| E hene, 21.12.2020, 05:56 PM |
Kur Zoti krijoi njeriun, ai ishte ende duke eksperimentuar me Ramën
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Shqipëria është vendi ku
gomarët më në fund e kapin karotën. Shqipëria udhëhiqet nga hajdutët,
injorantët, psikopatët, këlyshët e armiqve dhe tradhtarët famëkeq. Krimbi
gjendet në shpirtin e njerëzve të ligë. Aty duhet ta gjurmosh, kërkosh, kuptosh
dhe luftosh.
***
Ti zeroja njerëzore!
Ti ke strategji dinake
dhe gjene të pafavorshme.
Kështu që unë dëgjoj atë që ti me
plehun e gojës belbëzon,
por e di çfarë ti mendon.
***
Është shumë e rëndësishme që ne të mos flasim më me
doreza dhe përreth, por t'i quajmë gjërat plotësisht me saktësi dhe me emrin e
tyre të vërtetë. Gënjeshtra më e madhe është e vërteta e cila fshihet. Patjetër
të luftojmë menjëherë Krimin, nepotizmin, korrupsionin, tradhtinë.
Gjithmonë janë ndihmësit ata që bëjnë të mundur
diktaturat. Rama është një mjeshtër i manipulimit dhe shitjes së mjegullës. Në
“Rilindjen” e tij ka një bollëk ndjekësish.
“Duhet të jetë mirë të jesh në
gjendje të komandosh, edhe nëse është mbi një tufë delesh.”-
Cervantes
Kryeministri
jo-legjitim i shtetit amë, është jo vetëm një piktor i dështuar që edhe
prapanicën e vet e qëndisen me gabime, por edhe një cullak i neveritshëm
plazhesh, një narkoman dhe një krijesë e
sëmurë psikike. Ai është edhe një servil i Soroshit, i çetnikëve serb dhe
grekëve të sajuar. Hajdut i pangopur, i pabesë, mashtrues, shpirtkeq, një
shkatërrues i gjithë monumenteve historike shqiptare, terrorizues i rinisë dhe
fukarenjve, një gënjeshtar patologjik dhe plotësisht i paaftë dhe
papërshtatshëm për të mbajtur zyrën më të rëndësishme në Shqipëri.
Kryeministri që u
“zgjodh” me vota të vjedhura, do që gjithë tjerët që e rrethakojnë, përfshirë
pseudo-mediat që e kanë shitur prapanicën te ai, apo qafëleshët që e
simpatizojnë, të dinë më pak se ai. Dhe, pasi ai din shumë pak, të gjithë
tjerët nuk dinë asgjë.
Për më shumë se 7 vjet njerëzit e pyesin vetveten: Kush
ishte dhe është me të vërtetë rreth Ramës kur ai ka kryer dhe vazhdon të kryej
veprimet e tij të ligëta që konsiderohen midis më të këqijave në historinë
shqiptare? A qëndron ai vetëm, si një i vetmuar me besim në aftësitë e tij, apo
vepron në emër të disave, nëse në emër të tjerëve atëherë të kujt përveç
Vuçiçit, Soroshit, Putinit?
Rama i përket një rrethi sundimtarësh të rrallë që po
bëjnë një luftë të ashpër kundër nacionalizmit shqiptar. Ai me bandën e tij
prej dobiçësh antikombëtarë janë të vetëdijshëm se dashuria atërore është në
zemër të asaj që luftohet, diçka për të cilën duhet të heshtësh. Prandaj me
urdhër të huaj, nëpërmjet varfërisë së qëllimshme edhe shpopullon Shqipërinë,
popullsia e së cilës veç ka filluar të zëvendësohet me afrikan, aziatik e
arabik.
Thuhet se kryeministri i paligjshëm është një produkt i
një familjeje thellësisht jofunksionale, duke e bërë atë një udhëheqës ose
akoma më mirë, një krijesë unike shkatërruese dhe të paqëndrueshëm të vendit.
Llogaria nuk kërkohej kurrë nga Rama, dhe ai gjithmonë shpërblehej pa marrë
parasysh sa dobët e bëri punën e tij.
