| E enjte, 17.12.2020, 08:31 PM |
Të jesh punonjës shteti, do të thotë të veprosh e të përgjigjesh shtetërisht qytetareve
Nga
Fran Gjoka
Realiteti
shqiptar paraqitet tepër konfliktual i krijuar tashmë edhe brenda shoqërisë së
sotme.Jetojmë në një kohë tepër intensive, ku nuk ka më kohë njeri të dëgjojë
lloj-lloj fjalësh të bukura apo versione demagogjike të panevojshmë nëpër
mitingje apo në kolltuqet e stacioneve televizive, por të ngrejmë zërin e
pandërprerë për të gjitha problemet që shqetësojnë shoqërinë e sotme shqiptare
si papunësia, çmimet e larta në raport të zhdrejtë me pagat e pensionet, të
shoqëruar me varfërinë e thellë të familjeve shqiptare, mungesa e ujit e
dritave, ambjentet sociale tepër të ndotura, shumë linja të energjisë elektrike
të amortizuara dhe rrugë të shkatërruara etj.Këto pasoja vijnë nga mungesat e
politikave ekonomike shtetërore sidomos për të rinjtë, pra janë çështje
përmanente dhe që kërkohet të preukopojë çdo pushtetarë të zgjidhur me votën e
lire të popullit.Kur bisedon me punonjës të administrates vendore kopton se nuk
ka asnjë strategji afat shkurtër apo afat mesëm në zbutjen sadopak të varfërisë,
por mbretëron gjithçka e përgjithshme në objektiva, asgjë e përcaktuar qartë
për premtimet e bëra, pra me një mungesë cinike të transparencës.Këtu më vjen
ndërmend një thënie e Xhorxh Sorasit i cili thekson:“Ka dy lloj mbijetesash, është
ajo e atyre që mezi sigurojnë jetën, por edhe atyre që kanë shumë pasuri”.
Edhe
pse po kalojnë 30 vjet në tranzicion, shteti ynë vazhdon të qëndrojë ndër
vendet më të varfëra në Europë, me nivel të lartë kriminaliteti, ku O.B e
shëndetësisë e rendit Shqipërinë në vendin e tretë në botë për vetëvrasje për
shkaqe ekonomike, me të papunë të shumtë, rritje galopante të çmimeve, me paga qesharake të buxhetorëve, thellim i
defiçititit tregtar buxhetor në vend të shoqëruar këto me investime tepër të
ngadalta dhe mjaft të ulëta etj.Kemi fshatin, që ende prodhon emigracion, punë
të zezë, pa asnjë mbështetje e siguri shtetërore për të ardhmen.Në qytetet tona
sheh punëtorë që qëndrojnë shesheve për punë nga mëngjesi deri në mbrëmje
vonë.Janë me qindra krahë të lire pune që kthehen darkave në shtëpitë e tyre pa
asnjë qindarka të fituar për të soguruar bukën e gojës.Ky është rrugëtimi i
përditshëm i tyre nga fshati për të garantuar një ditë pune në qytet.Ndaj
bashkitë dhe njesitë vëndore kërkohet të ndërtojnë dhe menaxhojnë me
efektivitet strategji me afat shkurtër dhe të mesëm punësimi të punëtorëve
sezonalë për krahun e lire të punës brenda dhe jashtë Shqipërisë, në mënyrë që
të ndihmojë sadopak në zbutjen e varfërisë në qytet dhe në fshat.
