| E diele, 13.12.2020, 11:27 AM |
Rapsodi, këngëtari dhe instrumentisti Kasem Murati, me një krijim të ri për vendlindjen
Nga
Ibrahim Kabili
Vendlindja
është e shtrenjtë! Madje, ajo është dhe e shenjtë për bijat dhe bijtë e saj!
Secili nga ne i përket një treve të caktuar, një krahine nga vjen, një zone
gjeografike, një bashkësie njerëzish, një komuniteti që bashkëjeton me të ose
jo, por që je krenar për Të. Pikërisht kjo është vendlindja. Pavarësisht se ku
ndodhesh, lidhesh pazgjidhmërisht me të. Atë e sheh, e prek, kryen aktivitetin
dhe "peshon"shumë nëse ke peshë. Kur nuk je fizikisht aty, atëherë
ajo të mungon më shumë, sheh ëndrra me të, dëshiron ta shohësh sa më parë, dhe
kur e prek nuk mund të "ndahesh" më lehtë prej saj...Por dhe kur
ndahesh, për shkak të lëvizjeve emigratore,e arsye të tjera, secili nga ne e
kthen kokën pas, që aty don të rikthehesh akoma pa ikur, e në të kundërt ikën
me kokën pas...lkën i brengosur në shpirt, ikën me mendimin se ajo ka nevojë
për mua, ka nevojë për ne, e kur ne largohemi në shumica, ajo mbetet e "vetmuar"!
Kështu ka ndodhur në disa fshatra të Bendës, dhe në fshatin Bruz- Mal të
Malsisë së Krujës, pjesë e Krahinës së Bendës. Pa dyshim kjo ka ndodhur dhe me
rapsodin, këngëtarin, instrumentistin dhe valltarin e mirënjohur Kasem Selim
Murati. Unë kam njohje të hershme me rapsodin murati, i kam ndjekur aktivitetet
dhe krijimet e tij prej kohësh. Ajo që më forcoi dhe më shumë bindjen,se duhej
bërë një shkrim modest për të qe kënga e tij më e fundit "Përshëndetje
malsia ime". Kjo këngë u publikua në You Tube në 27 korrik 2000. Këngën ma
përcjell në WhatsApp zoti Ferit Hoxha, kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore
"Benda", i cili po bën një punë të mrekullueshme për promovimin e
vlerave më të mira të Krahinës, edhe nëpërmjet kësaj shoqate. Pjesë e grupit
artistik të Bendës kohët e fundit është dhe këngëtari në fjalë, i mirënjohuri
Murati. Para disa vitesh dhe familja e tij, si shumë familje të tjera, vendoset
me banim në Bathore për shkak të Ujësjellësit të Bovillës. Pavarësisht kësaj Ai
për asnjë moment nuk është shkëputur prej vendlindjes së tij...Dhe më tej,
shpreson se një ditë do rikthehet përsëri...! Kënga: "Përshëndes malsinë
time"...e vërteton katërcipërisht këtë...E urojmë ti plotësohet dëshira e
tij! Artistët janë të ndjeshëm ndaj shprehen me "nota" të tilla
patriotike duke respektuar shumë dhe notat muzikore.
Me
datën 10.12.2020 pas një telefonate, takohemi, në një lokal në Zall-Mëner të
ri, afër Universitetit Bujqësor të Tiranës. Gjetëm një ambient të ngrohtë pasi
ky fshat, banohet me banorë të zonës sonë, të shpërngulur nga Bovilla. Kasemin
e gjej duke pirë kafe me Vath Bashën dhe Ali Tafën, të dy këto janë nga familje
të fisme dhe i bëjnë nder zonës nga janë. Përshëndetemi përzemërsisht dhe
ndahemi me këto të dy për tu takuar përsëri...Natyrisht është kohë kovidi dhe e
"nesërmja" nuk dihet...
