| E enjte, 10.12.2020, 09:07 PM |
Refleksion dhjetori mbi botimin e veprës “Lideri nuk lind...bëhet“, me autore Dr . Iris Halilin
Nga
Marjana Bulku
Është
8 dhjetor 2020 . Një datë që tri breza(ne, prindërit tanë dhe fëmijët tanë)e
njohin mirë sepse ia kanë numëruar me ankth orët e zhurmshme të atyre
ditënetëve dimërore që viteve 90-të që
ndollën pranverën e një shprese plot ëndrra lirie duke u bërë protagonistë të
saj.
Në
kutinë time postare gjej librin “ Lideri nuk lind ...bëhet” nga Iris Halili,
mike dhe bashkëkohëse e viteve studentore në Fakultetin Histori
-Filologji, Tiranë. E marr ta shfletoj
rrëmbimthi edhe pse shumë nga çështjet e botuara aty Irisi i ka publikuar në
shtypin e përditshëm , nuk mungojnë referenca , citime dhe gjykime të thelluara
mbi teoritë e lidershipit.
Prekem
thellësisht në shpirt kur lexoj se këtë botim ajo ua kushton prindërve të saj,
mbase edhe të mijve e ndofta të të gjithëve ne që ëndërruam atyre netëve të
gjata studentore dhjetori për lirinë e shumëpritur e aq shumë të munguar.
Tashmë
Irisi jeton në SHBA, unë po ashtu, shumë nga ne u larguam nga atdheu “sepse na
vdiq shpresa” -siç shprehet ajo , , e
fjala na mbeti në gojë… e pathênë por gjithmonë në mendje .
Kështu
m’u duk se erdhi ky libër ;në këtë natë plot me kujtime të ftohta dhjetori e me
ideale të pastra , e shëmbëllime ëndrrash e vrullesh rinore.
Teksa
e shfletoj ndjej se nga Irisi ish -studente dhjetori ka mbetur po ajo energji ,
mprehtësi gjykimi dhe thellësi mendimi që vozit lirshëm sa në letërsi po aq
edhe në mitogji ku dukshëm bie në sy depërtimi nëpër informacionet e pafundme
filozofike e kërkimore që vijnë në mënyre konçize dhe plot përvoja jetësore si
dhe ajo prej pune ,duke krijuar kështu një komunikim të artikuluar thjesht ,
bukur ,saktë.
E
lexoj dhe pohoj pareshtur dhe filloj të besoj se teoria mund të shdërrohet lehtësisht në praktikë nëse “ rruga drejt
lidershipit kalon nëpërmjet edukimit, vetëshërbimit ndaj shpirtit mendjes dhe
trupit “- siç shprehet ajo.
Më
tej shikoj profilin e Irisit petagoge, me mendimin që sulmon me gjykim , me
frazën e shkathët e të zhdërvjellët që i referohet mendjeve që udhëhoqën botën
me mendim dhe veprim ( Gandi ,Mandela,nënë Tereza) me arsyetimin që kultivon
maturinë , logjikën saktësinë.
Nuk
ke se si të mos i kthehesh dy herë në lexim konceptit të Lidershipit toksik ku
ajo rendit:
1.Liderët
e paaftë
2.Liderët
e ngurtë dhe jofleksibël
3.
Liderët e papërmbajtur
4.Liderët
e pashpirt,pa emtati, pa ndjenja
5.Liderët
e korruptuar
6.Liderët
izolacionalistë
7.
Liderët diktatorë
Mjafton
ky narracion tiparesh që të qartëson edhe pamjen e shoqërive ku jetojnë e
veprojnë këto lloj liderash të pranishëm në skenën politike shqiptare dhe jo
vetëm, çka është e ngulitur në mënyrë postulare në fjalët e Kasit tek ” Jul
Cezari”; -“ Dështimi i dashur Brut qëndron te vetja jonë .
Ky
moment dhe shumë të tjera analoge e sjellin Iris Halilin në rrafshin e
analistes që politikën dhe shoqërinë me të gjitha tiparet kulturore e historike
din ti verë në një rrafsh studimor duke e bërë veprën mjaft të dobishme për
studentët, gazetarët dhe politikanët , për të gjithë dhe për çdo moshë që të
dijë e të mundë ta dallojë liderin .
Rasti
i Shqipërisë nuk solli vetëm diktaturën e egër hoxhiane por edhe Liderin që
duhet imituar duke pasqyruar kështu në mënyrë tejet emocionale Nënë Terezën si
një nga katër Lideret më të mëdhenj të njerëzimit përkrah Gandit,Martin Luter
Kingut dhe Mandelës .Një model frymëzimi për shumë shkolla amerikane të cilat
liderin shërbëtor e konsiderojnë si lidership moral që udhëheq përmes
shembullit personal plot me vlera e vyrtyte sublime ku në thelb qëndron shpirti
human dhe respekti maksimal për njeriun .Ky moment i veprës është i mbushur me
analiza studimore, përqasje mendimesh, përvoja jetësore, fakte historike dhe
teologjike ku dominon njerëzorja Terezë , arsyje legjitime krenarie për
përkatësinë etnike të përbashkët por edhe mëkatin e madh po aq të përbashkët që
ajo aq pak njihet dhe studjohet në shkollat shqiptare . Ky studim është një
version ndryshe që Shenjtoren Terezë e radhit në rrafshet më të larta që
udhëheqin njerëzimin ( Gand, Luter King, Mandelë).
Po
e lexoj duke shkruar këtë libër sonte duke iu afruar asaj që duket se mbeti
pêrherë në rrugëtim; kërkimi i një lideri që të frymëzojë të tjerët të
ëndërrojnë .
A
ka ? !
A
do të ketë ? !
Një dilemë e cila ne dhe prindërit tanë na mundoi
gjatë, uroj të mos jetë kaq e mundimshme për fëmijët tanë .
“Gjithkush
mund të bëhet një lider i mirë përsa kohë ata flasin rreth zgjidhjeve “ citon
Iris Halili si për të na e lehtësuar dilemën e gjatë në këtë natë dimri të
gjatë kur 30- vjet më parë belbëzonte
liria.