Aktualisht,
kemi të bëjmë me një kontigjent të dëshpëruarish, që askush nuk interesohet për
ta ndihmuar.Me pak fjalë duhet nënvizuar thekshëm se, tregu i pasurisë makute
është tepër mbytëse, ku janë ngritur kulte të rreme të pasanikëve injorantë, ca
administrues pa kulture, drejtues profane, rryshfetxhinj dhe bezdisës përpara
komunitetit, ndërsa dinjiteti i tyre ka dale në treg dhe shitet e blihet si
mall demode.Përballë tyre, njerëzit në nevojë po humbasin të drejtën e lirisë
duke thenë se kërkojnë ritmikisht ujë dhe drita dhe asgjë më shumë.Dhe harrojnë
se sovraniteti i tyre shkon më tej tek pasuritë kombëtare, tek pronat publike, tek
kultura kombëtare, tek trashëgimia historike dhe përgjegjësitë ndaj
partneritetit institucional ndërkombëtar. Shqiptarët e gëzojnë të drejtën të
shfaqin vullnetin e mire, se duan të ndryshojnë jetën e tyre.Megjithatë
thellimi i reformave në strukturat e shoqërisë mbeten ende një vullnet spontan
i pamotivuar dhe shpesh bëhet çuditërisht i nxitur, të përfaqësuar nga ata
politikanë e pushtetarë, që tregohen shpesh inkopetent në planin ekonomik e
financiar.Institucionet e shtetit shqiptar, janë aq larg problemeve e halleve
të qytetarëve, sa kanë qënë afër tyre organet e antishtetit të dikurshëm
socialist, pra strukturat institucionale janë larg të qënurit të
standartizuar.Është shansi për të thënë të vërtetën si vend dhe si komb, për
t’u ngritur e për t’i thenë “ndal” të keqes qe na ka kapluar.Kjo shton
zgjuarsinë intelektuale, kurajon qytetare, pjekuri e maturi në gjetjen e
rrugëve fiktive demokratike e ligjore në mbrojtjen e fjalës së lirë, duke
shkarkuar përfundimisht nga supet, barren e rëndë që ka pllakosur shumë familje
shqiptare.Shikojmë çdo ditë mosfunksionimin e institucionit të eprorit direkt, në
disa njësi administrative publike e vendore, që kanë vendosur një skemë fictive
të shërbimit civil në këto njesi vendore.Ka bashki e njësi vendore të fryera, jo
funksionale, jo efiçente, me shpenzime të tepërta të cilat nuk e justifikojnë
detyrën që kryejnë dhe lojën që po luajnë në kurriz të taksapaguesve të sotëm
shqiptarë.Në administratë qoftë në nivel qëndror dhe lokal, sot ka mjaft
nëpunës që kanë lënë vendet për arsye absurde, po ashtu siç ka mjaft të tjerë
që i kanë zënë vendet pa asnjë lloj merite, përveç të qënit militant ose taraf
me shefat e fuqishëm shtetërorë.Fatkeqësisht po rritet në mënyrë galopante
kultura e bakshishit, që po kalon çdo
ditë nga qytetatri hallexhi, tek nëpunësit privatë apo ai shtetëror, por me një
etikë të mangët administrative dhe këto dukuri negative po dalin çdo ditë në
emisionet televizive si ato të topit apo në fiks fare.