0ra
shënonte 09 e 30 minuta. Fillojmë bisedojmë me Kasemin. "Skanojmë"
gjithçka rreth veprimtarisë së tij artistike dhe shoqërore. Kafja në lokal
zgjati për rreth dy orë, natyrisht biseda, pastaj më përcjell Kasemi me makinë
deri te shtëpia në Institut! Pasi më rifalenderoi për nismën, ndahemi
përzemërsisht, secili në destinacionin e tij...Vizitoj njerzit e shtëpisë aty,
nëse kishin shenja kovidi, apo ishin shëruar prej tij! Kohë të vështira! Më
ngacmonte shumë vrasja makabre e Klodian Rashës, dy ditë më parë nga një polic
20 metra larg shtëpisë së tij! Krim! Më kriminale dhe përdorimi politik i tij
nga opozita! Duhet drejtësi për të. Sidoqoftë ai nuk kthehet më!
Duke
ju kthyer "misionit" duhet të sfidohet gjithçka dhe të realizosh atë
që ke mendur, duhet optimizëm, duhet motivim, fatmirësisht kjo mua nuk më
mungon. Nuk ka si ndodh ndryshe kur bisedon me një artist që ka punuar një jetë
me këngën dhe muzikën, si Kasemi! Shkurtimisht dhe modestisht do të përshkruajmë
disa radhë nga veprimtaria e tij.
Kasemi
lindi më 24.05.1958 në fshatin Bruz-Mal të Krujës në një familje të thjeshtë e
bujare por dhe me tradita atdhetare. Arsimin fillor dhe atë 8 vjeçar e kreu në
fshatin e tij të lindjes me rezultate të mira. Ai kujton me nostalgji mësuesit
e tij të shkollës dhe përkushtimin e tyre në atë kohë për mësimin dhe edukimin
e nxënësve. Kohë të bukura që nuk kthehen më, duhet ti kishim kushtuar më shumë
rëndësi shkollës, pohon ai. Duke kujtuar mësuesit e tij ai flet me fjalët më të
mira e punën plot kushtim të ish drejtorit të shkollës Mehmet Ahmati. Në
shkollën 8 vjeçare ajo që ra në sy te kasemi qe talenti i tij në fushën e
këngës dhe muzikës. Që në moshën 7-8 vjeçare u aktivizua me grupin artistik të
shkollës. Kënga e parë që ai këndoi në shkollë qe: "Partisë 25
vjeçare". Kështu qe koha, gjithçka qe e politizuar, por arti në ato vite
qe art. Dhe unë thekson ai, që në klasë të parë mësova ti bie çiftelisë dhe
ndëgjoja nëpërmjet radios, rapsodët më të mirë të vendit dhe në mënyrë të
veçantë rapsodin e mrekullueshëm të zonës sonë, të pa përsëritshmin Sali Sala.
Në këtë periudhë Kasemi angazhohet dhe bëhet pjesë e grupit artistik të
Bruz-Malit. Nga viti në vit ai erdhi duke u pjekur nga ana artistike.
Në
vitet 1977-79 kryen shërbimin ushtarak në Korçë, në pikën kufitare të Nikolisë.
Atje ai tanimë ishte i afirmuar si këngëtar dhe u aktivizua, dha shfaqje, e
konkuroi me reparte të tjera në ushtri. Nuk e "ndjeva" shumë ushtrinë
duke u marrë me muzikë, citon ai.
Në
vitin shkollor 1984-85 mbaron arsimin e mesëm në Shkollën e Mesme Zall-Dajt.
