Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Myftaraj: Aventura e dy gazetarëve nga Shqipëria që shkuan në Izrael si provokatorë të paguar nga palestinezët

| E shtune, 19.12.2020, 06:55 PM |


Aventura e dy gazetarëve nga Shqipëria që shkuan në Izrael si provokatorë të paguar nga palestinezët

Nga Kastriot Myftaraj

Ministria e Punëve të Jashtme e të ashtuquajturit shtet të Palestinës, ka në praktikën e saj që të gjejë gazetarë nga vende të ndryshme të botës, të cilët kundrejt pagesës, të shkojnë atje dhe të provokojnë ushtarët izraelitë për të krijuar incidente me ta. Zyrtarët palestinezë shpresojnë që ndonjë nga të ftuarit e tyre të vritet nga ushtarët izraelitë që pastaj ta përdorin këtë për propagandën e tyre. Për këtë qëllim ambasada palestineze në Tiranë, në 2019 ftoi dy gazetarë nga Shqipëria, Olsi Sazexhiun, i vetëshpallur osman për nga përkatësia, por që ka edhe shtetësinë kanadeze, si dhe Bledian K… drejtorin e informacionit të Televizionit të madh dhe të famshëm“Qerpiku i Monikës dhe vetulla e Zenit”.

Marrëveshja me ambasadën palestineze ishte që pas kthimit të dy gazetarët të bënin një emision në televizionin “Qerpiku i Monikës dhe vetulla e Zenit”, gjë për të cilën kishte rënë dakord edhe drejtori i madh i televizionit, gazetari me famë Çim Pika, kundrejt pagesës.

Kur po ndaheshin, Olsi që ishte ndërmjetësi me palestinezët për pagesën, i kërkoi Çimit që t’ u jepte me vete edhe gazetaren e famshme Amoroza, e cila e ve në vështirësi Edi Ramën me pyetjet e saj.

-Është provokatore e lindur, -tha Olsi,- do të na bëjë punë në postblloqet izraelite. Palestinezët të paguajnë sa të duash nëse ma jep atë. Ata kanë shumë para se marrin nga vendet arabe të naftës.

-Nuk ua jap dot, -psherëtiu Çim Pika,- nuk mund të çoj drejt vdekjes një femër në çdo pesë vjet.

-Epo meqë ata kërkojnë që të jetë patjetër një femër do të marr gruan time, por ajo nuk e bën dot punën e Amorozës.- tha Olsi.

-Mirë do të ishte të kishim edhe një kaur me vete, për efekt propagandistik, -tha Olsi, -sepse vëllezërit  palestinezë shtiren se i duan kaurët për progandë, prandaj Arafati kur ishte gjallë merrte pjesë në meshën e Krishtlindjeve në vendlindjen e profetit Isa në Betlehem dhe kështu bën edhe Mahmud Abasi tani.

Prandaj Olsi ftoi mikun dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Gjergj Th. që t’ u bashkohej atyre në këtë udhëtim, kuptohet kundrejt pagesës.

-Si kaur do të marrësh dyfishin e parave.- I tha Olsi për ta joshur.

-Deri në Manëz, te porta e kampit Ashraf 3 ma mban të shkoj, për t’ u përballur me kalecat e Gledis Nanos dhe të Helidon Bendos, që ruajnë Marjam Raxhavin, por nuk ma mban të përballem me çunat e Tzahalit (Ushtria Izraelite) dhe të Mossadit. Kam pasur njëherë të bëj me Shin Bethin dhe më njohin mirë.- Tha Gjergji.

-Prandaj do të fitojmë ne muslimanët ndaj juve kaurëve, sepse jeni frikacakë,- tha Olsi dhe shtoi: Nuk më mbetet veçse ta luaj vetë rolin e kaurit. Meqënëse kam pasaportë kanadeze dhe emrin Olsi, them se do t’ ua hedh edhe çifutëve. Allahu më faltë që po shtirem si kaur.

-Si do të bëj unë për të marrë paratë që na vijnë nga Irani nëpërmjet teje, nëse ti nuk kthehesh gjallë, -tha Gjergji,- sepse me bankë nuk mund të vijnë, apo jo?

