| E hene, 21.12.2020, 03:32 PM |
Agron Tufa:
Arrestimi
i sociologut të njohur Ergys Mertiri dhe
3 aktivistëve të tjerë të Aleancës për mbrojtjen e teatrit ështe shenjë e
humbjes së durimit. Qeveria fashisto-komuniste e Ramës me plolicinë e udhëhequr
nga Sigurimi i diktarurës së etërve po jep sinjalin e shokut Cigarja:
"pushtetin e kemi fituar me grykën e pushkes (vini re, jo me votë), dhe do
ta mbrojmë me grykën e pushkës". Shpresat për ta rrezuar këtë diktaturë me
votë kanë vlerë brenda nje normaliteti qoftë dhe minimal. Por asnjë normalitet
sado minimal, nuk ekziston më. Mbetet më e vështira, më e dëshpërueshmja, por
dhe më e domosdoshmja: kjo diktaturë duhet rrëzuar me forcë dhe duhet të
mbulohet me turp!
____________
Urrejtja
kalon në përmasa irracionale. Poshtë ish zyrës sime në ISKK, nën emrat e 38
intelektualëve-martirë të pushkatuar nga komunistët e Enver Hoxhës, Miladinit e
Dushanit gjatë nëntorit 1944, është
shkruar "ANTIKOMUNIZMI = FASHIZËM".
Zgjodhën
ta bëjnë këtë me rastin e vizitës së shokut Aleksandër Vuçiç me Edi Ramën...
Atëherë
dhe unë po e lë të hapur barazimin që ta plotësojë gjithkush sipas shijes:
KOMUNIZMI
= me ...?