Nga kushtet ekonomike nuk mundi të vazhdojë arsimin e lartë. Pas mbarimit të
ushtrisë fillon punë në ekonominë bujqësore dhe në vitin 1981 emërohet
përgjegjës i vatrës së kulturës në Bruz-Mal. Këtë detyrë e kreu me sukses deri
në vitin 1990, kur ajo u mbyll. Gjatë kësaj periudhe grupi artistik i
Bruz-Malit u plotësua më shumë me elementë të rinj dhe Kasemi luajti rol me
përvojën e tij. Vetë ai, ishte Rapsodi kryesor i grupit bashkë me këngëtarin
tjetër, Ismail Tarja. Vetë Kasemi ishte këngëtar, luante mrekullisht me
çifteli, i binte kitarës, fizarmonikës dhe ishte një valltar i mirë. Pranë
vatrës së kulturës kishte dhe bibliotekë për lexim. Në përbërje të grupit për
një periudhë të gjatë qenë: Kasem Murati, këngëtar, instrumentist shumë i mirë
në çifteli, i binte kitarës, fizarmonikës dhe valltar; Ismail Tarja, këngëtar,
valltar, çifteli; Ali Bajrami me daulle, specialist shumë i mirë; Sejfulla
Ahmati, me fyell; Mehmet Ahmati, valltar; Bihane Murati, valltare etj. Me
grupin artistik ka konkuruar në fshatra, në bazë zone, në bazë të rrethit të
Krujës dhe me numra të veçantë, në shkallë vendi, ku janë vlerësuar dhe me
çmime e fletë nderi. Grupi kishte në repertorin e tij këngë që i kushtoheshin
fshatit, jetës së re, dashurisë, këngë patriotike si ato që i këndonin
"Isuf Pulës"e "Islam Lilës",etj. Këngët folklorike zinin
vend të veçantë në repertorin e grupit, kishte dhe këngë politike që i
kushtoheshin partisë dhe udhëheqësit, gjithçka qe e politizuar... Duke kujtuar
ato kohë Kasemi thekson: Në rrethin e Krujës gjatë konkurimeve në bazë rrethi,
"problem" kishim vetëm Milotin, ai merrte gjithmonë vend të parë,
Bruzi në më të shumtën vend të dytë...Kishte konkurencë, rritej cilësia...
Krahas
veprimtarive zonale grupi dhe elementë të tij si pjesë e grupit të Krujës, kanë
marrë pjesë dhe në veprimtari kombëtare si:
•Festivalin
folklorik të Beratit me këngën "Moj skile, moj molldare", kënduar nga
Kasemi, shoqëruar me lodër e çifteli nga grupi.
•Në
veprimtaritë kombëtare që zhvilloheshin në qytetin e Lezhës në kuadrin e
përvjetorëve që zhvilloheshin për Heroin Kombëtar Gjergj Kastriot -
Skënderbeun. Janë vlerësuar në këto veprimtari me fletë nderi e çmime.
•Në
Festivalin Folklorik të Gjirokastrës shumë herë, si valltar me valle dyshe
burrash, me lodër, me çifteli dhe si këngëtar në grup. Kanë marrë pjesë në
festival Kasem Murati, Ali Bajrami, Bihane Murati etj.
Pas
viteve '90, Kasemi ka punuar dhe punon në dasma, ceremoni familjare dhe evenimente
të ndryshme. Disa nga këngët që ka kënduar janë: Këngë për Isuf Pulën dhe Islam
Lilën; Dëshmorit Sulejman Elezi; Këngë për Veli Allën; Këngë për dëshmorin
Ibrahim Basha, në bashkëpunim me këngëtarin Gëzim Hida: Përshëndetje, malsisa
ime; etj. Ka kënduar dhe këngë të këngëtarëve tjerë si: Këngë për vëllezërit
Besnik dhe Enver Veseli; Për ty moj vashë; Provuam fatin; Këngë kurbeti; Lulja;
Nat livadh ku del burimi; Syni si shtat pranverë; Kështu është moda; Fluturo si
pllum; Gjysëm shtizë ulet flamuri etj. Po kështu ai këndon dhe dhjetra këngë të
tjera folklorike të krahinës së Bendës dhe Kurbinit etj. Në vitin 2014 ai
nxorri dhe një album me disa këngë. Secila këngë interpretohet me nivel
artistik, me zë melodioz, me zë si të bilbilit. Pyetjes: Cilat qenë motivet që
të çuan me bërë këngën: "Përshëndetje, malsia ime" Kasemi përgjigjet:
Dashuria për vendlindjen time Bruzin, malsinë time që e konsideroj të tillë nga
Qaf-Molla deri dhe Kurbinin. Njerëzit e mrekullueshëm të saj, traditat e tyre,
mikpritja, zakonet, besa, vlerat e larta njerëzore të tyre. Bukuritë natyrore
të sajë, malli për to...".