-Sigurisht që jo, -tha Olsi,- Gledis Nanoja i Antiterrorit nuk ka lënë bankë dhe agjenci transferimi parash pa kontrolluar për të gjetur kanalin e parave që na vijnë nga Irani. Por po i ikën truri se nuk po gjen dot gjë dhe Marjam Raxhavi u ankohet thënë amerikanëve të CIA-s në Tiranë, se nuk ka mundësi që Gledisi të mos e zbulojë dot kanalin e parave, por nuk do që ta bëjë këtë se është shitur te Erdogani, pasi në Turqi është trainuar për antiterror. Por do të marr masat që nëse unë bëhem shehit në tokën e shenjtë palestineze, ty të të vijnë paratë.

Si pjesë e marrëveshjes me palestinezët, të dy gazetarët, Olsi dhe Blediani do të botonin edhe një libër në bashkëautorësi, mbi përshtypjet e udhëtimit. Por pas kthimit të dy gazetarët u grindën mes tyre për çështjen e parave dhe Blediani nuk pranoi që ta vinte emrin si bashkëautor i librit, madje kërkoi që të mos i përmendet emri fare në libër. Por po e tregoj që nga kreu këtë histori, pjesen e përshkruar dhe atë të papërshkruar në libër.

Të dy gazetarët, para se të niseshin shkuan te xhamia në Tiranë që mban emrin e njeriut të dokumentuar si i paguar nga serbët, Hajredin Hoxhës, ku u falën dhe u përshëndetën nga xhemati (bashkësia e besimtarëve) si dy shehitë (dëshmorë) të ardhshëm të Xhihadit kundër Zionistëve.

-Nëse nuk ktheheni të gjallë do të themi një mevlud për juve si Abu Olsi, dhe Abu Blediani.- u tha imami i xhamisë.

-Mua të më quani Osman, kur të thoni mevludin,- tha Olsi, -se ky është emri im i dytë, por nuk e ndryshoj dot se me emrin “Olsi” kam letrat si shtetas kanadez.

Pastaj imami e ftoi Olsin që t’ i nderojë duke bërë atë ditë rolin e hatibit, predikuesit.

-Ky është nder për mua, -tha Olsi dhe me këtë rast i mbajti një fjalim xhematit:

-Ne po shkojmë në Palestinën e pushtuar nga zionistët si ghazinjë, luftëtarët e dikurshëm osmanë të Xhihadit, të cilët në kohën e Sulltan Selimit, babait të Sulejmanit të Madhërishëm, shkuan dhe e çliruan Palestinën nga sundimi i mamlukëve, të cilët ishin shitur te bankierët kryqalinj dhe hebrenj të Europës. Ne do të marshojmë në tokat palestineze me moton e këtyre kahremanëve (kreshnikëve) osmanë: “Ja ghazi, ja shehit!” Në veshët tanë do të na jehojnë edhe edhe vargjet e këngës së luftëtarëve të Haxhi Qamilit kur sulmuan Durrësin, për të rrëzuar Princ Vidin e sjellë nga fuqitë e mëdha kryqtare në Shqipëri:

“O çuna thoni shehadet,

le të bojmë  të gjithë gajret

dum me e falë kët’ jetë,

për me e kthy këtë milet,

Siç ka qenë në selamet.

T’ Bojm hyxhym, si e kena adet,

Ta hudhna Vid kryqaliun në det,

Dum Babën-Sulltan si dovlet,

Me e pasë përsëri mbret,

Na ka pasë boll me kimet,

Tavë dheu dhe sherbet,

Tallhava, gazel, yç përjetë

Atë e kena amanet.

O burra zgjidhni ushkurët,

Në caraca t’ i varim kaurët!”

-Jalla, jalla xhamali!- thirri imami arabisht.

I tërë xhemati i përsëriti këto fjalë.

Pastaj Olsi dhe shoku i tij shkuan në ambasadën palestineze për të marrë këstin e parë të parave. Vazhdimi i aventurës përshkruhet hollësisht, ndonëse me gënjeshtra nëpër të, në librin e Olsit “Izraeli & Palestina: apo përralla e dy vendeve”.(2019)

Pikësëpari nga libri kuptohet se Olsi e shiti Bledianin. Vërtet e plotësoi kërkesën e shokut që të mos ia përmendte emrin e plotë, por që në faqen e parë të librit vuri një fotografi ku paraqiteshin ai dhe Bledian K... para varrit të Arafatit. Përveç kësaj, në ndonjë rast e përmend në libër si “Bledi” dhe madje ka përmendur emrat e babait dhe gjyshit të tij, Sabri dhe Islam.

