| E diele, 13.12.2020, 03:43 PM |
Kosova nuk është shtet
islamik
Nga Fahri Xharra
”Me
sot lirisht mund të thuhet se përfaqësues radikal të Islamit në Kosovë i kanë
ofruar një argument Rusisë dhe Serbisë që këto dy shtete asnjëherë nuk e kanë
pasur deri më tash. Sidomos përfshirja e shqiptarëve në luftën e Sirisë është
përdorur gjatë fjalimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga përfaqësuesi rus
si një rrezik që po vjen nga shqiptarët. Historikisht Rusia
dhe Serbia janë munduar të paraqesin shqiptarët dhe të drejtën e tyre
për shtet si rrezik për tërë Ballkanin, pasi sipas tyre “ata vetëm
duan krijimin e shtetit Islamik”. (Lajme 10.12.14). Ky lajm më goditi shumë, jo
pse nuk e prisja por e kundërta se e dija që një ditë do të na thonë
në gojë. Dhe na e thanë.
Vetëdija
e ultë kombëtarë shqiptare në Kosovë është pasojë e një pas lufteje plot
skandale shoqërore, turbulenca mediale dhe e një varfërije të pa
kuptueshme dhe të papritur. Zakonisht për zhvillimin e e ndonjë sëmundjeje,
baktereve apo viruseve trupi i lodhur, i sfilitur dhe i pa ushqyer iu ofron një
mjedis shumë të lehtë për shumëzim. Po na a jemi ata që po
ia përgatisim vetës sonë terrenin për një sëmundje të rëndë deri vdekje prurëse?
Pak e rëndë kjo pyetje, por tmerruese në suazat e luftës së madhe
serbe kundër nesh në arenën ndërkombëtare.
Serbia është
ajo e njëjta gjithë kohën .Serbët janë të njëjtë që kur erdhën këndej
pari, me të njëjtat apetite për zvogëlimin tonë apo edhe mundësisht
zhdukjen tonë të tërësishme si komb. Ata e dinë se ku të qëllojnë, i
kanë caqet e tyre të shënjuara mirë, i kanë planet e
tyre, i kanë strategjitë e tyre kundër nesh. Në çdo kohë janë të
gatshëm dhe të përgatitur me ”argumentet” e tyre që të na sulmojnë. E ne
heshtim, mashtrohemi dhe bijmë pre e propagandave armiqësore të përgatitura
posaçërisht për ne.
A
jemi shtet islamik ? Jo. A po manifestohemi si i tillë ? Po. Nuk futet
muzdraku në thes.
I
kam me mijëra pyetje të cilat lypin përgjigje nga të gjithë ne, por
kryesorja është se si po arrinë Serbia të na mashtron me lojën e
radikalizmit islamik.
Te
kalojmë në planet e tyre, në ato plane që janë në
publik, të cilat çdo shqiptar që di shkrim -lexim mund ti kupton dhe
ta sheh vetën se a është lojtar në lojën e përgatitur antishqiptare.
Botës
dhe neve , na janë të njohura planet e Garashaninit, Çubriloviqit dhe Ivo
Andriqit.
Ato
janë dhe me ato shërbehet edhe sot politika serbe . Por e keqja që ne nuk i
lexojmë dhe nuk bindemi që ujku është gjithnjë tek dera. Dhe, i
besojmë buzëqeshjes së tij.
Vaso
Çubriloviöi ishte një historian, mësues dhe politikan. Në rini
kishte marrë pjesë në vrasjen e Franc Ferdinandit në Sarajevë Në Jugosllavinë e
vjetër ishte këshilltar politik i shtetit. Pas Luftës së dytë
botërore ishte edhe anëtarë i Akademisë së Shkencave të Serbisë-
Çka
thotë ai në planin e tij për ne? :” Si që dihet Masat
muslimane, në përgjithësi janë lehtë të ndikuara ( mashtruara ) nga
feja dhe besimet e kota dhe janë shumë fanatikë. Kështu ne duhet
që shqiptarëve të iu marrim nën kontrolle njerëzit e tyre të fesë me
kërcime apo me para që të kemi më të lehtë për dirigjimin me ta ( me
shqiptarë fxh)....Duhen të gjinden agjitatorët sa më shpejtë të jetë e mundur, dhe
special ata të Turqisë, sepse atyre iu besohet më shumë”.. Kur vjen
puna tek feja, shqiptarët janë shumë të prekshëm, prandaj
ata duhet të ngacmohen në këtë pikë Kjo mund të arrihet nëpërmjet keqtrajtimit
të tyre . Klerikët e tyre duhen manipuluar, të ndalojmë poligamin e
tyre dhe sidomos të mundësojmë mos shkollimin e vajzave te tyre..”.
“Në
momentet e fundit të jetës, para se t'i pushoj edhe për pak qaste
rrahja e zemrës, Hoxhë Saidi i Dibrës e kishte lënë këtë porosi:
"Pa fituar Shqipëria lirinë, mos më vini gurë mbi varrin tim.
Pasi të fitohet liria të m'i vini gurët duke i shkruar shqip. Mbi ta të vini
një flamur." Pra siç po shihet Saidi nuk e humbte shpresën se do të vijë
dita kur edhe zogu edhe bilbili do të këndojnë lirisht shqip.” po juve çka t iu
shkruajnë ne gurin e varrit, apo do që të varrosin në zallin e
Afrikës, pa shenjë e pa dukje?