk figuron në listën zyrtare).
16-Imzot Nikoll Tusha (Nogaj) (1895-1946).
Vritet në 14.9.1946, në Mal të Zi (Nuk figuron në listën zyrtare).
17-Patër Bernard Llupi (1886-1946). Dënohet
me vdekje në Prizren, në një proces, ku së bashku me 26 persona të tjerë, u
akuzua nga OZN-a jugosllave, për krijim organizate patriotike. U pushkatua në
25.11.1946, së bashku me Marie Shllaku, Kolë Parubi dhe Gjergj Martini (Nuk
figuron në listën zyrtare).
18-Dom Luigj Pici (1907-1946). Dëshmoi pro
klerikëve katolikë dhe u vra në Koplik, pabesisht e pa gjyq, në 10.11.1946.
(Nuk figuron në listën zyrtare).
19-Dom Luigj Prendushi (1896-1947). Akuzohet
si strehues kriminelësh dhe dënohet me vdekje. U ekzekutua në Shkodër, në
23.1.1947, para popullit. Kleriku tjetër, Ndoc Suma u dënua me 30 vjet burgim të
rëndë. U dënuan po ashtu, bashkë me të, edhe Ndrec Dodani dhe
Pjetër Zef Gjoni.
20-Dom Dedë Maçaj (1918-1947), (Dedë Gjon
Gjonaj). Duke qenë ushtar, u akuzua për përhapje parullash disfatististe, për
marrje mesazhesh nga Vatikani, për mospëlqim të PKSH-së, etj. Gjykata shënonte
se kishte bërë 18 vjet shkollë për prift. U gjykua, së bashku me Rrok Gjurën,
që u dënua me 1 vit burgim. U pushkatua në 28.3.1947, në Përmet.
21-Atë Serafin Koda (1893-1947). U torturua
dhe vdiq në hetuesi, në 11.5.1947, në Shkodër.
22-Vëlla Gjon Pantalia (1887-1947). U
arrestua në tetor 1946. U torturua shumë gjatë hetuesisë dhe vdiq në spital, në
31.10.1947.
23-Imzot Frano Gjuraj (1893-1946). Arrestohet
dhe torturohet rëndë. Pa dalë në gjyq, e lirojnë. Nga plagët e rënda, vdes dy
muaj pas lirimit, në 20.11.1947. (Nuk figuron në listën zyrtare).
24-Atë Ciprian Nika (1900-1948). Tregon
armiqësinë kundër pushtetit popullor dhe kundra komunizmit - shkruhet në një
dokument të Sigurimit. U akuzua se gjoja mbante armë dhe dokumente
propagandistike, në Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit. U dënua me vdekje dhe në
javën e parë të marsit 1948, u ezekutua. Nuk është trashëguar procesverbal
ekzekutimi. U dënua, së bashku me Pal Dodajt
(u dënua fillimisht me vdekje, por iu kthye në dënim të përjetshëm).
25-Imzot Frano Gjini (1886-1948). U gjykua
së bashku me këto persona: Dom Nikoll Zef Deda, Patër Mati Prenushi, Patër Gjon Karma, Dom Tom Laca, ish deputeti Zef Kolë Haxhia, Dom Ndoc Sahatçija, Dom Nikoll Shelqeti, Patër Mëhill Miraj, Zef Pllumi.
U
akuzuan se kanë punuar për ardhjen e fashizmit gjatë luftës, kanë punuar për
fashistizimin e vendit, janë bërë agjentë të Gestapos, kanë luftuar partizanët,
kanë zhvilluar agjitacion e propaganda kundër pushtetit, etj, etj. U dënua me
vdekje e u pushkatua në 11.3.1948, në Shkodër.
26-Atë Mati Prendushi (1887-1948). U dënua
me vdekje dhe u pushkatua në 11.3.1948, në Shkodër.
(Së
bashku me Frano Gjinin
dhe Mati Prenushin,
është pushkatuar edhe Nikoll Zef
Deda, i cili mungon në listën zyrtare).
27-Dom Anton Muzaj (1921-1948). Akuzohet si
nxitës i rinisë kundër pushtetit. U torturua rëndë. Vdes prej torturash mbas
hetuesie, në vitin 1948, në Shkodër.
28-Dom Anton Zogaj (1900-1949). U gjykua së
bashku me Imzot Viçens
Prenushin dhe Dom Pal Gjinin. U dënua me vdekje dhe u
ekzekutua në Durrës, në 9.3.1948. U akuzuan për faje kundra popullit e shtetit,
për lidhje me grupet tradhëtare, organizatën demokristiane, agjentët
anglo-amerikanë, kriminelët e arratisur dhe gjithë klerikët reaksionarë
katolikë.