-Më shite, - I tha Bledian K..., kur pa librin.

-Epo ndryshe nuk do të kishe marrë as paratë që more, - i tha Olsi.

Në libër tregohet një incident me ushtarët izraelitë. Olsi, në libër e ka tjetërsuar ngjarjen, por ngatërrohet në rrëfimin e tij dhe e zbulon vetë gënjeshtrën e tij, siç do të tregoj më poshtë, duke e cituar fjalë për fjalë atë që shkruan ai në librin e tij. Olsi tregon sesi kur ndeshën një grup ushtarësh izraelitë të cilët qëndronin në anë të rrugës, pranë Ramallahut, ai iu tha shoqëruesve palestinezë se do të dilte nga makina për t’ u folur ushtarëve. E vërteta është paksa ndryshe. Shoqëruesit e Olsit, të cilët ishin oficerë të shërbimit të fshehtë palestinez, i kërkuan që ai dhe Bledian K., të dilnin nga makina dhe t’ i provokonin ushtarët izraelitë, për çka edhe iu kishin dhënë paratë.

-Ndryshe do t’ iu vrasim ne,- u thanë palestinezët.

Olsi dhe Blediani dolën nga makina dhe u drejtuan nga ushtarët, duke ecur si ata trimat e Haxhi Qamilit për të cilët kënga ka edhe dy vargje që Olsi nuk i citoi në hutben e tij në xhami:

“Hyxhym çuna, iu faltë Zoti,

prapa Baba, para topi.”

Nga pas atyre që sulmonin Durrësin rrinte Haxhi Baba, Haxhi Qamili, me kobure në dorë dhe vriste cilindo që tërhiqej, ndërsa para i prisnin topat e mbrojtësve të qytetit. Olsi shkruan në libër për ngjarjen me ushtarët izraelitë.

“Hapa xhaminë (në libër shkruhet ‘xhaminë’ në vend të ‘xhamin’ se Olsi e ka mendjen te xhamia) dhe u fola ushtarëve: Hello ëe are foreigners. Can You let as pass please?

Por ushtarja izraelite që ishte para nesh, një vajzë rreth 18 vjeçare, në vend që të na fliste si njeri na u afrua duke na drejtuar automatikun në kokë.

Miqtë palestinezë që menduan se do na vrisnin i dhanë gaz makinës dhe ikëm nga sytë këmbët. Ne shqiptarët që ishim në makinë ngelëm të shtangur! Për punë minutash ushtarët izraelitë do a kishin vrarë vetëm pse donim t’ I pyesnim si njerëz nëse mund ta kalonim rrugën. Ky është realiteti I Palestinës. Ushtarët izraelitë të vrasin për një fjalë goje. Por falë Allahut, Allahu na ruajti dhe jemi ende gjallë!” (f. 44-45)

Kështu shkruan Olsi. Një analizë e thjeshtë teksti e zbulon lehtësisht gënjeshtrën e tij. Olsi thotë se ushtarët izraelitë iu drejtuan armët. (Nëse e pranojmë të vërtetë atë që thotë ai, atëhërë edhe ushtarët e tjerë duhet t’ u kenë drejtuar armët kur panë një prej tyre që bëri kështu.)

Dhe, sipas Olsit, në këtë moment shoqëruesi palestinez e nisi makinën me shpejtësi duke i larguar nga rreziku. Por nëse ushtarët izraelitë do t’ u kishin drejtuar armët, siç thotë Olsi, atëherë ata do të kishin qëlluar kur makina u largua me shpejtësi. Dhe përveç kësaj do të kishin njoftuar që t’ i pritej rruga nga të tjerë ushtarë. Mjaftonte një foto e targës së makinës (ushtarët izraelitë në shërbim kanë në pajisje që filmojnë dhe fotografojnë) dhe një dron do të ngrihej për ta ndjekur atë dhe për ta dërguar Olsin në Xhehnet.

