| E marte, 22.12.2020, 11:03 AM |
Nga Fritz RADOVANI
Kujtoj…Sot,
mbas sa vjetësh:
Ditëlindjen
e Poetit...
Shtëpia
ku asht lé Poeti, Fishtë, 23 Tetor 1871.
Poezi...
BAJAME HOXHA-ÇELIKU:
DITËLINDJA
E AT GJERGJ FISHTËS
Binjake,
toskërishtja dhe gegërishtja,
Janë
dy krahët e shqipes që fluturojnë.
Më
t’bukur emër s’do të kish Fishta,
Shqiptar
rrënjosur shekujsh në embrion.
Buka
e kulturës e gjuhës sonë amënore,
Gegë,
toskë ky komb të puthi në ballë.
Të
ngriti në piedestal kjo tokë arbërore,
O
At Gjergj Fishta, të bëri të gjallë!
At,
të dhanë titullin e madh, dhe shtëpia,
Plot
ndere u ngrit monument kulture!
Se
në çdo gur të saj gdhendej Shqipëria,
E
ti kryelarti që kurrë s’u përkule!
Ajo
penë e fortë mbeti shkëmb në lartësitë,
Valëvitet
si flamuri ndër ne edhe sot.
As
dallg’ e furishme kur rrënonin stuhitë,
Çuditërisht
penën s’ta rrëzuan dot.
At
Gjergj Fishta, na le pasuri të paçmuar,
Vargje
brilante plot ajër e frymë.
Na
le gjerdane, thesare të pagëzuara,
Gjuhën
Gege e derdhe në himn.
Tetor 2020...
Shenim F.Radovani: Falnderoj Autoren e tri poezive të
botueme në këte Vit të At Gjergj Fishtës... Me shumë respekt per Poeten Bajame
Hoxha...
Melbourne 4 Dhjetor 2020.