29-Dom Ejëll Deda (1917-1948). U akuzua se
ishte pjesëtar i Bashkimit Shqiptar, por u arrestua në vitin 1947. U dënua me
10 burgim. Vdiq në 12.5.1948, në spitalin e burgut të Shkodrës, mbas torturash
të rënda.
30-At Josif Papamihali (1912-1948). Agjent i
propagandës unite dhe armik i pushtetit popullor, shkruhet në një dokument të
Sigurimit. Arrestohet në v.1946. Akuzohet se propagandonte kundër të
ashtuquajturit pushtet popullor, se ishte në lidhje me UNRRA-n, etj dhe dënohet
me 5 vjet burgim e punë të detyruar. Vdiq në kampin nr.1 në Maliq, në
26.10.1948.
31-Dom Dedë Plani (1889-1948). U arrestua në
Koplik. U torturua shumë e nuk mund ta nxirrnin në gjyq. Vdiq në spital, në
30.4.1948.
32-Dom Aleksandër Sirdani (1925-1948). U
torturua mbyt së gjalli në ujërat e zeza në Koplik, në 31.7.1948.
33-Dom Pjetër Çuni (?-1948). U torturua
mizorisht dhe u mbyt për së gjalli në ujërat e zeza në Koplik, në 31.7.1948.
34-Imzot Gjergj Volaj (1905-1948). U akuza
për pjesëmarrjen në kryengritjen e Postribës, por u arrestua disa muaj pas saj.
U dënua me vdekje dhe u ekzekutua në 3.2.1948, së bashku me Cin Serreqin,
Bilbil Hajnin, Xhelal Hardollin dhe Dulo Kalin. (Nuk figuron në listën
zyrtare).
35-Dom Nikoll Laskaj(1898-1948). U akuzua për
strehim kriminelësh dhe u dënua me 2 vjet burgim e punë të detyruar. Vdes në
kampin e Bedenit, në 15.5.1948. Vëllezërit mundën tia marrin trupin e ta
varrosin në Mirditë. (Nuk figuron në listën zyrtare).
36-Dom Nikollë Shelqeti (1893-1948). U dënua
me 3 vjet burg e punë të detyruar. Vdiq në vitin 1948, në kampin e Bedenit në
Kavajë. (Nuk figuron në listën zyrtare).
37-Patër Nikoll Zef Deda (1890-1948). U
dënua me vdekje e u pushkatua në 11.3.1948, në Shkodër. (Nuk figuron në listën
zyrtare).
38-Dom Mark Bicaj (1911-1949) (Mark Kolë Ndoji), (1911-1948). U dënua me 15
vjet burgim, duke u akuzuar si spiun i Jakomonit dhe për strehim kriminelësh.
Vdes në burgun e Shkodrës, në 1948. (Nuk figuron në listën zyrtare).
39-Imzot Vinçenc Prenushi (1885-1949). U
gjykua në vitin 1947, së bashku me Dom Anton Zogaj dhe Dom Pal Gjinin. U akuzuan për faje kundra
popullit e shtetit, për lidhje me grupet tradhëtare, organizatën demokristiane,
agjentët anglo-amerikanë, kriminelët e arratisur dhe gjithë klerikët
reaksionarë katolikë. Ndërroi jetë në 19.3.1949, në burgun e Durrësit.
40-Dom Jak Bushati (1890-1949). U akuzua se
strehonte kriminelët. U torturua dhe vdiq në hetuesi më 12.9.1949, në Shkodër.
41-At Gaspër Suma (1897-1950). U arrestua më
1948. U akuzua se gjatë luftës ishte vënë në shërbim të fashistëve, duke
agjituar në dëm të komunistëve, ndërsa pas lufte ka bërë pjesë në organizata
fashiste, socialdemokrate, duke propaganduar kundër PKSH-së e pushtetit
komunist. U dënua me 3 vjet burg e punë të detyruar. Vdiq në burgun e Shkodrës,
në 14.4.1950.
42-Rishtare
stigmatine MariaTuci (1928-1950).
U akuzua së bashku me Gegë Ndue Gjinin, për strehim kriminelësh dhe u dënua me
3 vjet burgim e punë të detyruar, vendim i cili iu kthye 2 vjet me kusht.
Arrestohet në 5.9.1950. Dënohet në 13.9.1950. Vdiq nga torturat në 24.10.1950.
43-Imzot Jul Bonati (1874-1951). Akuzohet
për bashkëpunim me fashistët gjatë luftës dhe anglo-amerikanët e UNRRA-s pas
lufte. U dënua me 5 vjet burgim e punë të detyruar. Vdes në çmendinë, në
5.5.1951.