Meqënëse nuk u ndodhi diçka e tillë, kjo do të thotë se ushtarët izraelitë nuk iu kanë kërkuar që të ndalojnë makinën. Prandaj Olsi nuk kishte arsye përsë t’ u fliste ushtarëve izraelitë dhe t’ u kërkonte që t’ i lejonin që të kalonin më tutje. Dhe Olsi nuk iu ka folur nga makina, por ka zbritur nga ajo dhe iu është drejtuar ushtarëve izraelitë. Ushtarët kur panë se makina ndaloi pa ia kërkuar ata dhe disa njerëz zbritën prej saj dhe u drejtuan për te ata, kanë dyshuar se kishin të bënin me kamikazë dhe me të drejtë iu drejtuan armët.

Ushtarët iu kërkuan atyre të tregonin dokumente identifikimi. Olsi nxorri pasaportën kanadeze.

-I’ m a Canadian citizien, a tourist.- Iu tha ai.

Ashtu siç e kishin udhëzuar në ambasadën palestineze në Tiranë, Olsi nuk iu tha ushtarëve se kishin ardhur me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Palestinës, por se kishin ardhur si turistë. Si turizëm e kishin deklaruar edhe qëllimin e vizitës, kur ishin pyetur nga izraelitët në aeroport.

Ushtarët izraelitë kur panë emrin “Olsi” e morën për të krishterë.

-Emri “Olsi” është rumun,- i tha një nga ushtarët që ishte me prejardhje nga Rumania.

-E gjete, me prejardhje rumune jam dhe unë,- tha Olsi, i cili është vërtet me prejardhje nga arumunë të islamizuar.

-Hello, fellow countryman,- i tha ushtari.

-Long life Israel!- Ia ktheu Olsi.

Bledian K… nuk kaloi kaq lehtë. Ushtarët, dyshues nga mënyra sesi ai u afrua te ata, e ndaluan për rreth pesë orë. Olsi e përshkruan ngjarjen duke e zhvendosur në aeroport, në momentin e hyrjes në Izrael. Ai shkruan:

“Pasi zbritëm nga avioni, u drejtuam drejt sportelit të kontrollit ku normalisht shqiptarët duhet të kalojnë pa viza. Megjithatë një nga gazetarët shqiptarë, i cili gjatë procesit të dhënies së leje kalimit u pyet ndër të tjera si i quhej babai dhe gjyshi, dhe meqënëse këta quheshin Sabri dhe Islam u ndalua nga autoritetet izraelite për rreth 5 orë. Në këto pesë orë autoritetet izraelite e pyesnin përse kishte ardhur në Izrael dhe idiotësi të tjera.”(f. 13-14)

Por nëse do të kishte ndodhur kështu në aeroport, atëherë këtë gjë do ta kishin mësuar lehtë ushtarët izraelitë me të cilët ata u ballafaquan në hyrje të Ramallahut, duke bërë një kërkim të thjeshtë online në bazën e të dhënave, aty pr aty. Olsi nuk thotë se ndodhi diçka e tillë. Merret vesh, skena që Olsi e përshkruan sikur ka ndodhur në aeroport, ndodhi në të vërtetë në hyrje të Ramallahut.

Dhe përse kjo gjë i ndodhi vetëm Bledian K… dhe jo Olsit? Arsyeja është se Olsi paraqitej me pasaportë kanadeze dhe jo shqiptare. Kur ushtarët e pyetën Olsin përse kishte ardhur në Izrael, ai u përgjigj:

-Për të ndjekur meshën e Krishtlindjeve në Betlehem, vendlindjen e Krishtit, unë jam katolik. Por desha të vizitoj edhe Ramallahun sepse atje ka monumente të kohës së kryqatave. Kryqtarët e quanin Ramallahun Ramalie dhe atje është porta e famshme e ndërtuar prej tyre që këta arabët uzurpatorë e quajnë al-Burj. Sigurisht që do të vizitoj edhe muzeumin e Jad Vashemit dhe Murin e Lotëve.

Dhe me vetë tha, Allahu më faltë që u detyrova të them se jam kaur dhe dashamirës i kryqtarëve dhe jahudinjve.

-Ju jeni bashkë me këtë?- E pyetën ushtarët Olsin për Bledian K...