Disa
nga vargjet (e shkurtuara) të këngës: "Përshëndetje, malsia
ime".Teksti, muzika dhe kënduar nga rapsodi Kasem Murati:
Me
plot mall e plot kujtime
Du
me i këndu vendlindjes time
Ndonëse
në mal e ndonëse në fushë
Mu
prej zemre smë del kurrë
Kujtoj
kohët ku kalova
Ku
unë isha, ku unë shkova
Ku
unë qava ku punova
Ku
kërceva ku këndova
Kujtoj
krojet ku ujë kam pi
Kujtoj
hijet plot freski
I
përshëndes, o shpi për shpi...
I
kujtoj të gjitha me radhë
Që
nga Rranza në Bruz-Zall
Në
Bruz-Mal vendlindja ime
Ku
kalova unë plot gëzime
Krejt
malsinë e kam shumë mall
N'Cudhi
Kamp, mor n'Cudhi-Zall...
...Nojë,
Mafsheq dhe në Shkretë
Kam
kalu me dit me net...
...Lucë
e Zgurë dhe Mal-Mëner
Kam
kalu me shumë herë...
...Në
shumë kohë e shumë shpesh
Zall-Mëner
e në Bulçesh...
...Kujtoj
Vilzën plot bujari
E
përshëndes me përzemërsi...
...Prej
Murrize në Zall-Bastar
I
përshëndes të gjithë me radhë...
...N'Besh,
Shupal dhe në Selitë
Kemi
kalu me net, me ditë
Plotë
me zemër na kanë pritë...
Kënga
është e gjatë, e realizuar me mjeshtëri për vendlindjen nga Murati,ku mbart
vlera të larta artistike, pasqyron bukuritë natyrore dhe vlerat shpirtërore e
kulturore të Bendës e banorëve të saj. Sikur të bënim të gjithë për krahinën,
ashtu si dhe Kasemi! Mirë do ishte, apo jo?
Siç
cilësuam më sipër ai ka një mori këngësh, njëra më e mirë se tjetra.
Nga
disa këngë patriotike të tij veçojmë disa vargje:
•Këngë
për Isuf Pulën, Islam Lilën, Xhemal Dërvishin. Teksti Sulejman Balika. Muzika
dhe kënduar nga Kasemi.
Nëpër
telat e çiftelisë
Këngë
po i këndojmë t'rimave të malsisë
Islam
Lilës burrit t'rimnisë
Isuf
Pulës, Xhemal Dërvishit
Flakë
e ndezën urën e Ishmit...
Të
gjithë dhanë jetën për Shqipëri
Të
gjihë e kanë ngaj histori
Si
rrufeja që djeg lisin
Sot
po i këndojmë Xhemal Dërvishit
Lind
e rrit djali n'Cudhi
Sokol
djalë e trim si zana
Sall,
barut e gatoi nana...
...Anës
detit, bregut Ishmit
Vepron
çeta e Xhemal Dëdvishit
Ish
natë dimri me stuhi
Frynte
erë e binte shi
Jasht
nuk dilte asnjeri
Pesë
makina këmishëzi
Rrethojnë
Xhemalin në befasi
Kërcet
pushka e dridhet Ishmi
Luftë
banka Xhemal Dërbishi...
Çeta
e kaloj urën e lumit ndërsa Xhemali bie dëshmor në luftën për liri...
•Disa
nga vargjet: Kënga për Veli Allën. Teksti i përpunuar nga Mehdi E.Hoxha. Kënga
dhe muzika nga Murati:
N'Selit
Malit kris Alltia
Qenka
vrarë Haxhi Alia
Vallë
nga vjen ky Haxhi Alia
Thonë
e paska çu Turqia...
...Veli
Alla n'kam asht çu
Jo
zotni mor tungjatjeta
Ska
me u zhvesh fëmija n'djepa
Këtë
bidat se ka Selita
Me
i zhvesh fëmijët djem a çika...
...Fjalë
e fjalë u ba ngatrri
Qit
alltinë mor nën xhuli
Po
mendohet kuj ti bi
Haxhi
Aliut bri më bri...
