| E shtune, 12.12.2020, 09:51 PM |
Familja shqiptare që gjatë Luftës së Dytë Botrore e strehoi hebreun Ahim Kohen
Nga
Qazim Namani
Kontributi
i shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore është
vlerë kombëtare që duhet kultivuar.
Sipas
rrëfimeve të Ruzhdi Behlulit (1940), baba i tij Sadik Sadiku (1902-1996) i
lindur në fshatin Novosellë, komuna e Bujanocit, është njëri nderë shqiptarët
që bëri shumë, për shpëtimin e një të riu hebre.
Fshati Novosellë dikur i banuar me popullatë shqiptare, kufizohet me fshatin Terstenë, i cili është i banuar me popullatë serbe, dhe me fshatrat tjera të banuara me popullatë shqiptare si : Suharna, Zarbinca, Priboci, Qarri, Ramabuça, Gjergjeci dhe Muhoci.
Sadiku, gjatë vitit 1941 në qytetin e Vrajës, e takon
një serb të cilin e kishte njohur më parë. Serbi kishte një hallë në familjen e
tij, andaj kërkoi nga Sadiku që ta merr në strehim dhëndrin e tij hebre, pasi
që ishte i rrezikuar nga vet serbët, të cikët bënin çmos, që ti dorëzonin
hebrenjtë te ushtarët gjerman.
Sadiku
e mori në besë hebreun e ri, dhe e dërgoi në shtëpinë e tij, duke e mbajtur në
fshehtësi, nga fshatarët tjerë dhe të
fqinjëve të tij.
Hebreu
ishte rreth 20 vjeçar, dhe sa po ishte martuar, me një të re serbe nga Leskoci.
Sadiku për ta ruajtur me besnikëri, hebreun e ri të quajtur Ahim Kohen ia
ndërroi emrin dhe e quante Mehmet. Sa qëndroi në shtëpinë e Sadikut, hebreu i
ri filloj të flinte me tesha veshë, nga frika që po i zbulohet ari i fshehur në
rrobat e tij. Pas një jave duke e vërejtur këtë gjest të Ahim Kohenit
(Mehmetit), Sadiku e pyeti : Pse Mehmet, nuk po i hekë teshat, kur po donë me
fjet. Mehmeti i përgjigjet, po ja kështu e kam vetë shprehi, të flejë me tesha
veshë. Sadiku tani e kishte kuptuar se hebreu i ri, tërë trupin e kishte të
veshur me arë, dhe prapë i kërkoi që të lirohet të flejë i qetë dhe pa frikë.
Sadiku afrohet duke i thënë: Mehmet liroju flejë lirshëm se më parë e mbyti
djalin tim, se sa të mbys ty, unë ty të kam marrë në besë dhe mbrojtje, andaj
aspak mos u friko.
Hebreu
qëndroi më shumë se një muaj, në shtëpinë e Sadikut, por nga frika se po e
zbulojnë hebreu kërkonte, që ti ndërrohet vendi dhe të dërgohet në Shqipëri.
Sadiku
e kishte pas mik Shefki Bunjakun nga Desivojca, e të cilit i tregoi rastin e
hebreut të ri, duke kërkuar mendimin e tij, për të gjetur rrugën më të sigurt,
për ta dërguar hebreun në Shqipëri.
Shefkiu,
i kishte thënë Sadikut, se nëse e kalon hebreun këndej Gurit të Pribocit
atëherë edhe mundë të bëhet ndonjë zgjedhje.
Guri
i Pribocit në atë kohë, ishte bërë pikë kufitare, në mes Bullgarisë dhe
Shqipërisë.
Sadiku
për ta realizuar me sukses qëllimin e tij, e kishte pjekur një pulë, dhe e
kishte veshur hebreun e ri me një tërlik (mantel) të grave. Kur Sadiku me
hebreun e ri te veshur në rroba të grave shqiptare, afrohet në kufirin
bullgar-shqiptar, ushtarët bullgar i ndalën, dhe e pyeten Sadikun, se ku donë të shkojë.
Sadiku ju thotë ushtarëve bullgar, se po shkon me grua te miqtë e tij, dhe ja
ofron ushtarit bullgar pulën e pjekur. Ushtari bullgar e liroi Sadikun, që ta
kaloi kufirin me hebreun e ri të maskuar në tesha të grave.
Sadiku
së bashku me hebreun e ri shkojnë te Shefkiu, dhe së bashku e sjellin hebreun
në Gjilan. Pas arritjes së tyre në Gjilan, ata kërkojnë të gjejnë lidhje në
qytetin e Gjakovës. Pasi i sigurojnë lidhjet përmes Gjakovës, e dërgojnë
hebreun në qytetin e Vlorës në Shqipëri. Hebreu në qytetin e Vlorës qëndron
afër tre vite, dhe nga Vlora, arrin që të shkoi në Amerikë. Pas vendosjes së
tij në Amerikë, përmes lidhjeve tjera,
arrin që edhe gruan e tij serbe, që e kishte lënë në Leskoc ta sjellë në
Amerikë.
Foto
të Ahim Kohenit me gruan e tij serbe
Pas
Luftës së Dytë Botërore, Sadiku në
qytetin e Vrajës së bashku me vëllanë e tij dhe djalin Ruzhdiun kishin filluar
të punonin dhe e mbanin një ëmbëltore.
Në
vitin 1956, hebreu me gruan e tij serbe, vejnë nga Amerika në qytetin e Vrajës,
ku tani jetonin familja e gruas së tij, dhe pyet për Sadikun. Hebreun në ëmbëltoren e Sadikut, e sjellin
Dragolubi, babai i gruas së tij, dhe axha i saj Filipi, që tani pas lufte,
ishte bërë kolonel armate në ushtrinë e Jugosllavisë.
Por
sa u takuan, hebreu përqafohet ngrohtë me Sadikun. Sadiku nga ëmbëltorja e merr
hebreun, dhe e qon në shtëpinë e tij. Ata së bashku bisedojnë gjatë, për ato
moment të vështira që i kishin kaluar gjatë luftës.
Në
vitin 1981 hebreu, vjen prapë te miqtë e tij, dhe e viziton Sadikun, në qytetin
e Gjilanit, ku tani Sadiku me familje, kishte filluar jetën në truallin e ri,
pas shpërnguljes nga fshati i lindjes së tij Novosella, në komunën e Bujanocit.
Foto
të Ahim Kohenit dhe familjes së tij