44-Patër Pal Doda (1880-1951). Ishte akuzuar
së bashku me Ciprian Nikën për armët në kishë dhe u dënua me burgim të
përjetshëm. Vdes në burgun e Shkodrës më 5.9.1951. (Nuk figuron në listën
zyrtare).
45-Dom Rrok Frisku (1892-1952).Të dhënat
rreth tij janë të pakta. Është arrestuar në vitin 1947 në Mirditë, është dënuar
me 12 vjet burgim e punë të detyruar. Vdes në burgun e Burrelit më 30.4.1952.
(Nuk figuron në listën zyrtare).
46-Atë Karl Serreqi (1911-1954). Akuzohet
për strehim kriminelësh dhe fillimisht dënohet me vdekje, por më pas dënimi i
kthehet me burgim të përjetshëm. Vdiq në burgun e Burrelit më 4.4.1954.
47-Patër Klement Miraj (1882-1956). Akuzohet
se mbante lidhje me gjermanët gjatë luftës, se e ka paraqitur komunizmin rrezik
botëror, etj. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet me 20 vjet burg e punë të
detyruar. Vdes në burgun e Burrelit në 21.11.1956. (Nuk figuron në listën
zyrtare).
48-Dom Ejell Kovaçi (1920-1958). U akuzua
për lidhje me spiunazhin e huaj, me Pal Bib Mirakajn, për terror, etj. Në
13.11.1958, dënohet me vdekje dhe pushkatohet. Nuk është gjetur procesverbali i
ekzekutimit. U dënua së bashku me shtetasit: Nik Pepa, Angjelina Kovaçi (e motra), Dedë Marashi dhe Gjok Kola. (Nuk figuron në listën zyrtare).
49-Dom Dedë Malaj (1920-1959). U akuzua për
tradhëti ndaj atdheut (arratisje d.m.th.) dhe agjitacion e propagandë. U
pushkatua në breg të liqenit të Shkodrës, në 12.5.1959. Nuk është gjetur
procesverbali i ekzekutimit. U dënua së bashku me shtetasit: Patër Konrat
Gjolaj, Lazër
Parubi, Gjon
Parubi, Lulash
Petali, Gjeto Budashaj dhe Lash Toni.
50-Dom Ndoc Suma (1887-1962). U dënua në
1946, me 30 vjet burgim, i akuzuar për strehim kriminelësh. Vuan 8 vjet burg
dhe lirohet nga burgu në v.1954. Vdiq në vitin 1962 pas vuajtjesh të shumta. U
dënua së bashku me shtetasit e tjerë: Luigj Prendushi (ekzekutuar), Ndrec Dodani dhe
Pjetër Zef Gjoni.
(Rasti për tu diskutuar pasi ka vdekur 8 vjet pas daljes nga burgu).
51-Patër Rrok Gurashi (1894-1965).
Arrestohet (disa muaj pas ngjarjes) në vitin 1947, i akuzuar për pjesëmarrje në
kryengritjen e Postribës. U dënua me burg të përjetshëm e punë të detyruar. U
lirua në vitin 1949, por u arrestua sërish në vitin 1956, duke u akuzuar si
agjent i zbulimit italian dhe se kishte dhënë informata kundër Partisë së Punës
dhe të ashtuquajturit, pushtet popullor. U dënua me vdekje, pushkatim, por
dënimi iu kthye nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me burg të përjetshëm. Vdes
në 1.1.1965, në burgun e Burrelit. (Nuk figuron në listën zyrtare).
52-Dom Zef Bici (1919-1968). Akuzohet për
veprimtari spiunazhi dhe agjitacion e propagandë. Dënohet së bashku me klerikët Mark Dushi,
MarkDoshi, FranoIlija, Gegë Luma dhe Alfonc Radovanin dhe Kolë Marlocajn.
Dënohet me vdekje me pushkatim dhe ekzekutohet në 10.5.1968. Nuk është gjetur
procesverbali i ekzekutimit. (Nuk figuron në listën zyrtare).
53-Mark Dushi (1920-1968), akuzohet për
veprimtari spiunazhi dhe agjitacion e propagandë. Dënohet së bashku me klerikët Zef Bici, Mark Doshi, Frano Ilija,
Gegë Luma dhe Alfonc Radovanin dhe Kolë Marlocajn. Dënohet me vdekje me
pushkatim dhe ekzekutohet në 10.5.1968. Nuk është gjetur procesverbali i
ekzekutimit. (Nuk figuron në listën zyrtare).
54-Dom Marin Shkurti (1933-1969). Mundi të
arratisej në Jugosllavi me 8 persona të tjerë, por jugosllavët e kthyen në
Shqipëri. U dënua me vdekje dhe u pushkatua në mars të vitit 1969.
