| E enjte, 10.12.2020, 08:22 PM |
Blerim Rrecaj
NJË DITË
Paradite
me fëmijë
Pasdite
me shoqëri
Mbrëmjen
me vëllezër
Natën
në tri strehëza
E NESËRMJA E DIKURSHME
Jam
në dhomë
Dëgjoj
një zhurmë
Hap
dritaren
Fishekzjarre
dikush hedh
E
ato shpërthejnë në qiell
Nesër
lamë takim me shokun-koleg
Do
m'i sjell paratë e honorareve
Bashkë
me listën e temave
VËRSULJE
U
mësuam me tymra
Gazra
Pluhura
Që
vazhdojnë vallen
Para
syve, para hundëve
Maskoret
patën mbirë
Përpara
virusit
E
këtë e thonin tabelat ajërmatëse
U
bëmë trup e hije
Qe
sa kohë
Mend
e shumë pak fije
Po
vazhdojmë
Qentë
na vërsulen zhgj-ëndrrave
Po
na trembin e po i trembin
Ndonjëherë
po na del gjumi
Përpara
se të na kafshojnë
MYSAFIR
Erdhi
shoku i klasës së djalit
Pasi
që hëngrën mantia e bombica
Shoqëruar
me ujë
Tash
në dhomën tjetër
Sa
përfunduan dy lojë shahu
Tash
kanë filluar përpjekjet
Për
një skenar filmi
Që
do realizojnë me shokët tjerë të klasës
Unë
po pres telefonatën e shokut tim
Sapo
ta përfundoj letrën dërguar dikujt
Në
realizimin e një projekti
Zërat
e fëmijëve kalojnë kufinj muresh e dyersh
E
vijnë këtu ku jam
VIDEO-POEZI
Më
dërgon poeti
Një
poezi të tij
Të
realizuar me video
Që
dikush papritur ia ka bërë dhuratë
Ca
pamje shfletohen
Dhe
tinguj të lehtë kënge
Një
zë me ngjyra ndjenjash
Poetin
e lexon
DHURATË FRUTASH
Dikur
gjyshet
Ndanin
ftonj e molla
E
na dhuronin
Neve
që zgjasnim duart
Me
ëmbësi drejt ëmbëlsisë
Fruta
na vinin si dhurata
Bashkë
me to urata e të fala
Që
ne me u rritë
Pa
u çoroditë
Ka
kohë që patëm larë në kroje qyteti
Si
rrobat me duar ta lara në lumë
Fruta
të sjellura nga pemë oborresh diku rreth shtëpive qilimgjelbëroshe
E DIEL KARANTINE NË
QYTEZËN TIME
Del
ndjenjëpërzier
Ç'do
të shohësh jashtë
Qetësi
e ca lëvizje
Dhe
një diell nëntori si saç
Dy
fëmijë duke kaluar rrugën
Me
kuti plastike të tejdukshme
Mbushur
me fara të bardha kungujsh
Vetura,
kalimtarë
Rrugëve,
trotuareve
Qenë
duke u rrezitur brenda një cope gjelbërimi të rrethuar me hekura
Me
pllakën e Nënë Terezës brenda
Një
macë e zezë matanë një muri të gjallë
Të
një hoteli që nuk funksionon
E
në pistën e stacionit hekurudhor
Dy
vogëlush e dy qenush të bukur e të lumtur
Ndonëse
që të katërt rreckamanë të pafajshëm
E
tash tjetërku
Harabelë
në telat përçues
Me
cicërima karantine në këtë copë qiell
Një
shqiponjë lodër mbrenda një kafazi
Jashtë
në një qoshk kafeneje
Me
dy lule kacavarëse që rrinë jashtë kafazi
I
shëndrit ky diell
Furra
buke, dyqane të vogla e barnatore dyerhapura
Diku
pritje për ta marr një kafe me vete
Në
filxhanë prej letre
Dikush
duart e zëna me qese
Diku
një maskë e hedhur
Vazhdon
kjo ditë të hedh hapa para
Perëndon
e humb dielli
Me
këtë muzg të lehtëpërskuqur përshëndetemi
Përpara
se të hyjmë brenda