Mirëpo
këto të ardhura dytësore dalin nga xhepat e njerëzve në nevojë dhe si pasojë po
rëndojnë çdo ditë buxhetin ekonomik të shqiptarëve.Me keqardhje, duhet të
pranojmë se administrata aktuale e këtij vendi mbetet më e korruptuara në
historinë e shtetit shqiptar, ku zyrat e regjistrimit të pasurive të
paluajtshme për të cilën unë shpreh zhgënjimin tim si gazetar, kanë kryer
veprime të shëmtuara, kanë zhvatur rryshfete kundrejt një shërbimi të
paligjshëm, ku me uzurpimin e shumë trojeve e pronave të tjera të palujtshme
“të mbetura pa zot”, pasi i kanë hipotekuar i kanë gllabëruar ato në
bashkëpunim dhe me disa pushtetarë të korruptuar lokalë.Nëpunësit aktualë kanë
vite qëndrimi në një vend punë të palëvizshme, ndërsa shumë prej tyre janë bërë
tepër të përfolur dhe etiketuar si rryshftexhinj dhe marifetxhinj të
vërtetë.Dhe për këta individë të përfolur heshtin drejtuesit e qarqeve, bashkive
dhe drejtuesit e pushtetit vendor.Nëpunësi në kontakt me qytetarin do kohë që
të edukohet dhe këtë edukim të tij e bën ligji i shtetit të së drejtës.Këtu
kërkohet urgjentisht reformim të thellë të hierarkisë administrative, racinalizim
i hallkave të burokracisë, kontrolli i rreptë efektiv dhe vertikal i
institucioneve, përdorimi i teknikave administrative të dobishme, kështu mund
t’u vihet fre brenda një kohe të shkurtër këtij fenomeni tronditës, por që rrit
koston e jetesës së qytetarit për shkak të keqfunksionimit administrative të
hallkave të ndryshme të aparatit shtetërorë. Braktisja masive e aktivitetit nga
rinia dhe inteligjenca që varion deri në 40% shifër qe tregon nivelin e
papunësisë masive në vendin tonë, ku vetëm për femrat arrin në 75% shifër kjo
marrë nga organet qëndrore të shtypit, fshatra të tëra të braktisura nga
njerëzit dhe vendosja e tyre në zona urbne me një mbipopullim të rënduar, duke
krijuar zona të reja informale dhe probleme për qeverinë aktuale.Ka zona të
Shqipërisë me mësues pas arsim përkatës, fshatra e zona me shkolla të dëmtuara,
e me fëmijë analfabetë dhe mbi njëmijë fëmijë të ngujuar nga fenomeni i
gjakmarrjes.
Gjatë
këtyre viteve, thuajse askush nuk ka menduar apo mendon të pyesë se çfarë pune
të frytshme po bëjmë për këtë vend, por vetëm diskutojmë sa para e prona ka
përvetësuar ky apo ai politikan e pushtetar, sa fëmijë ka shkolluar jashtë
shtetit, sa ka sistemuar të afërmit e tij etj, se çfarë detyrimi ka deputeti
apo përfaqësuesi i zgjedhur nga populli ndaj këtij vendi, që nesër të mos
ndihemi të turpëruar përpara vetes dhe fëmijëve tanë nuk e diskutojmë.Kështu, sot
mund të numërojmë arritje individuale, por kurrsesi nuk mund të themi se po
bëjmë atë që na duhet për t’iu krenuar brezave.Dhe konkretisht çfarë na afron
çdo ditë ne shqiptarëve, përveç luftrave banale, kërkesave absurde në dëm të këtij populli
fukara, për t’i mbijetuar mentaliteteve të vjetra, injorancës, boshllëkut shoqëror
etj.Përveç zakonit tradicional të shqiptarit si hakmarrja, gjakmarrja, meritë
personale, tani është e shtrirë
masivisht droga , prostitucioni ku është e ngatrruar edhe politika, interesat e
saj të ditës, intrigat, etje për lavdi, karrjerë, pasuri e çfarë tjetër?
Në
Shqipëri opinioni publik duhet të veprojë si sanksion si një ndër të vetmit
mjete shtrënguese ndaj këtyre dukurive negative për shoqërinë tonë.Pra ka
ardhur koha qe duhet ta kalojmë shoqërinë shqiptare në një shoqëri që zbaton
rregullat, në një shoqëri institucionale.Këtu më vjen ndërmend një frazë e
akademikut Rexhep Qosja i cili pohon se:“Kur politika shkëputet plotësisht nga
morali, atëherë çdo gjë është e mundur…”.Mënyra më e mirënë këtë rast është që
shqiptarët të jenë të hapur për njerëz të denjë dhe të pafalshëm për kapadainj
që tërë jetën e tyre mbetën pushtetarë të përjetshëm.Dhe ajo që është më fatale,
kur kërkon të bisedosh me ta për ndonjë
shqetësim çasti nuk të përfillin fare ose perdorin rrugë dredhimi për t’i ndarë
nga shqetësimi i qytetarit dhe më e keqja ndërtojnë dhjetëra justifikime të
paqena vetëm për të nxjerrë përfitime personale të paligjshme.