55-Dom Shtjefën Kurti (1898-1971). Dënohet
me 20 vjet burg, për krime kundër shtetit e për bashkëpunim me grupin e Sami
Qeribashit. Lirohet në 2.3.1963 nga burgu i Burrelit. Arrestohet për herë të
dytë, në vitin 1970, në Gurzë të Krujës. Akuzohet për agjitacion e propagandë
dhe sabotim. Në të vërtetë, u dënua sepse pagëzoi një fëmijë. U pushkatua në
20.10.1971, në Tiranë. Nuk është gjetur procesverbali i ekzekutimit. Punëtori
operativ i Sigurimit, që i përgatiti dosjen, sot merr pension suplementar nga
shteti.
56-Dom Mikel Beltoja (Hil Gjoka) (1935-1974).
U akuzua për tradhëti ndaj atdheut të mbetur në tentativë, për agjitacion e
propagandë, kundërshtim me dhunë të përfaqësuesit të pushtetit dhe për mashtrim
më shumë se një herë. Mashtrim, komunistët quanin pagëzimet që bënte kleriku i
ndjerë. U dënua me vdekje dhe u pushkatua në 10.2.1974.
57-Dom Prekë Nikçi. Ka vdekur gjatë
torturave në hetuesinë e Krujës, në 15 mars 1974. Nuk ka të dhëna të tjera.
(Nuk figuron në listën zyrtare).
58-Imzot Ernest Çoba (1913-1980). Arrestohet
në vitin 1976 dhe një vit më pas, dënohet me 25 vjet burgim. Akuzohej për
strehim kriminelësh shumë vite më parë, për lidhje të fshehta me Vatikanin,
etj. U dënua së bashku me shtetasit: Lec Sahatçija, Kolë Toni dhe Zef Hardhija.
Vdes në spitalin e burgut Tiranë, në 7.1.1980. (Nuk figuron në listën zyrtare).
59-Dom Mark Zef Doshi (Hasi) (1920-1981).
Akuzohet për veprimtari spiunazhi dhe agjitacion e propagandë. U dënua me
vdekje, por dënimi iu kthye me 25 vjet burg. Vdes në repartin 309 Ballsh
1.10.1981. (Nuk figuron në listën zyrtare).
60-Dom Anton Doçi (1915-1982). Dënohet në
vitin 1971 me 10 vjet burgim, për agjitacion e propagandë. Arrestohet në kampin
e punës së detyruar të Spaçit, në vitin 1977 dhe dënohet me 10 vjet burgim të
tjera për agjitacion e propagandë. Vdes në repartin 309 Ballsh 9 dhjetor 1982.
(Nuk figuron në listën zyrtare).
61-Dom Lec Sahatçija (1906-1986). Arrestohet
në vitin 1976 dhe një vit më pas dënohet me 25 vjet burgim. Akuzohej për
strehim kriminelësh shumë vite më parë, për lidhje të fshehta me Vatikanin,
etj. U dënua së bashku me shtetasit: Ernest Çobën, Kolë Toni dhe Zef Hardhija.
Vdes në burgun e Zejmenit në Lezhë, në 4.4.1986.
62-Dom Kol Mark Gjinaj (1910-1987). Në vitin
1979 akuzohet për agjitacion e propagandë e minim të pushtetit popullor. Vdes në
16.3.1987, në moshën 77 vjeçare, në burgun e Zejmenit.
63-Dom Pjetër Gruda (Gjeloshi) (1922-1989).
Në vitin 1979, dënohet me 25 vjet burgim për agjitacion e propagandë. Dënohet
se bashku me Anton Nikën e David Lukën. Vdes i paralizuar në repartin 305
Sarandë, në 13.1.1989, në moshën 67 vjeçare.
Shënim:
Në listën zyrtare të shpallur bëjnë pjesë edhe persona që nuk janë klerikë.
Këto
janë:
-Qerim Sadiku (pushkatuar 4.3.1946) 27
vjeç, nga Vuthaj i Gucisë, i martuar me një fëmijë, ish rreshter xhandarmërie.
-Gjelosh Lulashi Bajraktari (pushkatuar
4.3.1946), 20 vjeç, nga Ndrecaj i Shoshit Dukagjin, ish oficer, ushtar në
spitalin ushtarak.
-Fran Miraka (pushkatuar më 3.7.1946), 29
vjeç, nga Iballa e Pukës, tregëtar.
Në
rast se do të pranohej si kriter, që në listë të ishin persona që nuk kanë qenë
klerikë, atëherë lista do ishte shumë më e gjatë./Kujto.al