-Jo, e njoha kur po kërkonim një taksi. Shoferët izraelitë të taksive nuk pranojnë të shkojnë në Ramallah dhe me të drejtë, se kanë frikë nga terroristët palestinezë. Unë me këtë zotërinë u morëm vesh që t’ i paguajmë së bashku ndonjë taksisti një shumë të madhe parash, por nuk arritëm të bindim ndonjë prej tyre. Kështu që u detyruam të marrim me autostop një makinë palestineze për të udhëtuar. Që të jem i sinqertë edhe këta arabët na kërkuan një shumë të madhe. E di që është e kundërligjshme por nuk shkonim dot ndryshe në Ramallah.

-E dimë që kështu bëjnë arabët, ata nuk mësohen dot me rregulla dhe ligje, - thanë ushtarët izraelitë.

-Gjatë gjithë rrugës ky më mërziti me propagandë propalestineze, më duket se është nga ata gazetarët e paguar me paratë e Iranit dhe të Saudisë, apo edhe të Turqisë së Erdoganit. - Iu tha Olsi ushtarëve në anglisht për Bledian K…

-Na vijnë shumë të tillë, vërtet.- I thanë ushtarët izraelitë Olsit.

-Pse nuk I futni ndonjërit një plumb kokës që të venë mend të tjerët, - I këshilloi Olsi duke shpresuar se do të siguronte shehitin (dëshmorin) që u duhej palestinezëve tëcilët iu kishin paguar paratë.

-Por kështu do të na thonë se jemi terroristë.- Iu përgjegjën izraelitët.

-Më braktise këtu, - I tha Bledian K… Olsit, kur pa se ky po largohej, pasi u përshëndet me ushtarët izraelitë.

-Bëj gajret, - I tha Olsi në shqip,- kujto vargjet e asaj këngës që thashë në xhami në Tiranë, para se të niseshim. Nëse ti bie shehit unë do të shkruaj një libër veç për ty. Allahu të ruajtë! Për shehitët e Palestinës jep shpërblim të madh Irani dhe Saudia. Do të kujdesem që paratë të shkojnë në familjen tënde. Sidoqoftë, provoje njëherë t’ u thuash që shqiptarët megjithëse janë muslimanë, i duan çifutët dhe i kanë shpëtuar nga gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Që Olsi e braktisi në rrugë Bledian K…, kjo gjë kuptohet nga ato që thotë Olsi në libër ku shkruan:

“Duke menduar që autoritetet izraelite nuk do e lejonin gazetarin në fjalë që të hyjë në Izrael, dhe meqë në Ministrinë e Jashtme të Palestinës e cila gjendet në Ramallah, kryetari i Korporatës së Transmetimit të Palestinës (PBS) ishte në pritje të gazetarëve, ne që kishim dalë jashtë kontrollit të kufirit vendosëm të niseshim drejt Bregut Perëndimor.” (f. 15)

“Ne” ishin Olsi dhe gruaja e tij.

Pas pesë orë trajtimi nga ushtarët izraelitë, Bledian K..., gjeti me autostop një makinë palestineze për të shkuar në Ramallah, ku u bashkua me Olsin të cilin e shau mbarë e prapë. Por Olsi, pa e prishur terezinë, i tha:

-Ti duhet të më falenderosh se shpëtove në sajë të këshillës sime që të thuash se i do çifutët.

Olsi, ndërsa izraelitëve iu paraqitej si katolik kanadez, arabëve palestinezë iu paraqitej si musliman osman nga Shqipëria. Në qytetet palestineze mbante kokën e mbuluar me khefije, shallin arab, si të Arafatit, si dhe tespije në dorë. Olsi shkruan në libër:

“Kur arabët na shikonin me shami dhe me tespije dhe kuptonin nga pamja që nuk ishim arabë por ishim muslimanë, na pyesnin nëse ishim turq. Ky fakt të cilin e hasa edhe në qytete të tjera të Palestinës, por edhe në Xhaminë Al Aska, më lumturonte. Miqve të mi palestinezë u thoja që po, jemi arnautë, osmanë, gjyshërit tanë kanë mbrojtur Palestinën nga britanikët, u thoja.” (f. 66)

Këtu së pari të bën përshtypje që Olsi e shkruan gabim emrin e xhamisë që përmend, “Al Aska” për “Al Aksa”, ndonëse kjo xhami është vendi i tretë i shenjtë i Islamit për nga rëndësia. Në të vërtetë e ashtuquajtura Xhami Al Aksa është një ngrehinë mbi vendin ku ishte tempulli hebre i Solomonit, i shembur nga romakët.