Vritet
Haxhi Aliu, Veli Alla burgoset në Turqi, vdes atje e kënga këndohet në breza.
Kasemi me këngën e përjeton në histori, veprën burrërore të tijë...Në çdo skaj
të krahinës pëllëmbë dhe histori...
•
Dëshmorit Sulejman Elezi. Teksti Halim Laci. I përpunuar nga Kasemi, me muziken
dhe këndur prej tij:
Një
kangë del pre kraharorit
Me
i këndu një këngë dëshmorit
Lindi
n' Mat në fshatin Ketë
Pushka
e tij, kudo kërcet...
...Luftë
po ban Sulejman Elezi
Flakën
e barotit n'hasmin e ndezi...
Kam
lanë babën e kam lanë nanën
Hasmit
gjallë sja lëshoj Tiranën...
Pushka
e tij se ndali flakën
Gjersa
plisat u përgjakën...
Gjaku
i tij skuqi Tiranën
Tanë
Shqipëria po i këndon këngën...
Sulejman
elezi partizan me brigatat partizane bie në luftën për çlirimin e Tiranës
kundër pushtuesve...Përjetimi në këngë i veprës së tijë, nga Kasemi, vlerësim i
lartë për heroin.
•Disa
vargje nga : Këngë për dëshmorin Ibrahim Basha: Kënduar nga Kasem Murati dhe
Gëzim Hida:
Po
e pyet Tomorri Drinin
Ku
e ka nana Ibrahimin
Në
ballë të frontit n'luftë me krimin
Kur
Atdheu, lëshoj kushtrimin
Në
beteja në i'nstikam
Në
Irak, në Afganistan
Nderoj
kombin dhe flamurin
Ndur
armiqve, ja la turrin
Porse
jetën Atdheut ja fali
Ish
djalë Bende, shqipe mali
Nga
tetë muajt që pat ba betimin
Pushka
top se ndali trimin
Po
një ditë në befasi
U
përhap një lajm i zi
Lajmi
i zi pikëlloj nanën
Tanë
Bulçeshi e lëshoj gjamën...
...Ky
kushtrim vjen si rrufe
Ibrahim
Basha ka ndërru jetë...
...Mallku
qoftë dora e tradhëtisë
Vrau
një yll të policisë
Jo
ska vdek ky trim shqiptar
Emri
i tij ndrit si ar
Kur
na thrret zani i Atdheut
Prapë
ky djalë ngrihet prej dheut.
Trimat
si Bimi, nuk vdesin kurrë. I përjetshëm kujtimi.Kënga për të, përjetim në
histori!
Ka
disa vite që këngëtari dhe rapsodi jonë Kasem Murati është pjesë e ansamblit
"Benda". Ky grup i mirënjohur artistik është riorganizuar dhe e
ushtron veprimtarinë e tij në kuadër të Shoqatës Atdhetare Kulturore Benda.
Kasemi ka punuar në vite me shumë persona dhe instrumentistë dhe ruan kujtime
shumë të mira. Ka kujtime të pashlyera për të ndjerin Ali Bajrami si lodraxhi,
për të ndjerin Nazmi Tarja si kërcimtar, si nstrumentist në dajre dhe
xhez, Agim Dërvishin dhe shumë të tjerë.
Ai fol me relata për gjithë këngëtarët, ahengxhijtë dhe instrumentistët e zonës
që janë përmendur dhe shkruar për to.
Një
meritë të veçantë për këtë grup ka kryetari i Shoqatës "Benda", Ferit
Hoxha. Shoqata duhet ndihmuar dhe përkrahur. Në ekonominë e tregut gjithçka,
krahas të tjerave që përmendëm, varet nga paraja. Le ta ndihmojmë Shoqatën,
grupin e saj artistik dhe të ruajmë e shpalosim vlerat! Le të kontribojmë
secili nga ne për ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave. Ne ikim pa kthim,
të tjerë vijnë në vijimësi, e vlerat mbesin!
IBRAHIM KABILI
Tiranë më 11.12.2020