| E diele, 20.12.2020, 09:10 PM |
Ku je nis o Albin?
Nga
Nezir Kraki
Sot
në botë e Evropë ka shumë ekstremizem politik e ideologjik. Në mesin e tyre
janë edhe islamo-fashizmi dhe islamo-majtizmi si kombinime te ekstremeve
politike te djathta dhe te majta me nje doze fetare apo solidarizuese me boten
arabe (ne rreshtim automatik sidomos anti Izrael). Në Ballkan nuk kanë shumë
ide për këto rryma të reja por p.sh. regjimi erdoganist sot konsiderohet si
islamo-fashist.
Sinqerisht,
dhe po flas hapur, s’po arrij t’i gjej lidhje logjike as parimore kësaj dashnie
që Albini e shpreh për gjithë këta islamo-fashistët erdoganistë që bëjnë biznes
me parajsën dhe që deri para disa javesh i gjenin arsyetime edhe prerjes se
kokes se nje profesori n’Paris.
Nëse
vazhdon kështu, VV rrezikon që nga vija kombetaro-majtiste te kthehet ne vijen
islamo-majtiste. Ne kete te dyten gjithçka ka perveç kombit dhe kombtarizmit
prandaj është rrugë e rrezikshme.
Nejse,
Albini e di vet çka ben por ai dhe VV ia kanë borxh opinionit një (RI)sqarim të
vijës se tyre politike, programore dhe ideologjike. Kështu paushall e me thes
të votave nuk bëhët politika e vërtetë.
Fola
shkurt e shqip sepse jam i shqetsuar sinqerisht dhe ia du t’miren Albinit e VV.
Nuk kam qenë as s’jam VV por ne zgjedhjet e fundit publikisht kam kerku te
votohet Albini dhe lista e tij sepse duhej një barrikadë solide perballë
hajnisë dhe krimit ekonomik.
POR
në zgjedhjet tjera, VV nuk duhet ta sjell punen që qytetaret te zgjedhin në mes
hajnisë së perkohshme dhe tjetersimit te perhershem kombtar e kulturor.
Sqarim
per ata që lexojnë e s’kuptojnë:
Nuk
jam as kunder Turqise as kunder islamit as kunder Albinit (qe e kam shok) as
kunder VV. Jam me t’verteten dhe me te drejten. Dhe mos harroni, une nuk flas
kot, keshtuqe merreni seriozisht këtë verejtje.