Gjëja tjetër që të bën përshtypje është se Olsi thotë që arabët e kuptonin nga pamja që ai dhe bashkëudhëtari i tij nuk ishin arabë. Për Olsin mund të thuhet kështu, por Bledian K..., i cili është zeshkan dhe ngjan më arab se shumica e arabëve.

Gjithashtu, Olsi shkruan në libër:

“Prezenca jonë si evropianë I lumturonte shumë palestinezët të cilët na merrnin për turq, fakt që mua më ekzaltonte.”(f. 106)

Televizionet shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë që e ftojnë Olsin si opinionist, të kenë parasysh që duhet t’ ua paraqesin teleshikuesve si turk, çfarë e quan veten ai. Olsi shkruan në librin e tij:

“Ndryshe nga politikanët apo nga disa klerikë shqiptarë e kosovarë, të cilët kur USAID-i, ambasada amerikane apo izraelite në Tiranë, i çojnë në Izrael e ata shkojnë në muzeumin e Jad Vashemit dhe luten për Izraelin, unë gjatë vizitës sime shkova në muzeumin e Palestinës. Në Mukata. Aty u luta për Arafatin dhe Palestinën.” (f. 92)

Gjëja që i bëri më shumë përshtypje Olsit në këtë muzeum, të cilin e vizitoi me bashkëudhëtarin e tij, ishte kjo:

“Në një pikturë gjigande që ishte vënë në hyrje të pavionit historik të muzeumit vizitori gjente dhe shikonte të gjithë heronjtë e Palestinës.”(f. 89)

Por këta “heronj”, të cilëve Olsi dhe bashkëudhëtari i tij iu bënë homazhe, janë disa prej terroristëve më famëkeqë të botës. Ata që gjenden në tablo Olsi i përmend në faqet 89-90 të librit, midis të cilëve “Sheh Ahmed Jasin, themeluesin e Hamasit”, “Fatih Ibrahim al-Shikakin themeluesin e Xhihadit Islamik”, “Muhamed al-Najjarin” i cili drejtoi komandon palestineze kundër lojtarëve izraelitë në Mybih”. Ky i fundit është terroristi që udhëhoqi atentatin nga sportistëve izraelitë gjatë Olimpiadës së Mynihut në 1972, një masakër ku u vranë 12 persona. Të gjithë terroristët e sipërpërmendur Olsi i quan në libër “heronjtë e Palestinës”.

Në tablonë që përmend Olsi fotografinë e së cilës ai e ka vendosur në librin e tij, paraqitet Jaser Arafati në qendër të grupit të terroristëve, çka tregon jo vetëm të vërtetën e Arafatit si terrorist, por edhe të vërtetën e të ashtuquajturit shteti palestinez dhe lidhjen me terrorizmin të autoriteteve të tij, që mbajnë maskën e të moderuarve para botës. Dhe muzeumi i sipërpërmendur është një muzeum shtetëror palestinez, që gjendet në një ndërtesë shtetërore, ish-pallati presidencial i Arafatit. Muzeumi është pronë e Autoritetit Palestinez, siç quhet zyrtarisht shteti, dhe administrohet prej tij. Në këtë muzeum Arafati ka dalë para historisë me fytyrën e tij të vërtetë të kryeterroristit, pa maskën që u përpoq të vinte në vitet e fundit të jetës së tij, si njeri i moderuar, që kishte hequr dorë nga terrorizmi. E megjithatë Olsi e nderoi Arafatin kryeterrorist:

“Sapo hyra në mazoleum, i mbushur plot me emocion, dhimbje dhe shpresë, u luta para varrit të Arafatit. Merhumit i lexova el-Fatihanë, suren e parë të Kuranit. U luta për Arafatin që ishte në varr dhe Palestinën që ishte në flakë. Ju luta Allahut përpara varrit të Arafatit dhe në prezencë të trupës së nderit që ruante varrin e tij, që një ditë Allahu të bënte ymër dhe të çlironte Palestinën.” (f. 93)

Domethënë Olsi u lut që terrorizmi islamiko-arabo-palestinez të kishte sukses dhe të zhdukte shtetin e Izraelit nga faqja e dheut bashkë me banorët e tij hebrenj! Në libër është dhe fotografia e Olsit duke u lutur.