Ne nuk mund ta lëmë të shkatërrojë tërësisht vendin tonë
të përbashkët edhe duke e mbushur me qindra-mijë “refugjatë” ilegal të paligjshëm
që shumë shpejt do ta ndryshojnë demografinë e vendit. Ndërkaq, policia (private) e tij nuk
ka mundësi të ruaj kufirin, sepse është e zënë të terrorizon fëmijët që
protestojnë kundër vrasjes së të riut, apo të atdhetarëve që mundoheshin të
mbrojnë nga rrënimi Teatrin Kombëtar dhe monumentet (simbolet) tjera me vlera
historike.
Ai është i dobët dhe egoja e tij është e brishtë, që thyhet a që
thërrmohet lehtë. Vetëm mungon vullneti i juaj. Asgjë nuk është e
mjaftueshme. Ky nuk është narcisisti tipik. Pasiguria e tij e thellë ka krijuar
një vrimë të zezë, e cila vazhdimisht ka nevojë për komplimente, të cilat
zhduken sapo të jenë futur brenda.
***
Poshtërsi-dobësi civilizuese kombëtare. Një shoqëri e
tërë është në shërbim të disa hajdutëve.
Në dy shtetet tona që nuk funksionojnë, FYROM dhe trojet
tjera nën pushtim, vetëm disa njerëz të privilegjuar kanë gjithçka, tjerët nuk
kanë asgjë. Është një mëkat dhe krim kundër popullit, kundër brezave të
ardhshëm. Epoka e “politikanëve” të korruptuar, ata që shikojnë vetëm te vetja
dhe për veten e tyre, më në fund duhet të marrë fund. Menjëherë. Zgjohuni, dhe
nga truri freskohuni. Jeta është shumë e shkurtër për të fjetur pareshtur apo
për të urryer njëri-tjetrin. Duaje kombin dhe vendin tënd, respektoji të tjerët
që nuk të urrejnë ty.
Shqipëria (të
gjitha trojet) është toka e shqiptarëve,
jo e të tjerëve, një trashëgimi (e copëtuar dhe amputuar) që na
kanë lënë paraardhësit tanë, dhe të cilën ne në plotësinë e kohës, një ditë do
t’ua kalojmë fëmijëve tanë, një atdhe aq i vlefshëm sa duhet të jemi gati të
luftojmë dhe të vdesim për lirinë dhe pavarësinë e saj të pandarë.
Një mënyrë e
rëndësishme për të zvogëluar forcën e brendshme të një populli, dhe kështu
potencialin e tij për rezistencë ndaj dëmtimit të kombit, është duke e bërë
margjinal (më pak të rëndësishëm, duke e mbajtur jashtë fuqisë ose ndikimit)
dhe tallur strukturën tradicionale të familjes. Kjo ka ndodhur me ne.
Ky zhvillim duhet të
ndërpritet, në mënyrë që të mos shkaktoj shumë dëme si për shoqërinë ashtu edhe
për individët. Por qoftë ajo herët a vonë, çmenduria do të marrë fund,
gjithmonë ndodh kështu. Çdo brez (gjeneratë) duhet të përpiqet të pastrohet në
kohën e tyre.
Ju thjesht nuk mund të heshtni më. Komunistët e dikurshëm
dhe aktualë, thënë më mirë, Enveristët (dhe Titistët), udhëheqin jo
vetëm qeverinë e vendit, por edhe ato organizata që perceptohen nga publiku si
të sinqerta dhe padyshim patriotike.
Në fund, kur realizoi ëndrrën e tij diktatoriale, Enver
Hoxha e kuptoi se nuk ishte mirë, por sipas zakonit komunist, ai e zhvendosi
përgjegjësinë në histori. Dhe, xhaxhi u largua nga kjo botë thellësisht i
bindur se "historia e kishte mashtruar", e zuri në
gjumë. Çfarë idiotizmi...
***
Shqipëria
shpopullohet. Shtrëngata mungon,
Rama nuk ikën. Tragjikomike deklarata perverse e tij: “Unë jam
nxënës i Faik Konicës dhe Fan Nolit, dhe mos ngatërroni shpatën e gjuhës me
plehun e gojës.”
Shikoni nga minuta 5.50