Unë
besoj tek shumë njerëz të mirë dhe të drejtë që punojnë në administratën
publike, janë të ndryshëm nga “të mençurit”, janë kundër intrigave, rrushfetit,
janë kundër atyre që nëpërkëmbin çdo ditë parimin e barazisë dhe të drejtësisë.
“Njerëzit çmohen nga lartësia e shpirtit, nga gjërësia e mendjes dhe bukuria e
pamjes, –ka thënë Gorki.Ai që shkel
ligjin, shkel institucionin dhe padyshim nuk ka një moral të tijin, të
vërtetë…”.Mënyra më e mire është që shqiptarët të jenë të hapur edhe për ata
punonjës publik që kërkojnë para në zyrat e shtetit. Këto të fundit arrijnë
edhe të përfitojnë edhe nga mungesa e kordinimit të qytetarëve me njëri-tjetrin
dhe synimi injorant për t’i kryer sa më shpejt dhe me lehtësi punët.
Të
kërkosh sot një të drejtë nuk është e lehtë.Duhet të dish ku, si dhe kur e
kerkon atë.Dhe për më tepër, në rast se duke qenë në rregull me këto tre gjëra,
përsëri nuk arrin tek e drejta, por kjo arrihet vetëm përmes rryshfetit.Provo
njëherë të bësh një ankesë zyrtare në strukturat qëndrore apo lokale të qytetit
apo rrethit, të frenosh ndonjë shfaqje të hapur të korrupsionit.Kjo do të ishte
rruga më e gjatë, më e lodhshme dhe pse jo ndoshta edhe më e kushtueshmja, por
vetëm kjo do të ishte rruga e drejtë ajo që do të bënte në fund të fundit
qytetari sepse kështu ai do të ndjehej më mirë me veten.Në administratën
qëndrore e lokale ka mjaft intelektualë të përkushtuar dhe të ndërgjegjshëm për
shqetësimet e komunitetit të tyre, por fatkeqësisht është edhe një kategori
tjetër personash të pandërgjegjshëm dhe të përfolur shumë dhe përsëri qendrojnë
në vende pune kyçe në administratën publike dhe komuniteti vazhdon të flasë në
adresë të tyre.Qytetari i vërtetë i këtij vendi nuk duhet të heshtë kur
drejtuesit e administratës publike tallen me hallet e këtij populli.Prandaj, duhet t’i themi ndal korrupsionit në
administratën publike.Zgjedhësit nuk duhet të mbeten “robër” të politikës, e cila
jo rrallë herë ka dhënë shembuj për keq, ajo ka ditur ta përdorë intelektin e
tyre vetëm në shërbim të politikave të saj.Dëgjojmë njerëz të të gjitha
kategorive që flasin për korrupsion, paaftësi, abuzim dhe asgjë nuk ndryshon
për mirë.Në shëndetësinë dhe në drejtësinë tone të sotme ka korrupsion dhe jo
rrallë herë ky fenomen shkon deri tek kufijtë e krimit ekonomik dhe financiar, duke
zhveshur këtë profesion kaq humanitar nga çdo lloj ndjenje humanizmi, por
kurrsesi nuk futen në një thes gjithë personeli mjekësor në sherbim të masës.Në
radhët e bluzave të bardha ka me qindra punonjës të ndershëm që janë të
detyruar të jetojnë me të ardhurat zyrtare.E shikon se një veprim i kryer i
mjekut apo gjyqtarit ndaj qytetarit, ka brenda korrupsion, duhet të përfundojë
në kallëzim penal, që kërkon lek, para se të operojë apo të gjykojë. Këto janë
një pjesë të shqetësimeve të përditëshme që për ne janë bërë të zakonshme, por
që qeveria dhe shteti shqiptar duhet t`i ketë në qender të vëmendjes për të
ardhmen e vendit.