Sipas skenarit të zyrave palestineze të propaganës, Olsi dhe bashkëudhëtari i tij duhej të merrnin pjesë në meshën që do të mbahej në Kishën e Lindjes së Krishtit, në prani edhe të Presidentit palestinez Mahmud Abas, që palestinezët të gënjejnë botën e krishterë sikur janë tolerantë dhe i duan të krishterët.

-Tobestakfurullah, çfarë jam i detyruar të bëj për kauzën e drejtë të vëllezërve palestinezë!- Murmuriti Olsi. Por Olsi mbeti ngushtë kur shoqëruesit palestinezë iu kërkuan që të transmetonin live stream në Facebook meshën se kështu u duhej për qëllime propagandistike. Ne do t’ i përdorim pamjet e e profilit tuaj në Facebook thanë ata. Olsi i tha Bledian K...:

-Dëgjo, po ta ve unë këtë video live stream, do të më quajnë të shitur te kryqalinjtë të gjithë myslimanët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, madje edhe më gjerë. Bëje ti, dhe unë do të jap një shpërblim shtesë nga pjesa ime e parave që do të marrim.

-Por dua edhe nga pjesa që do të marrë gruaja jote, -se edhe ajo përfiton nga mbrojtja që po të bëj ty,- I tha Bledian K...

-Ore ti qenke tamam çifut!- Ia ktheu Olsi. Dhe nga inati Olsi ia përmendi emrin për këtë gjë në libër:

“Bledi, një nga gazetarët që ishte me ne, transmetoi live stream disa pjesë nga mesha e Betlehemit në facebook dhe ndjekësit e tij në Shqipëri ishin mahnitur me këtë meshë.”(f. 121)

Në faqen f. 121 të librit jepet edhe lidhja në Internet për videon, e cila është e televizionit rus Ruptly. “Një nga gazetarët që ishte me ne”, thotë Olsi për Bledin më lart. Në fakt vec Olsit ishte dhe gruaja e Olsit.

Pas përfundimit të vizitës, Olsi dhe bashkëudhëtarët e tij morën avionin për në Turqi. Olsi shkruan në libër:

“Turqia ishte në selamet apo në paqe! Dhe unë si një otomanist I pandreqshëm që jam u luta me vete:

Allah Turku Korusun! [O Allah, ruaje turkun!]”

Këtu është për ta pyetur Olsin se nëse është kështu, përse erdhi në Shqipëri. Dhe ai erdhi sepse ka detyra si misionar i paguar neo-otoman.

Olsi, pasi u kthye në Tiranë dhe mori pjesën tjetër të parave nga ambasada palestineze, u entusiazmua aq shumë, sa ia lëshoi frerët fare fantazisë duke shkruar në libër:

“Jeruzalemi ndodhet në hartën e Palestinës tamam sikur Tirana, në qendër të vendit. Jeruzalemi apo Tirana në rastin tonë do të ishte qyteti i shenjtë i Izraelit ku në mes të Tiranës ndodhet xhamia Al Aksa dhe Muri i Lotëve-në vendin ku është xhamia e Ethem Beut. Në Tiranë do të kishin ngelur ca tironsa muslimanë, të cilët kur të shkonin të faleshin te xhamia e Ethem Beut do të kontrolloheshin përditë si terroristë nga izraelitët dhe ata do t’ ua shembnin shtëpitë sikur bën Lali Eri me banorët e Unazës së Re dhe nuk do t’ u jepnin asnjë kompensim.”(f. 54-55)

Ironia është se gazeta online e Olsit, e quajtur “Impakt”, në të cilën bëhet propagandë xhihadiste, antiizraelite dhe neo-otomane, citohet si burim serioz në një raport të Parlamentit Europian për Islamofobinë për vitin 2019, në pjesën për Shqipërinë, të shkruar nga një femër radikale islamike. Olsi, gazeta e të cilit citohet si burim serioz, shkruan në libër gjëra që i gjen edhe në gazetën e tij:

“Izraeli nuk është një shteti i Zotit. Nuk është një shtet biblik. Ai është një shtet mashtrues, aggressor, kolonizator, hajdut dhe vrasës, por që posedon në mënyrë të tmerrshme artin e mashtrimit. Izraeli është sikur Dexhalli, mashtruesi I madh apo Mesia i Rremë [për] të cilin profeti Muhamed i paralajmëroi muslimanët në profecitë e tij. Izraeli është një vend sa i frikshëm dhe criminal, aq edhe i bukur dhe modern.”(99-100)

Libri i Olsit është përkthyer në arabisht nga zyrat e propagandës palestineze dhe shpërndahet te popullsia palestineze dhe në përgjithësi në botën arabe, si shembull i qëndrimit të drejtë të gazetarëve europianë ndaj çështjes palestineze. Si i tillë ky libër iu shpërndahet dhe fëmijëve të shkollave. Olsi ka për të marrë të tjera para nga kjo gjë.

Këtë vit ambasada palestineze në Tiranë i propozoi Olsit që ta vizitonte përsëri “Palestinën” në fundvit, si vjet. Për këtë iu premtua dyfishi i pagesës së vitit të kaluar. Ndonëse Olsi u josh nga kjo ofertë, nuk e pranoi sepse e di mirë që këtë herë nuk i gënjen dot izraelitët duke u shtirur si turist kanadez katolik. Olsi shkruan në librin e tij:

“E dimë që ky libër do të mërzisë shumë zionistë fanatikë dhe ata që duan të fshehin realitetin tragjik të Palestinës, dhe normalisht edhe ambasadën e Izraelit në Tiranë e cila në publikimet e saj tregon Izraelin si një parajsë në tokë.”(f. 10-11)

Olsi e di se Ambasada Izraelite në Tiranë ka dërguar kopje të librit në Izrael dhe se nëse shkon atje përsëri, do ta presin ndryshe. Prandaj ai nuk e pranoi këtë vit ftesën e ambasadës palestineze. Ndonëse në një vizitë tjetër në Izrael Olsi do të kishte shumë shanse të zinte një vend në atë tablonë e madhe të “heronjve”-shehitë (dëshmorë të Xhihadit) në muzeumin palestinez, të cilën e përshkroi me aq shumë pathos në libër dhe para së cilës u përkul me nderim dhe u lut. Ndonëse Olsit do t’ i pëlqente shumë që ta nderonin si shehit(dëshmor, atij i pëlqen edhe më shumë që të shpenzojë paratë e fituara me propagandë xhihadiste antihebreje dhe propagandë iraniane kundër MEK.

Kur u kthyen në Tiranë, drejtori i madh i televizionit “Qerpiku i Monikës dhe vetulla e Zenit” Çim Pika nuk pranoi që të bëhej emisioni për vizitën e tyre në “Palestinë” se mbeti i pakënaqur me shumën e parave që i ofruan.

-Nuk më gënjeni dot mua, e di që po më jepni vetëm gjysmat e parave që më takojnë mua. Ju njoh mirë të dyve. Kam Allahun dëshmitar, që më vjen keq sa s’ thuhet për kauzën e vëllezërve palestinezë por nuk sakrifikoj dot kaq shumë për të,- U tha Çim Pika që është besimtar praktikues musliman.

-Allah, Allah, ky sikur na lexoi mendjen.- Tha Olsi.

-Meqë ai nuk i do paratë le ta ndajmë ne të dy të gjithë pjesën e tij.- tha Blediani.- Dhe ti bëj një video në faqen e portalit tënd “Impakt”. Se mos e dijnë ata në “Palestinë” dallimin mes këtij portali dhe televizonit “Qerpiku i Monikës dhe vetulla e Zenit”.

-Ashtu do të bëjmë,- tha Olsi dhe pastaj shkoi në ambasadën palestineze që t’ u thoshte se nuk mund të bëhej emisioni në televizionin e paracaktuar sepse drejtori i tij i madh ishte blerë nga ambasada izraelite për një shumë më të madhe.

-Zionistët po dihet nuk flejnë, punojnë dhe ata.- U tha Olsi.